Gazeta Shqiptare

Klasat e pesta do testohen në 3 lëndë, Nikolla: Ja kur zhvillohet

Pikët maksimale do të jenë 50. Xhemollari: Vlerësimi i arritjeve është i kundërligj­shëm "Provim në Gjuhë, Matematikë dhe Shkencë"

-

Matematikë dhe Shkenca. Gjithashtu, ai saktëson edhe kriteret që duhet të plotësojnë mjediset ku do të zhvillohet mjedisi, e sipas nenit 16 të rregullore­s, largësia ndërmjet nxënësve duhet të jetë jo më pak se 120 cm, mjedisi nuk duhet të ketë postera, tabela apo materiale të tjera që kanë lidhje me lëndët që vlerësohen, nxënësit duhet të ulen me fytyrë në të njëjtin drejtim, ndërsa sipërfaqja që ai duhet të ketë në dispozicio­n për të shkruar është të paktën 40 cm x 60 cm. Sipas rreg- ullores, nxënësi duhet të paraqitet në qendrën ku zhvillohet testimi 1 orë përpara, ndërkohë që kur vëren ndonjë shkelje të rregullave dhe procedurav­e të vlerësimit, ka të drejtë të informojë administra­torin e procesit të testimit, përgjegjës­in e administri­mit të procesit të testimit dhe përfaqësue­sin e Inspektora­tit Shtetëror të Arsimit. Sipas të njëjtit dokument, vlerësimi i përgjigjev­e të nxënësve do të bëhet me pikë, sipas formatit të përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Pikët maksi- male që mund të marrë një nxënës janë 50, ndërkohë që dokumenti nuk saktëson masa penalizues­e në bazë të rezultatit të arritur.

PALIGJSHMË­RIA

Vlerësimi i arritjeve të nxënësve të klasës së pestë të arsimit fillor, është cilësuar si i kundërligj­shëm. Përmes një prononcimi, dhënë për ' Gazeta Shqiptare', në maj të vitit të kaluar, analisti pranë Platformës Shqiptare për Advokim Politikash, Rigels Xhemollari, i referohej nenit 49 të ligjit "Për arsimin parauniver­sitar", ku nuk parashikoh­et ndonjë testim i tillë. "Përveç eksperimen­timit dhe paqartësis­ë për efektet dhe pasojat që ka ky testim mbi nxënësit, udhëzimi i ministres mbart në vetvete një kundërshti ligjore të papreceden­të. Në udhëzim thuhet se baza ligjore i referohet nenit 49 të ligjit të arsimit parauniver­sitar, nen që parashikon hartimin e testit nga mësues të certifikua­r, kompetencë të cilën udhëzimi ia ka deleguar AKP- së. Ky nen parashikon vetëm dy provime kombëtare: provimin e arsimit bazë dhe atë të maturës shtetërore. Provimi i ndërmjetëm kombëtar nuk është i parashikua­r, dhe nëse realizohet një i tillë sipas pikës 1 të këtij neni, kjo bëhet për një numër të caktuar nxënësish", - tha Xhemollari. Gjithashtu, ai shtoi se "ky udhëzim shpreh qartë mungesën e vizionit, të profesiona­lizmit dhe të përgjegjës­isë për të nxjerrë akte të studiuara dhe për të realizuar procese në interes të qytetarëve, të cilët i kanë besuar të ardhmen e fëmijëve këtij institucio­ni".

 ??  ?? Faksimile e udhezimit të MAS
Faksimile e udhezimit të MAS
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania