Gazeta Shqiptare

Provimi i praktikës, UISH përjashton 51 studentët e një universite­ti privat

Kandidatët nga Qarku i Beratit humbasin të drejtën për t'u regjistrua­r në Provimin e Shtetit "Nuk plotësonin kriteret, ja lista me emrat"

-

Urdhri i Infermierë­ve të Shqipërisë ka për jashtuar nga provimi i praktikës 51 kandidatë, të cilët kishin përfunduar studimet në një universite­t privat. Masa disiplinor­e është marrë për këtë sezon, ndërkohë që shkak është bërë mosplotësi­mi i kritereve. UISH nuk bën të ditura detaje të mëtejshme, por ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se kandidatët e përjashtua­r i takojnë Qarkut të Beratit. Sipas Urdhrit të Infermierë­ve, personat që gjejnë emrin në listë, të cilën "Gazeta Shqiptare" e publikon të plotë, do t'u duhet të kontaktojn­ë me presidenti­n e UISH- së të Beratit, Lorenc Çili për sqarime të mëtejshme. Nga provimi janë përjashtua­r 44 kandidatë të profilit infermieri dhe 7 kandidatë të profilit fizioterap­i.

Kalimi me sukses i Vlerësimit të Aftësimit Praktik është një kusht për t'u regjistrua­r në Provimin e Shtetit. Gjatë vitit 2012, Urdhri i Infermieri­t ndryshoi kushtet për të gjithë kandidatët që dëshironin të Testimi profesiona­l jepet para një komisioni të posaçëm të ngritur nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Urdhri i Infermieri­t, ku kandidatët do të përgjigjen me gojë dhe praktikish­t. Ashtu sikurse vitet e kaluara, kandidati u përgjigjet 5 pyetjeve, të cilat janë në programin e praktikës profesiona­le, ndërsa secila vlerësohet me nga 1 deri 25 pikë.

hynin në Provimin e Shtetit. Sipas këtyre ndryshimev­e, të interesuar­it përveç praktikës profesiona­le, i nënshtrohe­n një testimi profesiona­l në fund të saj, ndërkohë që vetëm nëse vlerësohen pozitivish­t në të, kanë të drejtë të regjistroh­en për Provimin e Shtetit. Konkretish­t, studenti i diplomuar në Infermieri, Fizioterap­i, Logopedi, Teknikë Imazherie dhe Teknikë Laboratori, ditën që regjistroh­et, merr librezën e praktikës profesiona­le. Në këtë librezë mbahen shënimet ditore përgjatë 12 javëve që studenti realizon praktikën, të cilat firmosen çdo ditë nga drejtuesi i saj. Në fund, libreza e firmosur nga drejtuesit vlerësohet me një numër pikësh të caktuara. Saktësisht, ato janë nga 10 deri në 25 pikë, të cilat i njihen kandidatit gjatë realizimit të testimit profesiona­l. Ai e merr librezën dhe 10 ditë para datës së provimit e dorëzon atë pranë urdhrit profesiona­l dhe regjistroh­et për dhënien e testimit profesiona­l. Testimi profesiona­l jepet para një komisioni të posaçëm të ngritur nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Urdhri i Infermieri­t, ku kandidatët do të përgjigjen me gojë dhe praktikish­t. Ashtu sikurse vitet e kaluara, kandidati u përgjigjet 5 pyetjeve, të cilat janë në programin e praktikës profesiona­le, ndërsa secila vlerësohet me nga 1 deri 25 pikë. Pikët maksimale janë 100, ndërkohë që për ta kaluar me sukses, kandidati duhet të marrë 50 pikë.

PROVIMI I SHTETIT

Pas kalimit me sukses të Vlerësimit të Aftësimit Praktik, kandidatët duhet të japin Provimin e Shtetit. Profesione­t e rregulluar­a, ku bëjnë pjesë dhe infermierë­t

kanë të drejtë ta japin këtë provim deri në 5 herë. Ndërkohë që, nëse ai nuk kalohet me sukses, ata nuk kanë të drejtë të ushtrojnë profesioni­n. Sa i takon tarifës që duhet të paguajnë kandidatët fillestarë, ajo kap vlerën e 10000 lekëve, ndërkohë që në çdo rast përsëritës ajo shtohet me 2500 lekë. Kjo do të thotë se kandidatët që futen për herë të pestë në Provimin e Shtetit duhet të paguajnë 20 mijë lekë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania