Gazeta Shqiptare

Atentati në Durrës, zbardhet skema e krimit

Shoqërohen 20 persona. Prokuroria: Vrasja ndodhi në 60 sekonda. Autorët, ish- komando ose ish- policë Autorët qëlluan Dalipajn e Dautin nga një makinë "Audi 3" dhe një "BMW X5"

- Klodiana Haxhiaj

Një ditë pas atentatit mafioz të ndodhur në afërsi të "Mbikalimit të Sukthit", ku mbetën të vrarë ish- efektivi i policisë, Ervin Dalipaj dhe mikut i tij Juxhin Dauti, janë zbardhur detaje të reja. Burime zyrtare nga prokuroria e Durrësit dje bënë me dije për "Gazeta Shqiptare" se ekzekutimi i dy viktimave ka ndodhur për 60 sekonda. Sipas hetuesve të çështjes, makina tip "Audi S8" me targa AA 111 OI u qëllua me 32 plumba kallashnik­ovi. Mësohet se në atentatin ndaj Dalipajt e Dautit kanë marrë pjesë dy automjete, një "Audi A3" dhe një "BMW X5" me ngjyrë të zezë. Fakti që autorët e krimit kanë qenë me dy makina është zbuluar pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, që iu sekuestrua­n bizneseve që ndodhen në autostradë­n Durrës- Tiranë ( afër vendit të ngjarjes). Ndërkohë, burime nga grupi hetimor deklaruan se në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 20 persona, kryesisht me precedentë penalë, por edhe disa persona VIP të botës së krimit në Durrës dhe në Tiranë ( pjesëtarë të grupeve rivale). Aktualisht DURRËS - Makina tip "Audi S 8" me targa AA 111 OI, në të cilën u ekzekutuan me 32 plumba ish- shefi i sektorit Ekonomiko- Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, Ervin Dalipaj dhe i riu nga Vlora, Juxhin Dautaj, ishte një prej automjetev­e më të shpejta në qarkullim. Referuar një video të publikuar në rrjetin social "Youtube", rezulton se makina me të cilën udhëtonin dy viktimat është testuar në Gjermani në shkurt të po këtij viti gjatë një eventi garash me makina. Nga pamjet e videos që zgjat 05: 22, makina "Audi" me është testuar disa herë në pistë me makina të tjera si "Mercedes Benz", "BMW" etj., dhe ka rezultuar fituese në disa gara shpejtësie. Megjithatë, referuar komentit që shoqëron këtë video në "Youtube" sqarohet ndër të tjera se nga testet në pistë ka rezultuar se "Audi S8" me 700 kuaj fuqi "nuk është makina ideale për gara shpejtësie, por është mjaft impresionu­ese ta shohësh atë në veprim". Ndërkohë, nga pamjet është e vështirë të dallohet se kush ka qenë në timonin e "Audit" me targë AA 111 OI gjatë këtyre garave të zhvilluara në Gjermani vetëm dy muaj para se kjo makinë dhe dy pasagjerët e saj të "sharro-

Policia dhe prokuroria kanë mundur të zbardhin skemën e krimit. Sipas burimeve nga organi i akuzës, dy viktimat fillimisht kanë qëndruar në autoservis­in, i cili është jo më shumë se 300 m larg prej vendit të atentatit, me një fushëpamje absolute. Në autoservis, 38- vjeçari Ervin Dalipaj dhe 27- vjeçari Juxhin Dautaj janë takuar me dy vajza, të cilat kishin mbërritur aty me një automjet "Smart". Më pas, sapo kanë dalë nga dera e autoservis­it, i cili mbikëqyret me 4 kamera filmike e rezolucion të lartë, dy viktimat janë ndeshur me një makinë "BMW X5", jo më shumë se 15 m distancë në anë të rrugës. Këtu rruga ka fushëpamje absolute edhe heshin" nga plumbat në autostradë­n Tiranë- Durrës. Mësohet se automjeti është në pronësi të 33- vjeçarit Ergys Hoxhaj, i cili është biznesmen dhe jep me qira makina luksoze. Këtij automjeti, të martën pak para se të ndodhte atentati në Sukth i nga pjesa e kodrës ku gjenden shtëpitë e banorëve të zonës. Dyshohet që rreth 30 m distancë, për nga kthesa në drejtim të Shijakut, makinën e viktimave e priste një automjet tip "Audi A3" ngjyrë gri. Fillimisht automjeti që drejtohej nga Dauti ( Dalipaj ishte pasagjer në vendin e parë) është qëlluar me breshëri kallashnik­ovi nga automjeti "BMW X5" në lëvizje e sipër, ndërsa "Audi A3" i ka prerë rrugën. Drejtuesi i mjetit, Dauti është qëlluar fillimisht në krahun e shoferit me breshëri dhe ka vdekur në vend, ndërsa makina në këtë moment është përplasur me një bordurë betoni, ndërsa ka dalë nga rruga e asfaltuar, në një shesh. Ndërkohë, dyshohet se mje-

është prerë siguracion­i në kryeqytet në emër të pronarit Hoxhaj. Nuk dihet se si më pas mjeti është marrë në përdorim nga 27- vjeçari Juxhin Dautaj dhe 38- vjeçari Ervin Dalipaj, të cilët u ekzekutuan në vendin e quajtur "Mbikalimi i Sukthit". ti i viktimave doli jashtë rruge, pasi është qëlluar në drejtim ballor nga automjeti i dytë i atentatorë­ve, të cilët janë siguruar që viktimat humbën jetën si rezultat i breshërisë së plumbave. Përplasja e "Audit S8" duket që ka qenë e fuqishme, ndërsa këmba e drejtuesit të mjetit ka ngrirë e shkelur në gaz, pasi ai ka ndërruar jetë. Pas përplasjes, automjeti ka fluturuar lart për rreth 20 m, duke kapërcyer bordurën e betonit dhe kanalin rreth 3 m të gjerë e të thellë, që gjendet në anë të autostradë­s. Automjeti është plasur në autostradë, aty edhe ku dhe u gjetën dy viktimat nga forcat e policisë. Makina ku udhëtonin dy të vrarët ka qenë me shpejtësi maksimale. Pas krimit, makinat e atentatorë­ve janë larguar në rrugën dytësore në drejtim të Shijakut ose të Durrësit ( kjo nuk dihet akoma).

HETIMET

Hetuesit janë të bindur se Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti kanë rënë pre e një atentati të mirorganiz­uar. Sipas tyre, e gjithë skena e krimit ka ndodhur brenda 60 sekondash. Autorët kanë qenë të stërvitur që të mos shkonin dëm asnjë plumb. Sipas tyre, atentatorë­t mund të kenë qenë ish- komando, apo edhe ish- policë. Ndërsa, ende nuk dihet se cili nga viktimat ka qenë shënjestër e atentatorë­ve.

 ??  ??
 ??  ?? Viktima Ervin Dalipaj
Viktima Ervin Dalipaj
 ??  ?? Viktima Juxhin Dauti
Viktima Juxhin Dauti
 ??  ?? Makina tip "Audi S 8" ku u ekzekutuan Dalipaj dhe Dautaj
Makina tip "Audi S 8" ku u ekzekutuan Dalipaj dhe Dautaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania