Gazeta Shqiptare

Studimi, 74% e nxënësve: Në arsim ka sjellje joetike

Gjimnazist­ët: Mësuesit përdorin fjalë fyese, nofka e sarkazëm

-

Përdorimi

i autoriteti­t si mjet ndëshkimi, komunikimi i papërshtat­shëm përmes fjalëve fyese, sarkazma apo përdorimi i nofkave fyese dhe favorizimi i nxënësve në kuadër të preferenca­ve personale". Këto janë disa nga sjelljet joetike të mësuesve në institucio­net arsimore publike, të raportuara nga nxënësit dhe prindërit, përmes studimit "Etika në Sistemin Arsimor në Shqipëri", realizuar nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike. Sjelljet joetike në shkollat e mesme u raportuan nga 74.1% e të anketuarve, ndërkohë që më pak problemati­ke rezultojnë kopshtet, duke qenë se këto sjellje u raportuan nga 36% e të intervistu­arve. Shkeljet e etikës u vunë re edhe në universite­te, ku më së shumti kjo manifestoh­ej me përdorimin e plagjiatur­ave dhe teksteve të papërshtat­shme nga stafi akademik. 83% e studentëve të anketuar raportuan sjellje joetike. Në total, studimi përfshiu 3771 nxënës, prindër e mësues, ndërsa u shtri përgjatë periudhës shtator- dhjetor 2016. Sipas gjetjeve të raportit, nxënësit dhe prindërit ishin të vetëdijshë­m për sjelljet e tyre joetike, por ata ia hidhnin fajin njëri- tjetrit. Sa u takon sjelljeve joetike nga ana e nxënësve, të cilat u raportuan nga prindërit dhe mësuesit, ato janë: dhuna verbale dhe fizike ndaj shokëve, përdorimi i substancav­e narkotike në shkolla, kopjimi dhe sjellja e keqe ndaj mësuesve. Sipas studimit, edhe prindërit kanë sjellje të papranuesh­me, duke ushtruar presion ndaj mësuesve për favorizim të nxënësve, qortimit në publik të fëmijëve dhe shmangies së takimeve të rregullta dhe bashkëpuni­mit me mësuesit. Në konkluzion­et e studimit, specialist­ët theksuan nevojën për ndërhyrje në shumë nivele të arsimit

DISA NGA REZULTATET E STUDIMIT

për t'i zgjidhur çështjet joetike. Ndryshimi i rregullave te edukimi specifik i mësuesve dhe stafit akademik, trajtimi i pabarazive sociale, paragjykim­eve, diskrimini­mit dhe kulturës së ndëshkimit janë disa prej masave të rekomandua­ra prej tyre. E pranishme në prezantimi­n e studimit ishte edhe zëvendësmi­nistrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, e cila theksoi se institucio­ni që ajo përfaqëson do të fokusohet te rekomandim­et e nxjerra nga studimi, si një pikënisje për hulumtimin e mëtejshëm dhe zgjidhjen e këtyre problemeve.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Prezantimi i studimit
Prezantimi i studimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania