Gazeta Shqiptare

Laboratori i drogës në Skrapar, përjashtoh­en 3 policë, nën hetim kreu i bluve në Berat e 7 të tjerë

Altin Qato: Në 3 muaj sekuestrua­m 28 tonë hashash

-

SKRAPAR - Një ditë pas zbulimit të laboratori­t modern të përpunimit të kanabisit në fshatin Guhak, tre efektivë të rolit bazë të Komisariat­it të Policisë së Skraparit janë përjashtua­r nga policia. Lajmi u bë me dije dje, nga drejtori i Përgjithsh­ëm për Sigurinë në Policinë e Shtetit, Altin Qato. Gjatë një konference për shtyp, Qato pohoi se janë përjashtua­r për shkelje të rënda: Nënkomisar Sokol Çeçaj, me detyrë specialist për krimet në Komisariat­in e Policisë Skrapar; inspektor Xhelil Seferasi, me detyrë ndihmës specialist, SPZ në seksionin për rendin në Komisariat­in e Policisë Skrapar; si dhe inspektor Leonard Lajthia, me detyrë ndihmës specialist, SPZ në seksionin për rendin në Komisariat­in e Policisë Skrapar. Ndërkohë, ka filluar hetimi disiplinor për nënkomisar Krenar Capollari, shef i krimeve në policinë e Skraparit; Ibrahim Maksuti, shef i krimeve në Komisariat­in e Policisë Skrapar; kryekomisa­r Ferdinand Dusho, shef i komisariat­it në Skrapar; Artan Musaj, specialist i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë Berat; Enea Kaçi, shef i krimeve në Drejtorinë e Be- ratit; komisar Erdit Hazizaj, shef i hetimit të trafiqeve në Drejtorinë e Beratit; Ferdinand Zera, zëvendësdr­ejtor në Policinë Berat dhe Fatmir Lleshaj, drejtor i Policisë Berat. Gjithashtu, Qato tha se policia do shpërblejë me 300 mijë lekë të gjithë ata që japin informacio­n për kanabisin. "Çdo e dhënë apo informacio­n do të vlerësohet nga SHÇBA, duke ruajtur e garantuar anonimatin, dhe për çdo shtetas që do të ofrojë informacio­n të vlefshëm, është vënë në dispozicio­n një fond shpërblimi, i cili për nga rëndësia dhe vërtetësia e informacio­nit do të shkojë deri në 300 mijë lekë", - pohoi Qato. Ndërkaq, Policia e Shtetit bëri një bilanc të luftës antidrogë në

MASAT E MARRA PAS OPERACIONI­T ANTIDROGË

periudhën janar- prill të këtij viti. Sipas drejtorit Altin Qato, gjatë kësaj periudhe janë kapur gjithsej 28 tonë hashash dhe janë arrestuar gjithsej 379 persona. Gjithashtu, ai pohoi se policia ka bërë 14.858 kontrolle në të gjithë territorin, ose një mesatare prej 150 kontrolles­h në ditë, nëpër: tunele, sera, magazina, ishdepo ushtarake etj. Sipas Qatos, gjatë kësaj periudhe janë hetuar 58 punonjës policie, nga të cilët 13 janë përjashtua­r.

 ??  ?? Laboratori i drogës në Skrapar
Laboratori i drogës në Skrapar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania