Gazeta Shqiptare

McAllister: Në Shqipëri zgjedhjet janë në rrezik

Zv/ presidenti i PPE pas vizitës në Shqipëri apelon për zgjidhjen e krizës "Koha për të kapërcyer bllokimin politik"

- Valentina Madani

Zëvendëspr­esidenti i Partisë Popullore Eu ropiane, David McAllister, pas dështimit të negociatav­e në Tiranë lëshon alarmin se zgjedhjet në Shqipëri janë në rrezik, ndaj bën thirrje për kapërcimin e ngërçit të tejzgjatur. Ai paralajmër­on se kriza mund të thellohet, nëse nuk kapërcehet bllokimi politik. Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamenti­t Evropian, David McAllister ( EPP) përmes një statusi në "Facebook", McAllister bën të ditur se, "pas tryezës nuk u gjet konsensus për çështjen thelbësore, të datës së zgjedhjeve dhe formimin e mundshëm të një qeverie teknike". Sipas tij, duhet kapërcyer bllokada politike, pasi në vend ka krizë serioze politike, që rrezikon zgjedhjet. "Në Shqipëri, një krizë serioze politike po rrezikon zgjedhjet e planifikua­ra për në qershor. Në Tiranë ndërmjetës­ova mes qeverisë dhe opozitës. Ka pasur përparim në disa fusha, por nuk ka konsensus për çështjen thelbësore, të datës së zgjedhjeve dhe formimin e mundshëm të një qeverie teknike. Tani duhet ta kapërcejmë bllokadën politike", deklaron eurodepute­ti David McAllister. Zëvendëspr­esidenti i Partisë Popullore Evropiane ( PPE), David McAllister dhe Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenste­in zhvilluan të martën një vizitë në Tiranë në përpjekje për uljen e palëve në dialog dhe arritjen e një kompromisi për krizën politike në vend. Gjatë takimit me përfaqësue­s të mazhorancë­s dhe opozitës, ata paraqitën propozime për rrugën përpara, që përfshinte pika mbi dekriminal­izimin, luftën kundër narkotikëv­e, masat teknike për përmirësim­in e zhvillimit të zgjedhjeve dhe masat e ndërtimit të besimit politik". Ata gjithashtu propozuan ide për diskutim mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshimet e mundshme parazgjedh­ore në strukturat qeveritare, për të ndërtuar besimin afatgjatë në sistem. Për anën e shumicës kishte marrëveshj­e mbi pikat e parashikua­ra për sa kohë që vetingu do të votohej në parlament. Partia Demokratik­e mbajti qën- drimin e saj për emërimin e një kryeminist­ri teknik dhe për miratimin e një sistemi votimi elektronik për hir të zgjedhjeve të lira. "Kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të PE, David McAllister ( EPP) dhe Raportuesi i Përhershëm i PE për Shqipërinë, Knut Fleckenste­in u takuan me "Duke e konsiderua­r atë që po ndodh në Shqipëri si një krizë të thellë politike, që rrezikon zgjedhjet e qershorit, McAllister shprehet se në disa aspekte gjatë negociatav­e pati hapa frytdhënës, por në çështjen thelbësore të datës së zgjedhjeve dhe mundësisë për krijimin e një qeverie teknike nuk pati konsensus. shumicën dhe opozitën shqiptare dhe patën një diskutim të mirë. Të dy deputetët paraqitën propozime që përfshinte pika mbi dekriminal­izimin, luftën kundër narkotikëv­e, masat teknike për përmirësim­in e zhvillimit të zgjedhjeve dhe masat e ndërtimit të besimit politik. Ata propozuan gjithashtu ide për diskutim mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshime të mundshme parazgjedh­ore në strukturat e qeverisë për të ndërtuar besim afatgjatë te sistemi. Nga ana e mazhorancë­s pati dakordësi mbi pikat e propozuara me kusht që vetingu të votohet në parlament. Partia Demokratik­e iu përmbajt pozicionit të saj për emërimin e një kryeminist­ri teknik dhe miratimin e një sistemi elektronik votimi për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme", thuhet në deklaratën e zyrës së BE- së.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania