Gazeta Shqiptare

GRATË DHE ARTI I ANGAZHUAR

-

Qendra

Kulturore Tirana ( Teatri Metropol) ka organizuar dje një takim me gra profesioni­ste në fusha të ndryshme të kulturës, si regji, aktrim, muzikë, antropolog­ji, arte pamore, gazetari etj., të cilat diskutuan rreth tematikave të ndryshme për përfshirje­n e femrave në iniciativa të tilla, praktikave të tyre personale si dhe artit si formë për ndryshim social. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për edicionin V të "Femme Art" në Kosovë, si një nga festivalet më të mëdha në rajon që fokusohet në praktikën artistike të grave dhe artit si formë për ndryshim social. Gjatë këtij aktiviteti, i moderuar nga drejtoresh­a e QKT- së Jonida Beqo, u vu theksi mbi terrenin dhe hapësirat e nevojshme që mund të gjenden në Shqipëri për të tilla praktika, sa shpërndahe­t informacio­ni, çfarë rrjeti ka dhe si shpërndahe­t ai te femrat që janë të përfshira në artin e angazhuar, duke theksuar gjithashtu edhe praktika edhe nga vetë stafi i Teatrit Metropol, i cili ka qenë pjesëmarrë­s në festivalin "Femart" me shfaqjen "Qielli i Heshtur", një produksion i QKT me regji nga Armela Demaj, nga një tjetër produksion i këtij teatri me regji nga Rozi Kostani, apo edhe paraqitja personale e Jonida Beqos me slam poetry, disa edicione të shkuara. Gjatë panelit diskutues morën pjesë Zana Krasniqi, organizato­rja e "Femart", regjisorja Iris Elezi, të cilat ndanë gjatë këtij aktiviteti eksperienc­at e tyre në edicionet e mëparshme të këtij festivali. Gjithashtu morën pjesë edhe emra të njohur të fushës së artit, si Marjeta Ljarja, Rozi Kostani, Driada Dervishi, Vera Bekteshi, Edit Pula, Kamela Islami, Kaltrina Krasniqi, Aspasjana Kerxhalli, Erka Mato, Blerina Hankollari, Mikaela Minga, Merita Rexha Tërshana etj. "Femme Art" këtë vit organizon edicionin e V të tij në Prishtinë dhe është festivali më i madh feminist në Ballkan, i cili këtë vit do të mbahet gjatë datave 25- 31 maj. Festivali përdoret si një platformë për inicimin, paraqitjen e ideve dhe krijimeve që sjellin përpara konceptet feministe dhe zhvillimin e tyre në Kosovë, si dhe për evokimin e të drejtave të barabarta dhe ndërtimin e paqes në rajon. Festivali do të bashkojë 100 artiste nga Kosova, rajoni dhe bota me nivele të ndryshme të përvojës, nga ato që do të performojn­ë për herë të parë, deri te profesioni­stet. Festivali do të ketë krijime artistike origjinale nga vajza dhe gra të cilat do të paraqesin: shfaqje teatrale, performanc­a, filma ( dokumentar, të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë), koncerte, promovime librash, modë, arte vizuale, ekspozita, instalacio­ne arti, poezi, punëtori, panele diskutimi, art urban dhe forma të tjera të artit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania