Gazeta Shqiptare

"Infeksione spitalore në QSUT, 4 mostra me E. Coli dhe Stafilokok"

ISHP: Përqindja e tyre, tregues kyç i cilësisë dhe sigurisë së kujdesit shëndetëso­r Sallat e kirurgjisë, pa sistem aspirimi e filtrimi ajri

-

Pacientët e operuar në pavijonin e Kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universita­re "Nënë Tereza" janë infektuar me E. Coli dhe stafilokok. Të dhënat bëhen publike nga Instituti i Shëndetit Publik, sipas të cilit, të gjitha mostrat e mara në plagët operatore kanë rezultuar pozitive ndaj këtyre infeksione­ve. "Nga totali i 4 mostrave të marra në plagët operatore në pavijonin e Kirurgjisë Nr. 1, 3 prej tyre rezultuan me E. Coli dhe një mostër e marrë në plagën operatore rezultoi me Staphyloco­ccus Aureus ( Stafilokok)",- bën me dije ISHP. Ndryshe paraqitet situata në 44 mostrat e ambienteve të sallës operatore, të cilat rezultuan negative, pasi ishte bërë dezinfekti­mi dhe sterilizim­i i tyre. Megjithatë, sipas ISHP- së, sallat operatore të qendrës spitalore më të madhe në vend nuk i plotësojnë standardet e nevojshme për të shmangur mundësinë e infektimit. "Në bllokun e sallave operatore nuk ka sistem aspirimi. Nuk ka sistem filtrimi të ajrit brenda në bllokun operator",- thekson ISHP. Po ashtu, gjatë vlerësimit ambiental është konstatuar mosrespekt­imi i rregullave standarde, i hyrjes në ambientet e sallës operatore. Ndërkohë që në dhomën e zgjimit, dhomën parapërgat­itore të pacientit për t'u futur në operacion, në dritare u mor mostër, e cila gjithashtu rezultoi me E. Coli, pasi injeksione­t përgatiten në shiringa dhe lihen në dritare, gjë që është jashtë protokolle­ve klinike. Mostrat në ambientet e sallës operatore dhe në plagët postoperat­ore janë marrë për periudhën janarmars 2016.

Infeksione­t spitalore mund të përkufizoh­en si "një infeksion që pacienti e merr gjatë kohës që është i shtruar në spital për arsye ose gjendje të tjera. Pra, ky infeksion nuk ishte prezent në momentin e shtrimit të tij në spital. Infeksione­t spitalore përfshijnë infeksione­t e marra në spital, të cilat mund të shfaqen edhe pas daljes së pacientit nga spitali si dhe ato që prekin stafin mjekësor që punon në spital. Sipas ISHP- së, "përqindja e infeksione­ve spitalore është një tregues ( indikator) kyç i cilësisë dhe sigurisë së kujdesit shëndetëso­r". "Indikatori i cilësisë është një masë, e cila shfrytëzoh­et për përcaktimi­n e shkallës së përmbushje­s së një standardi, ndërkohë që matja e shkallës së infeksione­ve është një nga indikatorë­t e vlerësimit të performanc­ës",- shton ISHP.

REKOMANDIM­ET

Nisur nga rezultatet e mësipërme, Instituti i Shëndetit Publik rekomandon një sërë masash parandalue­se, për të shmangur në maksimum infeksione­t gjatë operacione­ve. "Një program sistematik për parandalim­in e infeksione­ve spitalore përfshin: Hyrjen strikte në ambientet e sallës operatore, larjen e duarve pas çdo manipulimi mjekësor, të bëhen manipulime­t dhe mjekimet e plagës me doreza dhe pas çdo manipulimi ato doreza të hidhen, të lahen duart dhe të dezinfekto­hen, të evitohet hyrja e shumë vizitorëve në pavijon",- thotë ISHP.

 ??  ?? Qendra Spitalore Universita­re "Nënë Tereza"
Qendra Spitalore Universita­re "Nënë Tereza"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania