Gazeta Shqiptare

Abuzimi me fëmijët, Gjykata liron ish- drejtoresh­ën dhe 2 punonjëset e jetimores

-

SHKODËR - Pas një beteje disamujore në seancat gjyqësore, Albana Llazani, ish- drejtoresh­a e Shtëpisë së Fëmijës Shkollore 6- 18 vjeç në Shkodër ka arritur që të fitojë lirinë bashkë me dy ish- punonjëset e tjera, Najada Rramolli dhe Rafaela Camaj. Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë "Detyrim paraqitjej­e" ndaj tyre, duke i lehtësuar nga masa "Arrest shtëpie" që kishte dhënë Gjykata e Apelit më përpara. Para afro 10 muajsh kur u bë arrestimi i tyre pas akuzave nga Prokuroria dhe Avokati i Popullit për abuzim seksual dhe dhunë me fëmijët, ish- drejtoresh­a Llazani u arrestua së bashku me 4 punonjëse të tjera, Rafaela Camaj, Najada Rramolli, Shpresa Nishani dhe Violeta Marku. Dy të fundit u lanë pak kohë pas arrestimit me masën e sigurisë "Detyrim paraqitjej­e", ndërsa tre të tjerat vijuan të qëndronin në paraburgim. Të dy gjykatat, ajo e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit Shkodër vendosën para 10 muajve masën e sigurisë "Arrest me burg". Kjo çështje, nga pala mbrojtëse e 3 ish- zyrtareve të akuzuara për "Shpërdorim detyre" dhe "Keqtrajtim të fëmijëve" shkoi edhe njëherë në Shkallën e Parë, duke kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Në seancën e 11 janarit të këtij viti, Gjykata e Shkallës së Parë nuk pranoi ndryshimin e masës së sigurisë, duke e lënë ish- drejtoresh­ën Llazani sërish në "Arrest me burg". Pala mbrojtëse apeloi sërish në Gjykatën e Apelit dhe kjo e fundit, pasi rishqyrtoi pretendime­t e prokuroris­ë dhe avokatit mbrojtës, por edhe pasi dëgjoi vetë ish- drejtoresh­ën në sallën e gjyqit, vendosi që të lehtësojë masën e sigurisë duke e lënë në "Arrest shtëpie". Më pas çështja u rikthye në Gjykatën e Shkallës së Parë, duke qenë se ishte bërë një kërkesë për prova të reja nga avokati mbrojtës. Këtë herë, kjo gjykatë dha masën e sigurisë "Detyrim paraqitjej­e" për 3 ish- punonjëset e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër, duke bërë që për herë të parë pas 10 muajsh të jenë të lira. se. ni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania