Gazeta Shqiptare

"Duam dëmshpërbl­im për banesat e përmbytura gjatë viteve 2010- 2011"

"Qeveria na dha lekët vetëm për bujqësinë, ku dëmet ishin të papërfills­hme" Banorët e Livadeve: Do bojkotojmë zgjedhjet parlamenta­re

-

Banorët e lagjes "Li vade" në Shkodër, të cilët u përmbytën gjatë viteve 2010- 2011, dje deklaruan se do të bojkotojnë zgjedhjet parlamenta­re të 18 qershorit nëse qeveria nuk u jep paratë për dëmet e shkaktuara në banesat e tyre. Ata nuk janë të kënaqur me vendimin e fundit të qeverisë, ku është parashikua­r që të jepen dëmshpërbl­imet për atë periudhë vetëm në sektorin e bujqësisë. Banorët pohuan për "GSH" se qeveria duhet të miratojë dëmet në banesa, pasi aty kanë pësuar dëmin më të madh, që kap vlerën e miliona lekëve. Sipas tyre, dëmet në bujqësi, për të cilat qeveria dha dëmshpërbl­imin, janë në shuma të vogla dhe të papërfills­hme. "Qeveria i ka emrat tanë që jemi përmbytur në vitet 2010- 2011, por edhe listat me vlerësimet përkatëse të dëmeve që na janë shkaktuar atëherë. Vetë shteti shqiptar ka bërë vlerësimet në shtëpinë e secilit prej nesh. Ishte kryeminist­ri në Shkodër, dhe e dëgjuam që foli për dhënien e dëmshpërbl­imeve të përmbytjev­e nga qeveria e tij, ditët e fundit. Në fakt këto dëmshpërbl­ime janë vetëm për dëmet që janë bërë në bujqësi dhe jo për dëmet e shkaktuara në banesa. Në zonën e Nënshkodrë­s është e vërtetë që u shkaktuan dëme më shumë bujqësi, por në pjesën tjetër, siç është zona jonë e Livadeve, dëmet më të mëdha janë në bane- sa", thanë banorët e lagjes "Livade". Sipas tyre, qeveria dhe kryeminist­ri nuk kanë thënë asnjë fjalë për dëmet në banesa. "Ajo që kërkojmë ne është që qeveria të dëmshpërbl­ejë për dëmet e bëra në banesa, pasi ato në bujqësi janë të papërfills­hme, sepse variojnë nga 50 mijë deri në 150 mijë lekë të vjetra. Në banesa dëmet janë deri në 10 milionë lekë të vjetra te një familje e thjeshtë. Ne duam që qeveria të miratojë listën e dëmeve në banesa, sepse aty është dëmi real që është bërë nga përmbyt- jet, ndaj kryeminist­ri nuk mund të krenohet siç bëri në Shkodër, sepse qeveria, s'ka rëndësi e majtë apo e djathtë, na ka ende një borxh të konsiderue­shëm për secilin prej nesh", - deklaroi Pal Marku, banor i Livadeve. Ndërkohë, banorët e zonës së

Livadeve kërcënuan me bojkot të zgjedhjeve që pritet të mbahen në qershor. "Ne do të vazhdojmë të reagojnë me të gjitha mënyrat e mundshme dhe bojkoti i zgjedhjeve është një prej tyre, ashtu siç shumë shpejt do të rikthehemi me protesta të mëdha, pasi nuk mund të lejojmë që kjo situatë të vijojë pafund në këtë mënyrë", - u shpreh Renis Myrtja. Ndërsa, Vera Ndreu dhe Prena Marku, banuese po në lagjen "Livade", pohuan se "ne nuk mashtrohem­i nga kryeminist­ri Rama. Në rast se nuk jep paratë e dëmeve në banesa, atëherë do protestojm­ë sërish dhe bojkotojmë zgjedhjet parlamenta­re".

 ??  ?? Vera Ndreu
Vera Ndreu
 ??  ?? Pal Marku
Pal Marku
 ??  ?? Renis Myrtja
Renis Myrtja
 ??  ?? Prena Marku
Prena Marku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania