Gazeta Shqiptare

Përndiqte e sulmoi Luana Vjollcën, Besmir Lila: Më premtoi martesë

Prezantues­ja: Ka 8 muaj që më bezdis. S'e kam denoncuar, nuk i kushtova rëndësi Prangoset 32- vjeçari, dhunoi edhe mikun e moderatore­s Naftë kontraband­ë nga Maqedonia, arrestohet 54- vjeçari

-

Jemi të dashuruar. Lua na më ka premtuar se këto ditë do të martoheshi­m". Kështu e ka nisur rrëfimin e tij në polici, 32vjeçari Besmir Lila, i cili ka përfunduar në pranga me akuzën e përndjekje­s ndaj moderatore­s së "Top Channel", Luana Vjollca. I riu, i cili prej afro një viti i shkruante SMS me tekste të ndryshme pëlqimi e dashurie Luanës, 8 muajt e fundit kishte filluar ta ndiqte atë këmba- këmbës. Por vetëm dy ditë më parë, 32- vjeçari, banues në periferi të Tiranës, në fshatin Lundër, për pak sa nuk ka shkaktuar një ngjarje të rëndë kriminale. Prezantues­ja e "Pa Limit" sapo kishte dalë nga puna dhe ishte duke shkuar për në shtëpi me makinën e saj tip "Audi", kur kishte vënë re se po ndiqej nga një mjet "Fiat Punto" në të cilin ndodhej Lila. Duke qenë se ky i fundit i ka bërë shenjë që të ndalonte makinën, në atë moment Luana ka lajmëruar për situatën që po i krijohej, mikun e saj Krenar Çoçaj. Ky i fundit i ka shkuar menjëherë në ndihmë këngëtares Vjollca, ku po e ndiqte nga pas me makinën e tij për ndonjë rast rreziku. Për një moment, mjetet kanë ngecur në trafik në Unazën e Re dhe 32- vjeçari i ka shkuar "fiksimit" të tij në xhamin e makinës dhe i ka kërkuar ta takonte e të bisedonte me të. Për një moment, Lila ka nisur të bërtasë, kur nga pas ka marrë një grusht nga Krenar Çoçaj. Dy djemtë kanë filluar të zihen me njëri- tjetrin me grushte e shkelma, duke përdorur edhe fjalë banale. Çoçaj i ka kërkuar 32vjeçarit ta linte të qetë mikeshën e tij dhe të largohej prej saj, ndërsa ky i fundit, duke e ofenduar i kishte pohuar se e dashuronte. Lila e Çoçaj kanë marrë shenja të dukshme në fytyrë, ndërsa e gjithë skena ka ndodhur në sy të shumë kalimtarëv­e. Vetëm pak metra pas tyre ndodhej edhe një makinë policie e cila patrullont­e në zonë. Uniformat blu u shkuan menjëherë në mbrojtje moderatore­s së njohur dhe mikut të saj, ndërsa ndërhynë për të shuar sherrin. Por, kur Besmir Lila po nxirrte nga çanta një armë, është arrestuar menjëherë nga oficerët e policisë, të cilët bënë të mundur që sherri në fjalë të mos përfundont­e në ndonjë tragjedi. Menjëherë pas kësaj, Luana, Krenari dhe Besmiri janë shoqëruar në ambientet e Komisariat­it Nr. 6 në kryeqytet për t'u marrë në pyetje. 32- vjeçari akuzohet për veprat penale "Përndjekja", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Dëmtime të tjera me dashje". Ndërkaq, fiksimi që ai ka ndaj Luanës vihet re edhe në "Facebook"- un e tij, pasi janë të shumta videot dhe fotot që 32- vjeçari ka shpërndarë për të.

DËSHMITË

Burime pranë policisë thanë dje për "GSH" se që në fillim të dëshmisë, Besmir Lila ka rrëfyer se me Luanën ishte i dashuruar dhe kishte vendosur të bënte gjithçka për të. I riu ka treguar se ishte takuar më parë me moderatore­n, duke pohuar se të dy kishin ndjenjë për njëri- tjetrin. 32- vjeçari ka mohuar faktin se e përndiqte prezantues­en, pasi shkuarjen e tij pas Luanës e konsideron­te si një veprim që mund ta bëjë kushdo që është i dashuruar. Ndërsa, moderatorj­a e njohur, e terrorizua­r për situatën e krijuar, ka treguar se i riu e përndiqte prej 8 muajsh, por nuk e kishte denoncuar as- njëherë në polici. "Më bezdiste shpeshherë. Pothuajse kur shkoj e kur kthehem nga puna për në shtëpi. Nuk e kam denoncuar, sepse nuk i kam kushtuar shumë rëndësi", - ka thënë në polici Luana. Kurse miku i saj, Krenar Çoçaj ka treguar se ishte njoftuar me telefon nga Luana se dikush po e ndiqte nga pas. Një

54- vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi kontraband­onte nga shteti maqedonas naftë, të cilën e depozitont­e dhe tregtonte në mënyrë të jashtëligj­shme në Pogradec. Policia njoftoi se në vijim të ngjarjes më datë 06.04.2017, në të cilën u arrestuan në flagrancë 8 shtetas të cilët kontraband­onin naftë nga Maqedonia dhe më pas e shisnin në Pogradec në mënyrë të paligjshme, është bërë edhe arrestimi i Ilia Kosturit. Ky i fundit u kap në flagrancë, duke shitur një sasi prej 520 litrash naftë, sasi e dyshuar si kontraband­ë, e cila së bashku me një sasi lekësh dhe një aparat celular iu bllokua në cilësinë e provës materiale.

 ??  ?? Luana Vjollca
Luana Vjollca
 ??  ?? Besmir Lila
Besmir Lila
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania