Gazeta Shqiptare

Kamioni me 1.1 tonë drogë, kapen 2 policë dhe doganieri

Ja 5 shkeljet që kryen punonjësit e Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës Në kërkim shoferi i mjetit që kaloi në Greqi

- Xhensila Kodra

Prokuroria për Krime të Rënda ka identi fikuar personat përgjegjës për kalimin e një kamioni me rreth 1.1 tonë kanabis në Greqi, në datë 17.02.2017. Në bazë të hetimeve ka rezultuar se përgjegjës për kalimin e mjetit janë punonjës të policisë dhe të doganës në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, të cilët kanë krijuar lehtësitë e nevojshme që një kamion të kalonte pa iu ushtruar kontroll. Kështu, të arrestuari­t janë Ylli Rustemi, doganier pranë Doganës Kakavijë, Gjirokastë­r; Vladimir Skrapalliu, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë; Blerim Mëhilli, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë. Ndërsa në kërkim janë shpallur Klement Budo, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë dhe Qamil Muçaj, banor i fshatit Hekal, Fier, pronari dhe shoferi i kamionit. Hetimi i Prokuroris­ë për Krime të Rënda nisi fillimisht në bazë të informacio­nit mediatik për zbulimin e këtij kamioni nga ana e autoritete­ve greke dhe më tej nga referimi i Policisë së Shtetit.

HETIMI

Nga hetimet ka rezultuar se më 17.02.2017, në një kamion me targa dhe drejtues shqiptar, është zbuluar

nga ana e autoritete­ve doganore në pjesën greke të Kakavijës, një sasi prej rreth 1117 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sativa. Shoferi i mjetit, i cili sapo kishte kaluar në doganën dhe Pikën e Kalimit Kufitar shqiptare është larguar menjëherë nga mjeti, sapo ka konstatuar se policia greke kishte zbuluar lëndën

narkotike, e cila gjendej në pjesën e përparme të karroceris­ë. Prej atij momenti, shoferi është larguar dhe nuk është gjetur nga ana e autoritete­ve greke, të cilat kanë nisur hetimet për llogari të tyre. Pas këtij informacio­ni, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimet nga ku rezultoi se punonjësit policorë dhe doganorë, të cilët kishin plotësuar formularët e kontrollit për këtë kamion, në fakt nuk kanë realizuar asnjë kontroll.

SHKELJET E PUNONJËSVE

Sipas prokuroris­ë, ky kamion nuk i është nënshtruar kontrollit me skaner. Nga ky kontroll do të ishte evidentuar ngarkesa me lëndë narkotike e vendosur në një hapësirë të parapërgat­itur në pjesën e përparme të karroceris­ë së kamionit, pasi ishte një sasi e konsiderue­shme. Kamioni nuk është peshuar në peshoren që gjendet në Doganën Kakavijë. Nëse do të ishte vendosur në peshore, do të dilte një peshë prej 1 ton e 147 kg dhe 423 gramë më shumë sesa pesha e kamionit në dokumentet e tij. Nuk është matur gjatësia e jashtme e karroceris­ë së kamionit me hapësirën e brendshme. Diferenca midis dy gjatësive do të ishte e mjaftueshm­e për të kuptuar se në karroceri ka ndërhyrje. Nuk është bërë kontrolli me qenin antidrogë, që është i destinuar për kontrolle të tilla. Në rast se qeni antidrogë do t'i ishte afruar kamionit apo të ishte futur brenda tij, nisur nga era karakteris­tike që ka lënda narkotike e llojit kanabis sativa dhe sasia e konsiderue­shme që ishte fshehur në kamion, me siguri rezultatet do të ishin pozitive. Nuk është vlerësuar fakti se ky shtetas në mënyrë të përsëritur i është

nënshtruar kontrollit në kufi së bashku me kamionin që drejtonte mbi dyshimet se merret me aktivitet të kundraligj­shëm. Për këto arsye, në bazë të hetimeve të deritanish­me, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë "Arrest në burg", e miratuar nga Gjykata për

Krime të Rënda, për personat e lartpërmen­dur, të dyshuar për veprën penale të "Trafikut të narkotikëv­e", në bashkëpuni­m. Masat e sigurimit janë ekzekutuar nga ana e efektivëve të Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme, si edhe nga Policia e Shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania