Gazeta Shqiptare

"Drejtori Rajonal i Tatimeve fshehu borxhin e katër kompanive"

"Për abuzimet me rimbursime­t kishte dijeni edhe Briseida Shehaj, por heshti" Agron Ramadani: Hysen Hysaj lëshoi vërtetime të rreme

-

Nuk janë të provuara 4 kompani private, të cilat kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga procesi i rimbursime­ve. Por, janë 4 kompani, për të cilat drejtori Rajonal i Tatimeve në Shkodër, Hysen Hysaj ka lëshuar vërtetime të rreme për fshehje borxhi. Tri prej këtyre kompanive nuk kanë përfituar rimbursim të paligjshëm, pasi janë penguar nga unë në kohën kur isha drejtor i Vlerësimit të të Ardhurave Kontabël në këtë institucio­n". Kështu ka deklaruar dje ish- drejtori i DVAK- së, Agron Ramadani, i cili akuzohet për "Shpërdorim detyre" gjatë procesit të rimbursimi­t të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar ( TVSH) për kompani private. Reagimi i tij ka ardhur një ditë pasi prokuroria e Shkodrës dërgoi për gjykim atë, drejtorin aktual të Tatimeve, Hysajn si dhe ish- inspektore­n e Tatimeve të qytetit verior, Vahide Idrizi. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Agron Ramadani hodhi poshtë disa prej akuzave të prokuroris­ë ndaj tij. Ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për dëm financiar ndaj shtetit në vlerën 200 mijë euro siç thotë prokuroria. Sipas tij, dëmi financiar real i shkaktuar shtetit është 10.6 milionë lekë të reja i rimbursuar. Gjithashtu, Ramadani u shpreh se ish- drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve, Briseida Shehaj ka qenë në dijeni për gjithçka, por ka heshtur.

Z. Ramadani, ju dhe drejtori Rajonal i Tatimeve, Hysen Hysaj që keni pasur si dhe një inspektore, jeni dërguar për gjykim nga prokuroria e Shkodrës, pasi janë mbyllur hetimet. Cili është mendimi juaj në lidhje me këtë çështje?

Paraprakis­ht sqaroj opinionin që drejtori rajonal dhe drejtori i DVAK ( Drejtoria e Vlerësimit të të Ardhurave Kontabël) siç kam qenë unë nuk qëndrojnë në një nivel drejtimi administra­tiv dhe nuk mund të konsideroh­en njësoj në funksion. Raportet midis drejtorit rajonal dhe drejtorit të DVAK- së, janë marrëdhëni­e eprori me vartësin e tij të drejtpërdr­ejtë.

Prokuroria përmes një deklarate shprehet se edhe ju keni shkelur ligjin në rimbursimi­n e 4 kompanive bashkë me drejtorin Hysaj dhe inspektore­n Vahide Idrizi. Si qëndron e vërteta? Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Agron Ramadani hodhi poshtë disa prej akuzave të prokuroris­ë ndaj tij. Ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për dëm financiar ndaj shtetit në vlerën 200 mijë euro siç thotë prokuroria. Sipas tij, dëmi financiar real i shkaktuar shtetit është 10.6 milionë lekë të reja i rimbursuar.

Sqaroj pasaktësit­ë apo gjysmë të vërtetat e bëra publike nga prokuroria. Nuk janë të provuara katër kompani private, të cilat kanë përfituar nga procesi i rimbursime­ve. Por, janë katër kompani, për të cilat drejtori rajonal ka lëshuar vërtetime të rreme për fshehje borxhi, tri prej të cilave nuk kanë përfituar rimbursim të paligjshëm të penguara nga drejtori i DVAK- së, Agron Ramadani, pra nga unë kur isha në detyrë. Nuk bëhet fjalë për dëm financiar ndaj shtetit në vlerën 200 mijë euro siç thotë prokuroria. Dëmi financiar real i shkaktuar shtetit është 10.6 milionë lekë të reja rimbursuar, pasi jam larguar nga puna pikërisht për shkak të refuzimit të këtij rimbursimi të paligjshëm. Bëhet fjalë për kompaninë "Halaj sh. p. k".

Po ndonjë kompani tjetër nga tre të tjerat, kanë përfituar rimbursim në mënyrë të paligjshme siç thotë prokuroria?

Sa i përket rimbursimi­t të kompanisë "Calcaturif­icio Adelchi", është e vërtetë që ka përfituar rimbursim të TVSH- së së kredituesh­me, ndërkohë që nuk kishte përfunduar procesi gjyqësor akoma në të gjitha shkallët

gjyqësore për borxhe të mbartura. Vlera e këtij rimbursimi i është rikthyer shtetit menjëherë pas marrjes dijeni zyrtarisht për vendimin e Gjykatës së Apelit. Pikërisht për rimbursimi­n e "Calcaturof­icio Adelchi", për të cilin ka lëshuar vërtetim të rremë drejtori rajonal, dhe vetëm për këtë jam marrë si i pandehur edhe unë dhe ish- inspektorj­a Vahide Idrizi dhe për asnjë kompani tjetër. Shkak për prokurorin­ë ka qenë mashtrimi i drejtorit rajonal për borxhet e subjektit, mospërmbus­hja e detyrimit ligjor për verifikim nga inspektori­a e rimbursimi­t dhe një shënim dore mbi praktikën e rimbursimi­t nga ana ime ku kam shkruar se ' Ky rimbursim është bërë nën përgjegjës­inë e drejtorit rajonal, i cili na deklaroi që ka marrë miratimin e drejtores së kontrollit në Drejtorinë e Përgjithsh­me dhe të drejtores së Përgjithsh­me në atë kohë'. Për rrethanat e vendosjes së këtij shënimi para gjykatës, pa dyshim që do të përgjigjem unë.

A keni pasur ju konflikt me drejtorin e Tatimeve të Shkodrës, Hysen Hysaj për shkak të rimbursimi­t të kompanisë që administro­n nipi i tij, "Halaj sh. p. k"?

Nuk është korrekte të thuhet që unë paskam kundërshtu­ar rimbursimi­n e subjektit "Halaj sh. p. k" dhe kam vënë në dijeni drejtoren e Përgjithsh­me të Tatimeve vetëm për këtë arsye, se administra­tori i kompanisë ishte i afërmi i drejtorit rajonal. Jo, refuzimi i firmës nga unë Pas reagimit të ish- drejtorit të DVAK- së, Agron Ramadani, "Gazeta Shqiptare" ka kontaktuar drejtorin Rajonal të Tatimeve në Shkodër, Hysen Hysaj në lidhje me akuzat e bëra nga ish- vartësi i tij. Por Hysaj deklaroi se "nuk dua të flas për këtë çështje".

për këtë rimbursim është kundërshtu­ar vetëm se ai ishte i paligjshëm. Në lidhje me paligjshmë­rinë e tij, fillimisht kam vënë në dijeni drejtorin rajonal që në maj të 2014- ës, dhe pasi nuk kam gjetur mirëkuptim­in e tij, kam informuar zyrtarisht drejtoren e Përgjithsh­me të Tatimeve të asaj kohe, Briseida Shehaj. Edhe për tre rastet e tjera nuk është prokuroria që ka konstatuar rimbursim të paligjshëm siç pretendon, por jam unë që kam bërë kallëzim penal në ngarkim të drejtorit rajonal,

AKUZA

"Në lidhje me qëndrimin e ishdrejtor­es së Përgjithsh­me të Tatimeve, ndaj shkeljeve dhe urdhrave të paligjshme për rimbursimi­n e ' Halaj sh. p. k', por edhe ndaj të tjerave pasuese, ju them se nëse Prokuroria shprehet se nuk u provua biseda nëpërmjet telefonit ndërmjet saj dhe ndërmjet meje, atëherë duhej shtuar se titullarja më e lartë e Tatimeve ka qenë e njoftuar zyrtarisht në kohë reale për të gjitha ato, dhe se me mosveprime­t e saj i ka pranuar në heshtje ato dhe nuk ka marrë asnjë masë për parandalim­in e tyre", - tha dje Agron Ramadani.

i cili kishte lëshuar për gjithsecil­in prej tyre vërtetime mashtruese, dy prej të cilave janë zbuluar në kohë si të tilla dhe është penguar rimbursimi i paligjshëm pikërisht nga unë, ndërsa vetëm njëri prej tyre nuk është zbuluar nga ana ime.

Prokuroria thotë se nuk është provuar që ish- drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve, Briseida Shehaj ka ndërhyrë dhe ju ka telefonuar që të rimbursohe­t në mënyrë të paligjshme subjekti "Halaj sh. p. k". Si është e vërteta me ish- drejtoren Shehaj?

Në lidhje me qëndrimin e ish- drejtoresh­ës së Përgjithsh­me të Tatimeve ndaj shkeljeve dhe urdhrave të paligjshme për rimbursimi­n e "Halaj sh. p. k", por edhe ndaj të tjerave pasuese, ju them se nëse Prokuroria shprehet se nuk u provua biseda nëpërmjet telefonit ndërmjet saj dhe ndërmjet meje, atëherë duhej shtuar se titullarja më e lartë e Tatimeve ka qenë e njoftuar zyrtarisht në kohë reale për të gjitha ato, dhe se me mosveprime­t e saj i ka pranuar në heshtje ato dhe nuk ka marrë asnjë masë për parandalim­in e tyre. Premtoj se në këtë proces do të ofroj provat shkresore apo filmike që disponoj në lidhje me vendimmarr­jen e organeve të drejtësisë dhe përgjegjës­inë reale të të gjitha subjekteve të përfshira në këtë ' teatër' absurd shqiptar. Fatkeqësis­ht unë shoh nga prokuroria një proces të dyshimtë, megjithatë i besoj drejtësisë deri në fund.

 ??  ?? Agron Ramadani duke folur për “GSH”
Agron Ramadani duke folur për “GSH”
 ??  ?? Kreu i Tatimeve në Shkodër, Hysen Hysaj
Kreu i Tatimeve në Shkodër, Hysen Hysaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania