Gazeta Shqiptare

Ndërtimet pa leje, ndryshon ' formula' për pagesën e parcelës

Zbardhet vendimi i qeverisë, falet garancia për shlyerjen e detyrimeve për energji Aplikohet 10% zbritje nga fatura për kontratat e reja të energjisë

-

Këshilli i Ministrave ndryshon ' formulën' për pagesën e faturës së tokës për ndërtimet pa leje. Vendimi përcakton zbritje të pjesës së mbetur të faturës së parcelës ndërtimore me 10% për të nxitur poseduesit të zbatojnë detyrimet kontraktor­e të furnizimit me energji elektrike. Ndërsa, të gjithë personave që kanë paguar faturën për parcelën ndërtimore para hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimev­e ligjore do t'u falet pjesa që kanë lënë si garanci për shlyerjen e detyrimeve të energjisë elektrike. "Pas zbatimit të rregullave, sipas këtij kreu, mbi vlerën e mbetur të parcelës ndërtimore aplikohet një zbritje 10 për qind, për të nxitur poseduesit të zbatojnë detyrimet kontraktor­e të furnizimit me energji elektrike. Për subjektet, të cilat përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi e kanë përfituar zbritjen si garanci për shlyerjen e detyrimeve të energjisë elektrike, kjo garanci falet. Në zbatim të kësaj pike, drejtoritë e ALUIZNI- t njoftojnë Zyrat Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e për të hequr kufizimin mbi pasurinë e legalizuar", thuhet në vendimin e miratuar dje në mbledhjen e qeverisë. Personat që kanë ndërtesa për legalizim në zonat urbane do të kenë ulje 50% të çmimit të truallit, por nëse paguajnë brenda 45 ditëve, marrin një tjetër ulje të shumës, në 20%. Favori tjetër lidhet me letrat me vlerë. Përfituesi­t kanë të drejtë të paguajnë me bono deri në 50% të vlerës së parcelës që legalizohe­t. Por lehtësitë janë vetëm për shtëpitë informale, jo për lokalet e biznesit. Në rastin kur ndërtesa është edhe shtëpi, edhe lokal, qeveria jep favor vetëm për pjesën e banuar.

ÇMIMET

Çmimi i shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje me funksion banimi, përfshirë edhe shtesat në pallate, sipas vendimit të qeverisë, llogaritet si përqindje mbi vlerën e pronës, sipas llojit "tokë truall", i miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. Nëse qeveria nuk do të nxjerrë një hartë të re të tarifave të trojeve, pagesat do të llogariten mbi bazën e katalogut të tarifave të miratuara nga Këshilli i Ministrave në vitin 2013. Për ndërtimet pa leje me funksion banimi, çmimi i shitjes për një metër katror është 50% e vlerës së përcaktuar për pasurinë "tokë truall", në njësinë adminis-

trative dhe zonën kadastrale përkatëse. Por, jo të gjitha zonat përfitojnë ulje 50% për legalizimi­n. Për ndërtimet pa leje të ndërtuara brenda territorit administra­tiv të komunave, kur çmimi për metër katror është më i vogël se 400 lekë apo më i madh se 1.500 lekë, tarifa që do të aplikohet për shitjen e parcelës ndërtimore do të jetë në këto vlera kufi. Për ndërtimet pa leje, të ndërtuara brenda territorit administra­tiv të bashkive,

kur çmimi për metër katror është më i vogël se 500 lekë apo më i madh se 2.000 lekë, çmimi që do të aplikohet për shitjen e parcelës ndërtimore do të jetë në këto vlera kufi. Për shtesat anësore ose në lartësi në ndërtime me leje, me funksion banimi, pavarësish­t nga territori ku ato janë ngritur, kur çmimi për metër katror është më i vogël se 1.000 lekë apo më i madh se 3.000 lekë, çmimi që do të aplikohet për sipërfaqen përkatëse do të

jetë në këto vlera kufi. Ndërsa për objektet me funksion të përzierë, banim dhe social- ekonomik, çmimi i shitjes së parcelës ndërtimore llogaritet në raport me sipërfaqen e ndërtimit pa leje, që shfrytëzoh­et për secilin nga funksionet. Sipërfaqja e parcelës ndërtimore, në raport me sipërfaqen e ndërtimit pa leje që shfrytëzoh­et për funksion social- ekonomik, shitet sipas vlerës së pronës, të llojit "tokë truall", i miratuar me

Vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërsa, sipërfaqja e parcelës që legalizohe­t, në raport me sipërfaqen e ndërtimit pa leje që shfrytëzoh­et për banim, shitet sipas çmimit favorizues, pra me 50% zbritje.

KALIMI I PRONËSISË

Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objektit pa leje bëhet sipas dispozitav­e të Kodit Civil. Sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, si rreg-

ull, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit pa leje. Sipërfaqet mbi masën e përcaktuar në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania