Gazeta Shqiptare

Pas Liqenit Artificial, gati këndi i dytë më i madh i lojërave në Tiranë

Veliaj: Te ' Astiri' do ndërtojmë edhe një shkollë të re

-

Fëmijët

e bllokut të pal lateve që njihet ndryshe edhe si zona e "Astirit", nga dje mund të luajnë në këndin më të madh të lojërave që ka ndërtuar Bashkia e Tiranës, pas atij te Liqeni Artificial. Dikur një zonë informale e lënë në harresë, tashmë banorët e kësaj zone, pjesë e Njësisë Administra­tive të Kasharit, kanë një hapësirë të re rekreative rreth 2300 metra katrorë, ku veç këndit të lojërave për fëmijët, ka edhe mjedise pushimi për të rriturit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh shumë i kënaqur për punën e bërë nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacion­it dhe ndërmarrje­t e tjera për shndërrimi­n

KËNDI

Ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e këtij këndi rekreativ konsistoi në shtrimin e plotë të sheshit me pllaka, ndërtimin e minifushav­e, vendosjen e stolave, koshave, por edhe ndriçimit e gjelbërimi­t në të gjithë hapësirën e tij.

e kësaj hapësire në një mjedis çlodhës për të rritur dhe zbavitës për fëmijët. "Ky park lojërash është bërë me forcat e bashkisë dhe vjen si një dhuratë për komuniteti­n e zonës. Deri dje ky shesh ishte një hapësirë toke e mbush-

ur me inerte, ndërsa sot, falë APR- së dhe kolegëve të palodhur të bashkisë, është një hapësirë fantastike për fëmijët", - tha Veliaj, duke shtuar se ky është vetëm fillimi për transformi­min total që Bashkia e Tiranës ka plani- fikuar për zonën e "Astirit" në Unazën e Re. Sipas Veliajt, Bashkia e Tiranës do të vijojë me investimet në këtë zonë, duke premtuar edhe ndërtimin e një shkolle të re, në vijim të projektit për ndërtimin e 20 shkollave të reja në Tiranë. "Më vjen mirë sot që këndi i dytë më i madh i lodrave në Tiranë, pas atij te Liqeni, është këtu te zona e ' Astirit', e cila deri dje cilësohej zonë e një fshati, pra zonë e Kasharit, kurse sot një lagje e bukur e Tiranës. Por, unë besoj që ajo që është më e rëndësishm­e është se jo vetëm të kemi një ambient ku fëmijët luajnë, por të sigurohemi që nesër me projektin e 20 shkollave të kemi edhe shkollën e re në këtë zonë", - tha Veliaj. Ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e këtij këndi rekreativ konsistoi në shtrimin e plotë të sheshit me pllaka, ndërtimin e minifushav­e, vendosjen e stolave, koshave, por edhe ndriçimit e gjelbërimi­t në të gjithë hapësirën e tij.

 ??  ?? Erion Veliaj gjatë inaugurimi­t të këndit të lojërave
Erion Veliaj gjatë inaugurimi­t të këndit të lojërave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania