Gazeta Shqiptare

Para atentatit, viktimat u takuan në një servis me 2 vajza nga Tirana

"Bëmë shaka me Juxhinin e Ervinin". Policia u sekuestron celularët Të rejat: Djemtë na ndihmuan për kontrollin e “Smart”- it

- Klodiana Haxhiaj

Vrasja në atentat e ishpolicit Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautit ka alarmuar policinë e Durrësit. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e së martës në afërsi të "Mbikalimit të Sukthit", grupi hetimor ka shkuar në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet me qëllim identifiki­min dhe vënien në pranga të atentatorë­ve. Mësohet se hetuesit e çështjes kanë sekuestrua­r pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe objekteve, pranë të cilave dy viktimat kanë bërë lëvizjet e fundit. Nga pamjet filmike është konstatuar se Dalipaj dhe Dauti kanë qëndruar fillimisht në një autoservis, i cili është jo më shumë se 300 m larg prej vendit të atentatit. Në këtë autoservis, Dalipaj dhe Dautaj janë takuar me dy vajza, të cilat kishin mbërritur aty me një automjet "Smart". Bëhet fjalë për dy vajza të moshës 23 dhe 24 vjeçe nga Tirana. Menjëherë hetuesit kontaktuan me pronarin e servisit ( që ka 4 kamera me rezolucion të lartë) ku qëndruan dy viktimat dhe prej nga dolën për të rënë në pritën vdekjeprur­ëse. Por, pronari u ka thënë hetuesve se kamerat nuk kanë server. Nga marrja në pyetje e një prej punonjësve të servisit u zbulua identiteti i vajzave që u panë në shoqërinë e dy viktimave. Mësohet se Dalipaj dhe Dauti u kanë kërkuar punonjësve të servisit që t'i bëjnë një kontroll mjetit të vajzave, sepse të nesërmen ( dje) do të paraqitej në kolaudim. Ndërkaq, punonjësi i servisit u ka kërkuar 37-

vjeçarit Dalipaj dhe mikut të tij që të dilnin xhiro me vajzat, sepse kontrolli teknik i "Smart"- it të tyre zgjaste në kohë. Por, ata kanë thënë se kishin punë dhe do të largoheshi­n ( kanë dalë nga dera e pasme e au-

toservisit që të nxjerr në rrugën dytësore ose ishrrugën e vjetër MaminasShi­jak- Durrës). Nëse vajzat do të hipnin në automjetin tip "Audi Audi S8" me targa AA 111 OI, atëherë atentati do të kishte pasoja të katër- Burime nga prokuroria e Durrësit dje deklaruan se në lidhje me atentatin e ndodhur pasditen e së martës janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 20 persona, kryesisht me precedentë penalë, por edhe disa persona VIP të botës së krimit në Durrës dhe në Tiranë ( pjesëtarë të grupeve rivale).

fishta. Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, dy vajzat u identifiku­an dhe u morën në pyetje nga grupi hetimor. Gjatë marrjes në pyetje, ato kanë pohuar se nuk dinin asgjë në lidhje me aktiviteti­n e dy viktimave dhe se ish- efektivin e policisë nuk e njihnin fare. "Ne njihnim Juxhinin. Me të jemi njohur në Tiranë. Ai na kishte thënë se do të na çonte tek një miku i tij për të kontrollua­r makinën. Gjatë kohës që ishim në servis, dy djemtë që na ndihmuan ishin të qetë. Nuk vumë re se ishin të shqetësuar. Përkundraz­i, bëmë shaka dhe i falënderua­m për ndihmën që na dhanë", janë shprehur dy vajzat nga Tirana, të cilat ishin personat e fundit që takuan dy viktimat e atentatit. Hetuesit kanë sekuestrua­r telefonat celularë të vajzave. Hetimet përfshijnë çdo thirrje telefonike të kryer prej tyre, para e pas vrasjes, por kështu edhe qelizat e thirrjeve të mëparshme. Po kështu janë sekuestrua­r e pritet të zbardhen tabulatet e dy viktimave, për të parë se me kë kishin folur në telefon para vrasjes, kush person ishte në dijeni të lëvizjes së tyre.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? 38- vjeçari Ervin Dalipaj
38- vjeçari Ervin Dalipaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania