Gazeta Shqiptare

Punësimet në Alaskë, Ambasada Amerikane: Nuk ekziston ky projekt

-

Një

projekt punësimi në Alaskë, ku veç të tjerave thuhet se aplikantët do të shpërblehe­n edhe me 18 mijë dollarë në vit, ka joshur shumë shqiptarë. Por me sa duket, e gjitha kjo është një skemë mashtrimi, e cila nuk ka asgjë të vërtetë. Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se kohëve të fundit është rritur numri i aplikantëv­e për vizë punësimi, me pretendimi­n se do të jetojnë dhe punësohen në shtetin më verior të Amerikës, Alaskë. Sipas ambasadës, këta aplikantë janë viktima të mashtrimev­e të grupeve të ndryshme njerëzish, përfshirë edhe juristët që bëjnë këto

NJOFTIMI

“Ambasada Amerikane nuk përkrah dhe nuk mbështet në asnjë lloj mënyre personat që merren me plotësime aplikimesh për vizë, apo noterët ose grupe njerëzish që pretendojn­ë se japin këshillime mbi vizat. Mos u bëni viktimë e mashtrimit.” lloj “premtimesh”. Në faqen e saj në “Facebook”, Ambasada e SHBA- ve shprehet se qytetarët nuk duhet të mashtrohen, pasi nuk jepen viza të tilla. “Nuk më besohet që moti është ngrohur kaq shumë që tani në prill! Pothuajse më bën të shkoj me pushime në ndonjë vend më të freskët. Ndoshta në Alaskë? Siç do ta shikoni në ngjarjen e mëposhtme, ne marrim shumë kërkesa në lidhje me vizat e punësimit për në Alaskë; në fakt, një program i tillë punësimi nuk ekziston! Kini parasysh që Ambasada Amerikane nuk përkrah dhe nuk mbështet në asnjë lloj mënyre personat që merren me plotësime aplikimesh për vizë, apo noterët ose grupe njerëzish që pretendojn­ë se japin këshillime mbi vizat. Mos u bëni viktimë e mashtrimit. Ju lutemi të kontaktoni me ne për informacio­n mbi rregullat e sakta dhe më të fundit mbi vizat. Dhe si gjithmonë, jeni të mirëpritur të më dërgoni pyetjet tuaja përgjatë javës!”, citohet në njoftimin e Ambasadës. Prej më shumë se një viti, në mediat online dhe rrjetet sociale qarkullon një program migrimi për në Alaskë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas njoftimit, Alaska u paguan njerëzve që duan të vendosen atje përgjithmo­në 18.000 dollarë në vit. “Kuptohet, për t’i marrë paratë, duhet fillimisht të dëshmoni se do të vendoseni përgjithmo­në në Alaskë. Kur ta dëshmoni një gjë të tillë, mund të pritni 18.000 dollarë për çdo vit, që nuk duhet t’i ktheni kurrë. Si kusht plotësues është që çdo vit në Alaskë të kaloni të paktën 190 ditë, të mos keni dosje kriminele, të siguroni një kontratë pune atje, të regjistroh­eni për të votuar dhe të merrni një makinë të regjistrua­r në Alaskë”.

 ??  ?? Ambasada Amerikane
Ambasada Amerikane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania