Gazeta Shqiptare

Basha, Ramës: Reflekto, refuzojmë pazaret e tua

Kreu i PD- së: Nis bashkimi i armatave paqësore. Fushëbetej­a jonë e parë, Kavaja Rrëzimi i Ramës, përgjigjja për Blushin

- Valentina Madani

Kreu i PD- së, Lulzim Basha paralajmër­oi dje kryeminist­rin Edi Rama se javën e ardhshme opozita do të përshkallë­zojë aksionin politik në mosbindje civile. Kryeminist­rin e ftoi ta presë në fushëbetej­ën e Kavajës në 7 maj, qytet në të cilin socialistë­t do të shkojnë për të votuar kryebashki­akun e ri, ndërsa demokratët për të protestuar dhe pamundësua­r zgjedhjet. Z. Basha pas dështimit të negociatav­e, u shpreh i bindur se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë dhe fushëbetej­a e parë në këtë përplasje do të jetë Kavaja. "Duke nisur nga sot, kjo lëvizje do shtrihet e do çlirojë sheshet e republikës së vjetër përmes akteve të mosbindjes civile, që do shpalosen njëri pas tjetrit. Javën e ardhshme nis armata popullore nga jugu në veri", deklaroi z. Basha. Kreun e qeverisë e paralajmër­oi se nuk do të lejojë zgjedhje pa opozitën, teksa e ftoi të reflektojë për kërkesën e qeverisë teknike dhe mandatin e saj. "Koha për ta zgjidhur me dialog po shkon drejt mbarimit, çdo minutë reflektim është i mirëpritur. Votime pa opozitën s'do ketë, zgjedhjet të diktuara nga krimi s'do ketë. Zgjedhje pa qeveri teknike e pa largimin e Edi Ramës nuk ka e s'do këtë…", u shpreh kreu i PD- së. Propozimet e bëra nga kryeminist­ri Rama gjatë takimeve me negociator­ët europianë, Basha i cilësoi pazar. Zgjidhja e vetme sipas tij për të garantuar zgjedhje të lira është largimi i Ramës nga kreu i qeverisë, ndonëse nuk përjashtoi që kryeminist­ri i dalë nga qeveria teknike të jetë nga radhët e partisë më të madhe në qeveri. Për propozimin e mazhora- ncës që i ofroi 4 ministra dhe kreun e KQZ- së, në mënyrë që opozita të futet në zgjedhje, Basha kishte këtë përgjigje: "Edi Rama e bëri të qartë se është gati të dorëzojë ministrat, kreun e KQZ, zyrtarë në polici po nuk është gati të dorëzojë karrigen e tij. Merri, çfarë problemi ka, merr- jep, jap e merr, kështu funksionon pazari i peshkut të qelbur nga koka, ku duan ta futin edhe PD- në. Kjo është ëndrra e një nate vere e Ramës dhe Metës, që nuk do bëhet kurrë realitet. Ne nuk duam pushtet në tavolinë. Nuk kemi qenë përjashtue­s, përkundraz­i, ju kemi thënë që emri i kryeminist­rit teknik le të vijë me propozim të shumicës, por Rama refuzon të ndahet nga karrigia e tij". Ben Blushi propozoi dje një mocion votëbesimi për qeverinë "Rama". Ai i bëri thirrje me emër drejtpërdr­ejt Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. Por nuk ka vonuar përgjigja e Bashës. Dhe është negative. "Beni na bëri një ofertë. Shpresoj t'i qëndrojë deri në darkë se zakonisht i ndryshon fjalët. Por, gjithsesi unë i them se kjo ofertë është e papranuesh­me. Ne duam gjithëpërf­shirje dhe jo përjashtim­e. Ne nuk duam ta përjashtoj­më PS nga qeveria teknike", tha Basha. Sipas tij, kryesore është për PD që qytetarët të votojnë të lirë. "Ndaj ne i kemi drejtuar ftesë çdo formacioni për një qeveri me mandat të paracaktua­r. Koha për ta zgjidhur këtë me dialog është drejt mbarimit, por më mirë vonë se kurrë. Çdo minutë reflektimi është i mirëpritur", deklaroi z. Basha. "Fakti që u pranua nga Edi Rama të lëshonin gjysmën e qeverisë dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve është një shenjë se deri diku, por jo sa duhet, që edhe kuptimi i gjendjes ku ndodhet ka depërtuar në mendjen e tij", theksoi deputeti i PD- së.

 ??  ?? Protesta e opozitës
Protesta e opozitës
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania