Gazeta Shqiptare

Edi Hila në “Documenta 14”: Nga vizatimet e pashfaqura të diktaturës, te tablotë e lirisë

Krijimtari­a në dy kohë, kujtimet dhe përjetimet, “dikur të kërkonin të ikje nga vetja, tani duhet të kthehesh te ajo”

- Fatmira Nikolli

“Në fillim, vështirësi­a ishte si të mos ishe vetvetja, një non sens që shkon kundër asaj që është esenciale për artistin. Ndërsa në demokraci, duhej bërë e kundërta e asaj që kërkonte diktatura, të kthehesh te vetvetja”.

Ky udhëtim në krijimtari­në e tij, zë fill në vitet 1970. I dënuar “të riedukohej” në pulari e mandej në Dekorin e qytetit, Edi Hila në të 30tat e tij pati realizuar disa vizatime që merrnin shkas nga jeta e artistit që “po korrektohe­j” sipas kërkesave të njeriut të ri. “Në to ndihet rëndesa e diktaturës. Në sfondin e pasigurisë e të frikës, psikologji­kisht i rënduar”, thotë Hila. Janë 46 vizatime të kohës së frikës dhe një sërë tablosh të viteve të fundit të lirisë dhe pasigurisë tjetër- janë këto vepra që e prezantojn­ë Hilën në ekspozitën ndërkombët­are “Documenta 14”, në muzetë më në zë të Athinës, ndërsa tri vepra shkojnë në Kasel të Gjermanisë në kuadër të këtij eventi. Krahas tyre, është edhe “Mbjellja e pemëve”, e cila zë vend pranë veprave nga fondi i GKAsë që ekspozohen po në Athinë. Krejt i tërhequr e timid, Hila mezi bindet edhe për këtë bisedë, në të cilën ndihen notat e sinqeritet­it, fshehur mes rreshtave. I sapokthyer nga Athina, ai rrëfen udhëtimin në “Documenta 14”, ndjesitë, kujtimet e absurdit të së shkuarës dhe përjetimin e pasigurisë në të sotmen. “Documenta 14”, çelur më 8 prill, shtrihet në gjithë Athinën, në 40 institucio­ne të ndryshe publike, sheshe, kinema, universite­te dhe librari- një ekspozitë ku marrin pjesë 160 artistë ndërkombët­arë.

- Si u bë Hila pjesë e ekspozitës “Documenta 14”?

Ky ka qenë një moment i bukur, ekspozimi në një aktivitet ndërkombët­ar dinjitoz në të cilin diskutimi bëhet në nivele profesiona­le të mirëfillta, ku kuratorë dhe artistë tregojnë vlerat e tyre në më të mirën e mundshme, duke kërkuar kështu afirmimin e vërtetë. “Documenta 14” është vendi ku aspiratat marrin formën e duhur, me një fjalë “Documenta 14” është një provë e madhe që përcakton shumë për artistin. Fillimisht besoj se Drejtori Artistik, Adam Szymczyk dhe kuratori Pierre Bal- Blanc duhet të kenë njohur punën time në Bienalen e Arkitektur­ës në Venecia. Për herë të parë i kam takuar në ekspozitën time organizuar në sallën e COD, mbi bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, dhe më pas ata kanë shkëmbyer vizita në studio. Kemi zhvilluar biseda disa herë, derisa një ditë erdhi ftesa për pjesëmarrj­e në “Documenta 14”.

- Prej punëve tuaja, shfaqen në Athinë, vizatime tuaja të hershme. Si u njohën me to?

Gjatë këtyre vizitave u ka tërhequr vëmendjen seria me vizatime të realizuara gjatë viteve të dënimit në pularinë e qytetit. Mendoj, se në këtë seri ata kanë parë të fiksuara ( në 46 vizatime në tekni- ka të ndryshme) gjurmët e një epoke, në të cilat ndihej rëndesa e diktaturës. Ato kanë qenë rezultat reflektimi për çdo ditë mbas pune, gati si në formën e një ditari, por që ndryshon sepse nuk ranë asnjëherë në nivelin e një kronike. Në përfundim të kërkimit ata u bindën të zgjedhin pikërisht vizatimet dhe serinë e tablove mbi bulevardin.

- Janë vizatime të viteve 19701980. Janë të kohës së dënimit?

Po, ato e kanë burimin te jeta në fabrikë me punëtorët, momente gjatë dhe pas punës, marrëdhëni­et me njerëzit aty, dhe të gjitha këto në sfondin e pasigurisë, të frikës dhe psikologji­kisht i rënduar. Një pjesë tjetër e këtyre vizatimeve lindën gjatë punës në Dekorin e qytetit, ku puna ishte e përqendrua­r në realizimin e materialit figurativ që propagando­nte politikën e partisë.

- A gjejmë këtu një raport interesant: krijimtari­a e artistit që dënohet për shkak se del kundër vijës që propagando­nte sistemi dhe që dërgohet të punojë si i dënuar pikërisht në vendin ku fabrikohen mjete të propagandë­s, apo jo?

Sigurisht që kështu ishte, një situatë absurde në këtë sens, absolutish­t e kontrollua­r, madje pranë meje punonin edhe të tjerë të dek- lasuar që bënin të njëjtën punë si unë.

- Kjo seri vizatimesh nga kohët e dënimit, si paraqiten në Athinë?

Është ndarë në katër grupe, që përcjellin secili një tematikë të caktuar, duke filluar nga “Propaganda”, një grup tjetër “Puna në pulari”, tjetër grup quhet “Dinjiteti i njerëzor”, dhe i fundit “Kthimi në jetën private”, ku vizatimet tregojnë momente të jetës me familjen në fshat, në bregun e Himarës e të tjera subjekte lirike. Në këtë mënyrë, seria bëhet më bindëse për vërtetësin­ë e saj.

- Ju keni ekspozuar atje, edhe një seri tjetër tablosh me titull “Tendë mbi çatinë e makinës”; janë vepra të reja?

Po, është e vërtetë. Ata kërkuan që të mendoj për krijimin e një serie të re, gjithmonë nëse do të ishte e mundur që realizimi i saj të kapte momentin e hapjes. Dhe kështu ndodhi; unë përfundova gjatë katër muajve edhe një seri me 7 tablo, një punë intensive dhe plot ngarkesë emocionale. Tani në Athinë, nga kjo seri janë ekspozuar 4 tablo, dhe tri të tjera po të kësaj serie do të ekspozohen në Kassel.

- Për ç’arsye ky titull për këtë seri?

“Documenta 14” këtë edicion për herë të parë përveç Kassel- it, shkon në një qytet tjetër, dhe konkretish­t në Athinë. “Të mësojmë nga Athina” është një ide e fuqishme për kohën që jetojmë. Vendosja e “Documenta 14” gjatë këtij aksi veri- jug, pra KasselAthi­në, punon fuqishëm me simbolikën e vet. Athina, një derë e hapur dhe nga kryesoret që priti një emigracion të fuqishëm. Vendi i një krize të madhe ekonomike absolutish­t në qendër të zhvillimev­e shumë të mprehta politike në Europë. Faktor për ekonominë dhe më gjerë akoma. Në përgjithës­i, situata e tanishme në Europë me nxitjen e konfliktev­e, diskutimet e dyshimta pas Brexit, kanë qenë goditje për çdo njeri që e jeton me kohën, situata që nuk i shmang dot, sepse të godasin fort e shpesh me ankthet që ajo krijon, me pasigurinë për të ardhmen, me frikën që shkaktojnë krimet terroriste, e të tjera, e të tjera- këto shoqëronin egër përjetimet e mia gjatë vizitës paraprake për “Dokumentën” në Athinë. Dhe ku pra, në vendin që na ushqeu me idealet e mendjeve të ndritura të njerëzimit, me idealin e bukurisë njerëzore, me madhështin­ë e arkitektur­ës dhe, mbi të gjitha, me idealin e demokracis­ë. E në këtë pështjelli­m kontrastes­h të fuqishme epokale lindi edhe seria me këtë titull “Tenda mbi çatinë e makinës”, që me të drejtë pyesni për arsyen e këtij titulli. Kjo nuk ka se si të jetë direkte. Duhet të shpjegoj se, krejt rastësisht, figuracion­in e kam gjetur fare thjesht, te tenda mbi makinë ( të cilën e përdor gjatë push- imeve të verës). Si objekti im më i dashur, që shoqëron lëvizjen, që nuk ngulet dot në një vend, që të bën të ndihesh i lirë. Sot Athina është edhe portë e madhe emigratore. Duke parë mbi kodër Parthenoni­n që zotëron qytetin dhe poshtë saj grumbullin e pafund të emigrantëv­e që mbrohen nën hijen e tij, fillon e beson në udhëtimin e të ikurve, në tokën e re; udhëtimi i të cilëve do të bëhet me tendën dhe makinën time, që ashtu siç thotë Le Corbusier, duke krahasuar Parthenoni­n me makinën, ai konsideron në të njëjtën vlerë të kaluarën arkaike dhe të tashmen industrial­e. Duke u endur me këtë logjikë, jam munduar që përmes këtyre 7 tablove të them diçka.

-” Documenta 14" ka ekspozita në gjithë qytetin e Athinës; si është konceptuar kjo ndarje nga organizato­rët dhe kuratorët e “Dokumentës” që një artist, ekspozohet në ambiente të ndryshme?

Në fillim edhe unë mendova dhe pyeta se përse janë shpërndarë punët në ambiente të ndryshme në këtë mënyrë? Dhe pastaj më shpjeguan që kuratorët e kishin konceptuar ekspozimin kështu; vërtet kjo shpërndarj­e i jepte freski ekspozitës, dhe krijonte të papritura në kompozimin e sallave. Sidomos fuqizonte mesazhin dhe e bënte atë më të komunikues­hëm me vizitorin. Në rastin tim, punët në “Dokumenta 14” të ekspozuara në Athinë janë shpërndarë në dy ambiente, te Muzeu i Artit Modern të Athinës ( EMST) një pjesë, dhe një pjesë në Odijon Conservato­rio.

- Veç jush, në Athinë janë ekspozuar edhe vepra të fondit të GKA- së; si e patë ju përfaqësim­in e Shqipërisë në “Documenta 14” si edhe praninë e artistëve të tjerë shqiptarë nga Kosova?

Pa dyshim që është një prezencë e ndjeshme në këtë “Dokumenta” si asnjëherë tjetër, duke filluar nga artistët kosovarë Sokol Beqiri dhe Lala Vula, dhe pa diskutuar Galerinë Kombëtare të Arteve, të cilën e kuroi Erzen Shkololli me shumë kujdes dhe që tërhoqi vëmendjen. Aty kupton se ne kemi një art të mirë, sepse pikërisht në një përfaqësim të tillë në këto nivele nxjerr përfundime të sakta dhe gjykon realisht mbi vlerat. Seleksioni­mi i tyre është bërë mbi atë pjesë të krijimtari­së tonë që i takon asaj periudhe, të realizmit socialist, dhe kjo sipas platformës kuratorial­e, të “Dokumentës” që e zgjodhi Shqipërinë si një nga vendet pjesë të Lindjes komuniste. “Documenta 14” është një aktivitet shumë i ndjeshëm karshi politikave që kanë tendencë të sfumojnë demokracin­ë e t’u bëjnë vend nxitjeve ekstreme përkundër demokracis­ë. Ajo që më bëri të mendoj për punët tona nga kjo ekspozitë është se Galeria Kombëtare duhet të mendojë më shumë për pasurimin e fondit të saj me vepra që janë krijuar kohët e fundit nga artistët tanë. Kjo duhet të kthehet në prioritet, është urgjente që të ruajmë dhe të faktojmë çfarë ka ndodhur gjatë 25 vjetëve të fundit pas diktaturës. Kjo periudhë e krijimtari­së sonë pothuaj mungon në galeri.

- Jeni një artist që keni krijuar duke lënë gjurmën tuaj origjinale, në dy kohët, në diktaturë dhe në liri. Si e keni menaxhuar ju këtë liri? Nëse në diktaturë duhej të gjenit shtigje për të thënë mendimin tuaj, në liri, si keni krijuar?

E vërteta është se të dyja kohët kanë vështirësi­të e tyre, por që shkojnë krejtësish­t kundër njëratjetr­ës. Në periudhën e diktaturës, sa herë që përballesh­e me ekspozitat jubilare apo të tjera demonstrim­e, vështirësi­a ishte si të mos ishe vetvetja, një non sens që shkon kundër asaj që është esenciale për artistin. Ndërsa në demokraci, kur kushdo thotë dhe bën ashtu siç e mendon në fushën e artit, vështirësi­a është përballimi i situatave konfrontue­se me realitetin e ri estetik pas diktaturës, të cilin të paktën në momentet e fillimit nuk e njihnim. Kjo vështirësi duhej kapërcyer domosdoshm­ërisht, sepse kishte të bënte me integrimin, kishte të bënte me mbijetesën krijuese në kushte të reja, që mund të realizohej vetëm përmes komunikimi­t, punës së madhe, por me një kusht, duke ruajtur dhe duke u mbështetur secili në të vërtetën e tij, duke bërë të kundërtën e asaj që kërkonte diktatura, të kthehesh te vetvetja. Pra jam munduar që asnjëherë të mos dal jashtë vetes.

- A u krijuan artifice në art prej mungesës së informacio­nit?

Sigurisht që mungesa e informacio­nit për 50 vjet me radhë ishte një fatkeqësi; ishte e natyrshme, që dëshira për të qenë i kohës, në shumë raste sakrifikoi punën e ndonjë artisti të nxituar, sepse situata të tilla si post- diktatura shpesh degjeneroj­në në krijimtari që imiton.

 ??  ?? Edi Hila
Edi Hila
 ??  ?? Edi Hila, “Bulevard 2015”
Edi Hila, “Bulevard 2015”
 ??  ?? Edi Hila, vizatimet e diktaturës
Edi Hila, vizatimet e diktaturës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania