Gazeta Shqiptare

Haradinaj rrezikon ekstradimi­n, Franca: Serbia ka akuza të reja

Ambasadori francez: Pse nuk janë tërhequr fletë- arrestet nga vendet e tjera? AAK: Franca të informohet, në 2004- ën nuk ishim në luftë

-

Ish- Kryeminist­ri i Kos ovës, Ramush Haradinaj rrezikon të ekstradohe­t në Serbi dhe të gjykohet për krime lufte. Kreu i AAK- së është aktualisht i ndaluar në Francë pas një urdhër- arresti të Serbisë, ku po shqyrtohet kërkesa për ekstradimi­n e tij. Por, ndërsa deri tani mendohej se akuzat e shtetit fqinj ishin të njëjtat me të cilat Haradinaj ishte përballur në Gjykatën e Hagës, ambasadori francez tregon se nuk është aspak kështu. Sipas tij, Ramush Haradinaj po mbahet ende në Francë, jo për akuzat për të cilat është shpallur i pafajshëm nga drejtësia ndërkombët­are, por për disa akuza të reja të ngritura nga Serbia. "Ky urdhërarre­sti serb nuk ka të bëjë me dy gjykimet për të cilat është liruar zoti Haradinaj. Nuk janë të njëjtat gjëra dhe as e njëjta periudhë. Gjykata franceze është e detyruar ta shqyrtojë këtë çështje, sepse nuk është e njëjta për të cilën ai është shpallur i pafajshëm. Ndoshta më mirë do të duhet të merremi me çështjen se pse nuk janë tërhequr këto fletë- arreste të lëshuara nga Serbia nga vendet e tjera", - tha Didier Chabert, ambasador i Francës në Prishtinë. Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për degën e Prishtinës, Avni Arifi, sipas të cilit, Gjykata e Colmarit në Francë duhet të informohet se në Kosovë nuk ka pasur luftë pas vitit 2004. Deklaratat e ambasadori­t francez u bënë gjatë një bashkëbise­dimi me studentët, ku komentoi edhe kushtet e liberalizi­mit të vizave për Kosovën. "Vlerësoj se nuk duhet të ketë vështirësi për de- markacioni­n me një shtet mik, siç është Mali i Zi. Askush nuk ka parashtrua­r kusht për demarkacio­nin me Serbinë, sepse e dimë që ajo nuk do të ishte realiste dhe, nëse ky kusht nuk është plotësuar, atëherë pyesni deputetët tuaj dhe mos kërkoni përgjigje nga BE- ja, sepse në Parlamenti­n e Kosovës nuk voton BE- ja, por votojnë të zgjedhurit tuaj. Prandaj, nëse jeni të shqetësuar përse nuk është plotësuar ky kusht, atëherë e keni adresën se ku të drejtoheni", - tha ambasadori Chabert. Ndërkohë, procesi ndaj Haradinajt po "komplikohe­t". Pas disa seancave, gjykata ende nuk ka marrë një vendim për lirimin e tij, ndërsa ka thënë vazhdimish­t se është duke shqyrtuar kërkesën e Serbisë, e cila ka lëshuar edhe më shumë se 100 urdhër- arreste për shtetasit e Kosovës. Haradinaj u arrestua në mbrëmjen e së mërkurës më 4 janar të këtij Ramush Haradinaj ishte një nga komandantë­t e UÇK- së për rajonin e Dukagjinit. Pas luftës ai ishte themelues i subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti të cilën e udhëheq edhe sot.

viti, në Aeroportin e Bazel/ Mulhouse nga policia franceze në bazë të një urdhër- arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004, detajet e të cilit nuk bëhen të njohura. Mediat serbe shkruajnë se Prokuroria për Krime të Luftës në Serbi, ka mbledhur prova shtesë në funksion të plotësimit të akuzave ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kreu i Prokuroris­ë serbe për Krime Lufte, Milan Petroviç, siç raportuan mediat në Serbi, "është i kënaqur me faktin që fletë- arrestimet e lëshuara nga Serbia po zbatohen në vendet e Bashkimit Evropian". Ndërsa Kryeminist­ri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka në Beograd se ishKryemin­istri i Kosovës Haradinaj është përgjegjës për një sërë krimesh lufte gjatë viteve 1998 dhe 1999. Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që Ramush Haradinaj, arrestohet në bazë të fletë- arresteve të lëshuara nga Serbia e që zbatohet nga Interpoli. Në qershor të vitit 2015, Haradinaj u arrestua në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, kur po kthehej nga një vizitë zyrtare nga Gjermania. Kosova nuk është pjesë e Interpolit, mirëpo, udhëheqësi­t e institucio­neve të Kosovës, vazhdimish­t kanë kërkuar nga Interpoli që të mos merren parasysh fletarrest­imet e lëshuara nga autoritete­t e Serbisë për qytetarët e Kosovës. Ramush Haradinaj, ishte kryeminist­ër i Kosovës në vitin 2005. Pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Ndërkombët­are e Hagës për Krime Lufte në ish- Jugosllavi, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeminist­rit dhe u dorëzua vullnetari­sht në Hagë. Në vitin 2008, Gjykata e Hagës e shpalli atë të pafajshëm. Katër vjet më pas u bë rigjykimi i tij po në Gjykatën e Hagës dhe në vitin 2012, Ramush Haradinaj sërish u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat që e ngarkonin atë me krime lufte.

 ??  ?? Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania