Gazeta Shqiptare

Tentoi të përdhunojë shitësen e butikut të tij, çohet për gjykim 40- vjeçari nga Tirana

-

Dosja

në ngarkim të një 40- vjeçari nga Tirana ka përfunduar në gjykatë, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale "Marrëdhëni­e seksuale me dhunë me të rritura", mbetur në tentativë, dhe "Marrëdhëni­e seksuale duke shpërdorua­r detyrën", mbetur në tentativë. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B. L., i hetuar me masë sigurimi "Arrest në burg". 40- vjeçari akuzohet se ka tentuar të përdhunojë me dhunë një 18- vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në janar të këtij viti, kur të dy këta persona ishin duke u kthyer nga Elbasani. Vajza ishte punësuar si shitëse në një butik, ndërsa 40- vjeçari i ishte prezantuar si njëri prej pronarëve. Pas ngjarjes, e reja nga Berati tregoi në studion e emisionit "Me zemër të hapur", në "News24", dramën që kishte kaluar.

HETIMI

Në përfundim të hetimeve paraprake rezultoi se shtetasja K. Z., 18 vjeçe, ka filluar punë pranë një shoqërie e cila ka për objekt të saj tregtim veshmbathj­esh dhe artikujsh të ndryshëm, shitje të artikujve të telekomuni­kacionit, karta SIM, karta rimbushëse etj. Ajo ka filluar punë në muajin janar 2017, fillimisht pa kontratë, pasi i kanë premtuar se do t'ia lidhnin më vonë kontratën. Ajo ka pasur komunikime me financiere­n e shoqërisë. Ndërkohë, i pandehuri nuk figuron i punësuar pranë kësaj shoqërie, por njihet ' de facto' nga ana e së dëmtuarës si bashkëpron­ar në kompaninë ku punon e dëmtuara. Konkretish­t, në datën 22.01.2017, në mëngjes, i pandehuri ka shkuar dhe e ka marrë me furgon pranë banesës së saj të dëmtuarën, pasi do të merrnin mall për ta shitur në Elbasan. Ata kanë shkuar te butiku ku kanë marrë mallin, sipas faturës përkatëse në emër të shoqërisë, dhe janë nisur për në Elbasan për ta shitur. Ata kanë lëvizur deri në Pogradec, dhe më pas kanë lëvizur drejt Tiranës. Gjatë kohës që ata kanë qenë në lëvizje, kanë pasur komunikime me financiere­n e shoqërisë për problemet e punës. Pasi kanë mbaruar, janë kthyer për në Tiranë. Në afërsi të vendit të quajtur Mullet, i pandehuri ka ndaluar furgonin, ka hapur krahun duke i thënë se do të pinte një cigare. Ai i ka ulur siguresat e dyerve dhe ka tentuar të kryejë marrëdhëni­e me të dëmtuarën jashtë vullnetit të saj. Ajo e ka kundërshtu­ar, e ka shtyrë dhe është shkëputur prej tij duke dalë në autostradë, dhe i ka dalë para një automjeti. Makina e ka sjellë deri te Fakulteti Ekonomik, ku ndodhej një patrullë policie, së cilës i ka treguar se çfarë i kishte ndodhur. Ajo ka bërë kallëzimin penal dhe ankimin përkatës, ku ka dhënë deklarime dhe ka treguar rrethanat e sipërcitua­ra. Nga këqyrja e bërë tek ajo, ka rezultuar se rrobat e saj kanë qenë me baltë dhe pjesa e kyçit të dorës së djathtë ka pasur dërrmishje, po ashtu edhe në pjesën e gjurit të djathtë. Me marrjen e njoftimit, punonjësit e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e personit nën hetim dhe nga këqyrja e bërë ka rezultuar se edhe ai ka pasur rroba me mbetje balte. Nga akti i ekspertimi­t kompjuteri­k rezulton se e dëmtuara gjatë komunikime­ve të bëra në "Facebook" me financiere­n, flasin në lidhje me gjendjen e mallit, për dhënien e faturave dhe për mënyrën se si e ka orientuar pronari i firmës për punën. Pra, si i pandehuri, ashtu edhe e dëmtuara kanë punuar për llogari të shoqërisë. I pandehuri mohon faktin e kryerjes së veprës penale.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania