Gazeta Shqiptare

Pronarët, qeveria akordon 417 milionë lekë për kompensim

Tokat e zëna nga ndërtimet pa leje, formulari që duhet të plotësojnë përfituesi­t Formulari- tip, kostoja e aplikimit 2.000 lekë

-

Miratohet fondi 417 milionë lekë për kompensimi­n e pronarëve në Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Durrës. Vendimi është marrë dje, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku përcaktohe­n sipërfaqja dhe fondi i kompensimi­t financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e që preken nga ndërtimet informale. Masa e kompensimi­t është 20 872,79 m ² dhe vlera e përgjithsh­me e kompensimi­t financiar është 417 065 686,31 lekë. Qeveria ngarkon Zyrat Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, përkatësis­ht në Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Durrës, të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshm­e. Ndërkohë, pronarët që përfitojnë kompensimi­n duhet të aplikojnë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave duke plotësuar formularin- tip dhe duke dorëzuar gjashtë dokumente. Kostoja e aplikimit është 2.000 lekë, ndërsa afati i shqyrtimit të kërkesës është 90 ditë. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga pranimi i kërkesës verifikon dokumentet, ndërsa drejtoresh­a e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, brenda 30 ditëve nga verifikimi firmos pagesat.

PRANIMI I KËRKESAVE

Procesi i regjistrim­it apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së njoftimit publik. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithsh­ëm të ATP- së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave, me objekt shpërblimi­n e pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, dhe shpërndarj­en e fondit përkatës. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimi­n e pronës, kryen verifikime­t e duhura. Drejtori i Përgjithsh­ëm i ATP- së, brenda 30 ditëve nga data e përfundimi­t të procesit të verifikimi­t nga grupi i punës, nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohe­n. Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohe­n, duke përcaktuar arsyet e mospërfshi­rjes.

Subjekti apo përfaqësue­si i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP- së Tiranë kërkesën- tip që i vihet në dispozicio­n nga grupi i punës pranë AKKP- së, të plotësuar sipas rubrikave. Në listën e dokumentev­e është dëshmia e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e

ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimt­arëve, në përputhje me përcaktime­t e Kodit Civil. Sipas ligjit, për dëshmitë e trashëgimi­ve të lëshuara nga gjykata për testamenti­n e bërë me akt noterial të sillet certifikat­ë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi. Një tjetër dokument është prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim. Në rastin e kërkesave individual­e të secilit bashkëpron­ar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2.000 lekë, pavarësish­t se i përket së njëjtës pasuri të paluajtshm­e.

 ??  ?? Faksimile e formularit- tip
Faksimile e formularit- tip

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania