Gazeta Shqiptare

RAMA PËR KALANË E LEZHËS: QEVERIA E KALUAR DONTE TA KTHENTE NË MOTEL, GJYKATA E KORRUPTUAR

-

Apoloni, por edhe Athinaja, në një pozë paqësore, dallo het nga parzmorja me kokën e Gorgonës Meduzë, që i mbulon gjoksin. Ajo është e preferuara ime. Gorgona me funksionin e saj mbrojtës nuk di nëse na mbron apo e mbrojtëm, por sytë e këqij që vijnë vërdallë nuk e mundin dot Athinanë, më besoni! Radhiten në portik edhe shtatoret e zonjave, matronave, me veshje elegante, me pala e kinde.

Ky portik, si dhe gjithë muzeu, nëpërmjet gjetjeve të ndryshme na mëson se apolloniat­ët parapëlqen­in artin dhe arkitektur­ën. Ata zbukuruan qendrën e qytetit me vepra të gdhendura në mermer. Këto statuja e mbishkrime transmeton­in dikur mesazhe, jehona e të cilave na vjen me pjesëza edhe sot në këtë arkadë të populluar me vepra arti”.

Nga Leon Rey, te Hasan Ceka e Skënder Anamali- mes falënderim­eve për grupet e punës, një kujtese ndaj emrave që patën kaluar e lënë gjurmë nëpër Apoloni, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro "thirri" në ceremoninë e ' inaugurimi­t' të Parkut të restauruar të Apolonisë, edhe perënditë antike greke.

"Punime janë kryer në monumentet brenda hapësirës së Manastirit, duke përfshirë portikun e statujave, trapezarin­ë, kishën, depon arkeologji­ke, muzeun dhe ambientin përreth zonës së Parkut", thoshte Kumbaro në fillim të muajit. Punimet u bënë në kuadër të projektit "Rehabiliti­mi i Manastirit të Shën Mërisë dhe peizazhit në Parkun Arkeologji­k të Apolonisë". Dje, ministrja renditi gjithë pasuritë që ka Apolonia, nga nëntoka te mbitoka, derisa ia dha ambasadore­s Romana Vlahutin. "Ka ende vende të trashëgimi­së që kanë infrastruk­turë të dobët", - tha ambasadorj­a e BE- së, duke premtuar të mbështesë strategjin­ë e turizmit të qëndrueshë­m. Ajo kujtoi përmbytjet e mëdha aty, fortifikim­et e anëve të lumenjve.

"Besoj se nuk do t'ia dilnim dot nëse ky projekt nuk do të kishte pasur kujdesin e profesor Pirro Thomos", - tha dje kryeminist­ri Edi Rama nga Parku i Apolonisë, duke shtuar se Thomo meritonte më shumë duartrokit­je se ai vetë dhe se ministrja Mirela Kumbaro. Teksa falënderon­te restaurato­rin, ai foli edhe për kujdesin ' maniakal' të një tjetri të rëndësishë­m të kulturës sonë bashkëkoho­re, Maks Velos, që e përshëndet­i me kënaqësinë për praninë e tij, "sepse është një prani, - tha Rama, - që më siguron që gjërat këtu janë bërë më së miri, se përndryshe Maksi nuk do kishte ardhur". Mënyra e falënderim­it të shefit të qeverisë, kundrejt BE- së që ka financuar investimin qe jashtë kanoneve protokolla­re, kur tha se "më në fund i bindëm që të mos financojnë vetëm në burgje".

Rama, nuk la pa kujtuar se 10 vjet më parë u dha alarmi për sh- Nga

Apolonia, ku foli për investime, kryeminis tri Rama u ndal edhe te kalaja e Lezhës. Sipas tij, nuk është aspak e sforcuar që ne jemi ende në beteja sureale, për të shpëtuar trashëgimi­në kulturore nga duart e gjykatësve të korruptuar. Nuk është një rast, janë shumë raste kur trashëgimi­a kulturore është kthyer në një plaçkë, falë vendimeve "qorre" të qeverisë së kaluar dhe falë gjykatësve të korruptuar. "Rasti më tipik është Lezha. Ne duam që edhe Kalanë e Lezhës ta kthejmë në një instrument për rritjen ekonomike dhe rritjen e mirëqenies së zonës. Aty është dhënë leje nga qeveria e mëparshme jashtë gjithë kritereve, jashtë gjithë normave ligjore dhe rregullave procedural­e, për ta kthyer Kalanë e Lezhës në një motel. Ne kemi nisur procedurën për anulimin e këtij projekti monstruoz, sepse tjetër gjë është që në këtë zonë të krijosh mundësinë për një shërbim për të jetësuar zonën e për ta bërë Apoloninë të vizitueshm­e 24 orë, tjetër gjë është që këtë zonë t'ia japësh një njeriu e t'i thuash ' ktheje në një shërbim hotelerie për vete'", - tha kryeminist­ri. Duke kujtuar se, pasi Ministria e Kulturës anuloi procedurën, "ne u ballafaqua­m në gjykatë dhe humbëm gjyqin. Shkuam në Apel dhe Apeli doli me një vendim që i bashkohet zinxhirit të gjatë të vendimeve sureale të gjykatave tona, që nuk dha vendim. As tha ' i takon shtetit', as tha ' i takon këtij'. Tani presim me ankth se ç'do të thotë Gjykata e Lartë. E nëse Gjykata e Lartë do të vendosë që Kalaja e Lezhës t'i hiqet nga sofra e ekonomisë dhe mirëqenies gjithë popullit të Lezhës dhe t'i jepet një individi për ekonominë dhe mirëqenien e tij personale, atëherë do jemi përpara një tjetër rasti flagrant të mënyrës se si sistemi i korruptuar i drejtësisë ka ngritur një mur mes nesh dhe së ardhmes". Sipas Ramës, "nëse investimet kërcënohen nga gjykatës, si gjykatësi që Kalanë e Lezhës refuzoi t'ia kthente popullit, por ia la në dorë një individi, i cili synon ta kthejë kalanë në pronë private, si mundet të kapërcejmë hendekun që na ndan ende sot me vendet e Bashkimit Europian dhe të ulemi në tryezën e familjes europiane duke qenë dinjitozë?".

 ??  ?? Apolonia pas ndërhyrjev­e restaurues­e
Apolonia pas ndërhyrjev­e restaurues­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania