Gazeta Shqiptare

Kush e kërcënon Lulzim Bashën?

-

burim i rezervuar. Personi më i përfolur dhe më i rrezikshëm është një individ me rekorde kriminale, vrasës me pagesë, që jeton jashtë Shqipërie dhe që ka vënë edhe një herë tjetër në gatishmëri policinë shqiptare në vitin 2011, pas një informacio­ni se donte të godiste një tjetër politikan të rëndë- sishëm të saj kohe në Tiranë. Informacio­ni duhet t’u jetë përcjellë strukturav­e të sigurisë në Shqipëri dhe sipas informacio­neve tona, është zyrtarizua­r edhe me letërkëmbi­m midis tyre.

Për të pasur një informacio­n më të sigurt ne iu drejtuam disa burimeve zyrtare, madje njëri prej tyre, ai i Presidenti­t të Republikës, sqaroi se një informacio­n i tillë është në duart e strukturav­e të sigurisë në vend. Asnjë prej burimeve nuk sqaron më shumë, por pardje, shefi i SHISH ka pasur një takim urgjent me Presidenti­n e Republikës dhe më pas, siç mëson “Opinion. al”, ai ka takuar po kaq urgjent ministrin e Brendshëm, Xhafaj dhe kryeminist­rin Rama.

Pak orë pas takimit, Basha është vënë në masa të shtuara sigurie dhe po ashtu nga organet e specializu­ara po hetohet për të vërtetuar informacio­net. I njëjti burim që informoi “Opinion. al” të hënën shtoi se kjo çështje iu është referuar në një vend jashtë Shqipërisë edhe shërbimeve partnere që po merren mjaft seriozisht me informacio­nin. Nuk ka dyshim që çështja është tejet serioz dhe duhet vlerësuar me maksimumin e seriozitet­it. Por njëkohësis­ht, përdorimi politik i saj, pra qoftë edhe i informacio­nit do ishte tejet i papranuesh­ëm në një çështje të tillë kaq delikate. Nuk dihet se kush qëndron pas një plani të tillë dhe nëse ai ishte në fazë ekzekutimi apo thjesht ideje, por dihet që interes për këtë mund të ketë çdo vend apo shërbim që i intereson destabiliz­imi i vendit në një moment delikat.

“Opinion. al”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania