Gazeta Shqiptare

Meta akuzon PD: Axhendë politike antikonsen­sus

Dialogu politik për zgjidhjen e krizës, kreu i Kuvendit shkon në zyrën e presidenti­t Nishani "Qeveria teknike, humbasim fokusin nga standardet"

- Darina Tanushi

Dështoi dje edhe një tjetër përpjekje për të ulur në një tryezë bashkëbise­dimi mazhorancë­n dhe opozitën. Ishte kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili ftoi të gjitha partitë politike parlamenta­re për të biseduar për zgjidhjen e ngërçit, ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe për zgjedhjen e presidenti­t të ri të vendit. Edhe pas përpjekjev­e të Metës, partitë e opozitës këmbëngulë­n në bojkotin e tyre. Meta takoi më herët gjatë ditës së djeshme, deputetin e PD- së, Oerd Bylykbashi, por duket se bisedimet nuk arritën të sjellin në tryezën e pasdites së djeshme përfaqësue­sit e opozitës. Ndërkohë, pas takimit me partitë, rreth orës 22: 15, kreu i Kuvendit u takua me Presidenti­n e Republikës, Bujar Nishani në Presidencë, për të diskutuar mundësinë e një tjetër përpjekjej­e për uljen e palëve në dialog. I vetmi që respektoi thirrjen e kreut të Kuvendit dje ishte kreu i PAA- së, Agron Duka, i cili qëndroi vetëm pak minuta për të takuar kreun e Kuvendit dhe siç tha pas takimit, shkoi për t'iu bashkuar aleatëve të tij që kishin vendosur të bojkotonin këtë tryezë. Të pranishëm në takim ishin kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi; kryetari i grupit të LSI, Luan Rama i LSI- së; kryetarja e grupit të PDIU, Mesila Doda dhe kreu i Partisë LI-

BRA, Ben Blushi. Pas, takimit informues, kreu i Kuvendit u shpreh për mediat se, "të gjithë janë mirinformu­ar për përpjekjet e rëndësishm­e nga partnerët ndërkombët­arë, dialogu brenda vendit ka munguar për një kohë të gjatë dhe është për të ardhur keq që nuk po demonstroh­et vullneti, përgjegjsh­mëria për t'u dhënë qytetarëve një proces normal, të qetë dhe demokratik, siç e meriton çdo qytetar

dhe shoqëria jonë. Opozita ka të drejtën e saj të quajë të kotë këtë tryezë timen. Si kryetar i Kuvendit kam bërë të gjitha përpjekjet për t'u vendosur dialogu që nga dita e parë e vendosjes së çadrës dhe protestës së opozitës për këtë çështje, por është për të ardhur keq që opozita barazon dialogun me ultimatumi­n". Ju e dini falë përpjekjev­e të bëra nga ndërkombët­arët, nga unë dhe LSI janë bërë disa hapa përpara nga ana e mazhorancë­s aktuale për të krijuar një klimë sa më konstrukti­ve dhe mirëbesimi, por kuptohet që opozita ka një axhendë që nuk po i shërben këtij procesi dhe besoj se nuk do t'i shërbejë edhe vetë opozitës. Pjesëmarrj­a dhe garantimi i gjithëpërf­shirjes i opozitës do të bënte të mundur që opozita jo vetëm të përmirëson­te garantimin e standardev­e, por të ishte ajo opozitë që kanë nevojë të gjithë qytetarët shqiptarë", u shpreh Meta. Sipas tij, "pasojat e krizave të këtyre viteve janë pasojat e Kodit të bërë në errësirë në ndryshimin e dhunshëm që iu bë Kushtetutë­s me konsensusi­n e madh. Përpjekjet për marrëveshj­e nuk janë shteruar. Vendi meriton qetësi, paqe sociale. Ky Kod ka provuar se nuk jep demokracin­ë që meriton, e çon vendin nga një krizë në tjetrën", u shpreh Meta. I pyetur në lidhje me zgjedhjen e presidenti­t, nëse do zgjidhet në këtë legjislatu­rë, Meta tha: "Besoj se do të zgjidhet në këtë legjislatu­rë. Dialogu do vazhdojë. I janë bërë mjaft oferta PD- së, për të cilat informova përfaqësue­sit e partive parlamenta­re që morën pjesë, por edhe PD duhet të tregojë vullnet që të përfshihet në këtë proces". Sa i takon qeverisë teknike, Meta u shpreh: "Nëse çdo përpjekje personaliz­ohet te një individ, atëherë humbasim fokusin nga standardet që ka nevojë Shqipëria dhe nuk ndihmojnë zgjidhjen dhe dialogun".

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, duke folur pas takimit të djeshëm
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, duke folur pas takimit të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania