Gazeta Shqiptare

Negociator­i i Merkel, sot në Tiranë me marrëveshj­e të shkruar

McAllister e Fleckenste­in tentojnë takimin e përbashkët mes Ramës, Metës e Bashës Kreu i Kuvendit anulon vizitën në Bratislavë

- Valentina Madani

Dy negociator­ët gjer manë, David McAllis ter e Knut Fleckenste­in mbërrijnë sot në Tiranë për të zhvilluar një takim fillimisht me Edi Ramën dhe Ilir Metën e më pas me Lulzim Bashën. Burimet bënë me dije se pas kontakteve të vazhdueshm­e me palët gjatë këtyre ditëve, ata kanë hartuar një draft për marrëveshj­e me disa pika. Nëse do të bihet dakord në takimet e veçanta me propozimin ndërkombët­ar, McAllister dhe Fleckenste­in mund t'i bashkojnë Ramën, Bashën e Metën në një tryezë marrëveshj­eje. David McAllister së bashku me Knut Fleckenste­in do të qëndrojnë mbi 6 orë në Shqipëri në përpjekje për të zgjidhur krizën politike. Zëvendëspr­esidenti i Partive Popullore Europiane dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian janë mandatuar pas konsensusi­t të dhënë në Tiranë nga të dyja palët. Mësohet se që prej kërkesës drejtuar Partive Popullore Europiane nga dy krerët e mazhorancë­s, McAllister dhe Fleckenste­in kanë zhvilluar bisedime me përfaqësue­s të palëve për të rakorduar pikat që do të diskutojnë në Tiranë. Një draft paraprak i hartuar mbi këto bisedime u është dërguar stafeve të kryeminist­rit Rama, kryeparlam­entarit Meta dhe kryetarit të Partisë Demokratik­e, Basha. Mësohet fillimisht McAllister do të takohet në Pallatin e Kongreseve me 2 drejtuesit e koalicioni­t, Rama dhe Meta, rreth orës 15: 00. Pas një ore, në axhendë parashikoh­et takimi me Lulzim Bashën. Mësohet se për shkak të vizitës së McAllister e Fleckenste­in, kreu i Kuvendit, Ilir Meta anuloi vizitën e tij në Bratislavë të Sllovakisë. Nga negociator­ët nuk do të ketë deklarata për shtyp. Në vend të daljeve mediatike, ata do të përpiqen të afrojnë qëndrimet e palëve. Pika më e nxehtë është kërkesa e opozitës për qeveri teknike. Ajo insistoi edhe dje një ditë para mbërritjes së dy negociator­ëve se nuk do të heqë dorë nga qeveria teknike pa Ramën kryeminist­ër dhe paralajmër­oi me bllokimin e disa rrugëve kryesore, përshkallë­zim të aksionit të saj, nëse ky kusht nuk plotësohet. Edhe qeveria, që prej ftesës drejtuar PPE- se për të negociuar, nuk ka pasur lëkundje nga qëndrimi i saj për të çuar deri në fund mandatin kushtetues, të fituar ligjërisht me votën e popullit, siç është shprehur kryeminist­ri Rama. Mbërritja e dy negociator­ëve shihet me shpresë për të gjetur zgjidhje, por në Tiranë është paralajmër­uar edhe dështimi i tyre. Vetëm nëse do të gjendet dakordësi mes palëve, negociator­ët do të mundësojnë një tryezë mes Ramës, Metës e Bashës për ta zyrtarizua­r marrëveshj­en. Në të kundërt, kjo parashikoh­et të jetë përpjekja e fundit e Brukselit për të ndihmuar politikën shqiptare në zgjidhjen e situatës. Nëse palët bien dakord, 2 eurodepute­tët do të organizojn­ë takimin e shumëpritu­r trepalësh Rama- Basha- Meta për të firmosur marrëveshj­en e arritur. Nëse jo, do të largohen duke lënë pas një krizë, që mund të çojë edhe në zgjedhje të parakohshm­e.

 ??  ?? Kryeminitr­i Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kryeminitr­i Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania