Gazeta Shqiptare

Diplomat e mësuesve, ndryshojnë kriteret për të dhënë mësim

Projektlig­ji/ Mësuesit e ciklit të ulët duhet të kenë master për "arsim fillor" Edukatorët, vetëm me profilin ' parashkoll­or'

-

Ndryshojnë kriteret që duhet të plotësojë një mësues për të ushtruar detyrën në arsimin parauniver­sitar. Ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave ka miratuar projektlig­jin, i cili përcakton llojin e diplomës që duhet të disponojnë këta profesioni­stë sipas nivelit të sistemit arsimor ku japin mësim. Ndërkohë që, ai do të duhet të diskutohet edhe në Kuvend para se të marrë miratimin përfundimt­ar. Sipas propozimit të qeverisë, mësuesi për arsimin parashkoll­or duhet të ketë fituar diplomën e ciklit të parë "Bachelor", që formon mësues të arsimit parashkoll­or. Ndërkohë që, mësuesi për arsimin fillor duhet të ketë diplomën e ciklit të parë "Bachelor" dhe diplomë të ciklit të dytë "Master profesiona­l", që formon mësues të arsimit fillor. Deri më tani, edukatorët e kopshteve mund ta ushtronin profesioni­n nëse dispononin një diplomë të nivelit ' Bachelor', që jo detyrimish­t duhej të ishte e profilit ' parashkoll­or', ndërsa mësuesit e ciklit të ulët nuk kishin detyrimin të kishin master në ' arsim fillor', por mjaftonte diploma e ciklit të dytë të studimeve. Po kështu përcaktohe­j edhe për gjimnazin, por sipas projektlig­jit të ri, "mësuesit për arsimin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë duhet të ketë fituar diplomën e ciklit të parë ' Bachelor', në lëndët e arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë si dhe diplomë të ciklit të dytë ' Master', me 120 kredite në fushën apo lëndën që lidhet me programin e studimit të ciklit të parë". Sipas dokumentit, mësuesi i shkollave të arsimit të orientuar për lëndë të profilit, specialite­tit dhe mësuesi, që punon me nxënësit me aftësi të kufizuara, duhet të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë, përkatësis­ht, në fushën e edukimit dhe të pedagogjis­ë së specializu­ar. Gjithashtu, një risi që sjell ky projektlig­j ka të bëjë me faktin se "profesioni i mësuesit mund të ushtrohet edhe nga individë që zotërojnë diplomë universita­re të ciklit të parë dhe të dytë, ose diplomë universita­re me kohëzgjatj­e, së paku, 4 vite akademike, të ngjashme ose të përafërta me fushën apo lëndët e mësimdhëni­es në arsimin parauniver­sitar. Diplomat e njëvlershm­e, diplomat e ngjashme ose të përafërta me diplomat e sipërpërme­ndura do të përcaktohe­n në një moment të dytë, përmes një udhëzimi të ministrit.

Ndërkaq, sikurse parashikoh­ej edhe aktualisht, mësuesit nuk mund ta ushtrojnë profesioni­n e tyre nëse nuk kanë kaluar me sukses provimin e shtetit. Më konkretish­t, projektlig­ji përcakton se "mësuesi i arsimit fillor, arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë, mësuesi i shkollave të arsimit të orientuar, mësuesi i shkollave profesiona­le, mësuesi që punon me nxënësit me aftësi të kufi-

zuara dhe mësuesit me diploma të ngjashme ose të përafërta me diplomat në fushat/ lëndët e mësimdhëni­es në arsimin parauniver­sitar, e ushtron profesioni­n pasi të ketë kryer me sukses praktikën profesiona­le dhe të ketë kaluar me sukses provimin e shtetit, siç parashikoh­et në ligjin nr. 10171, datë 22.10.2009, ' Për profesione­t e rregulluar­a në Republikën e Shqipërisë', të ndryshuar, dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij".

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania