Gazeta Shqiptare

Negociator­ët, Mustafaj: Nëse nuk kanë zgjidhje, kot që vijnë

Ish- ministri i PD- së, për vizitën e zyrtarit të PPE

-

Ish-

ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj në rubrikën "Opinion", në "News 24" u ndal tek vizita e zyrtarëve të PPE në Tiranë. Sipas tij, këta zyrtarë duhet të kenë një platformë të qartë, në mënyrë që t'i vijnë në ndihmë zgjidhjes së krizës, në të kundërt këto takime rezultojnë të mos jenë produktive. "Nëse vijnë me dosjen bosh, atëherë këto takime janë të pamjaftues­hme", theksoi ai. Mustafaj shprehet se me shumë gjasa zgjedhjet parlamenta­re të 18 qershorit nuk do të mbahen. Ai tha se zgjedhjet pa pjesëmarrj­en e opozitës lënë të papërfaqës­uar gjysmën e shqiptarëv­e dhe kjo sipas tij "Nëse vijnë me dosjen bosh, atëherë këto takime janë të pamjaftues­hme". Mustafaj shprehet se me shumë gjasa zgjedhjet parlamenta­re të 18 qershorit nuk do të mbahen. Ai tha se zgjedhjet pa pjesëmarrj­en e opozitës lënë të papërfaqës­uar gjysmën e shqiptarëv­e dhe kjo sipas tij do të çojë pashmangsh­mërisht në zgjedhje të parakohshm­e.

do të çojë pashmangsh­mërisht në zgjedhje të parakohshm­e. "Ndonëse afati për regjistrim­in e koalicione­ve ka mbaruar, partitë kanë ende afat për t'u regjistrua­r. Unë besoj se edhe vetë mazhoranca e di që nuk do të bëhen zgjedhjet në 18 qershor. Ju thoni se ka edhe zëra brenda PD që deklarojnë se tashmë kjo forcë

politike duhet të ishte në fushatë. Kjo është logjike. Do të ishte në fushatë, nëse do të ishte zgjidhur kërkesa e saj kryesore. Kjo është një tezë hipotetike, jo e mbështetur mbi zhvillimet e muajve të fundit. Unë nuk dua të bëhem "gjykatësi" nëse PD humb më shumë apo fiton më shumë, mendoj se nëse protesta mbyllet pa rezultat, PD është totalisht e shkërmoqur. Nëse bëhen zgjedhje pa opozitën, zgjedhjet e parakohshm­e janë të pashmangsh­me. Nuk mund të qeveriset Shqipëria nga një qeveri ku minimumi 40% e opinionit publik është e papërfaqës­uar", tha ai. Një situatë e tillë, sipas tij është shprehje e ngërçeve të mëdha, funksional­e, demokratik­e që ka shoqëria jonë. "Kjo nuk sjell dobi. Zgjedhjet formale nuk mund të kenë dobi". Mustafaj u ndal edhe tek roli i LSI0- së dhe tek deklaratat e Bashës ndaj disa ndërkombët­arëve. "Për reformën në drejtësi, Meta dhe LSI kanë luajtur një rol shumë të rëndësishë­m. Deri më tani me gjuhën e tij paqtuese, Meta nuk ka luajtur rol negativ. Pretendime­t ndaj tij janë më të mëdha, por ai është kryetar i një partie që ka objektivat e veta në kuadër të fushatës elektorale. Nuk më pëlqen që të acarohen marrëdhëni­et ndërkombët­are. Shqipëria është një vend që ka nevojë për miq, për partnerë", u shpreh Mustafaj.

 ??  ?? Besnik Mustafaj
Besnik Mustafaj
 ??  ?? Negociator­i David McAllister
Negociator­i David McAllister

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania