Gazeta Shqiptare

ÇELET EKSPOZITA "PËRTEJ KOSTUMEVE"

-

COD

nis një cikël të ri me prezan time fotografik­e të artistëve të njohur të imazhit, vendas e ndërkombët­arë. Cikli 0ceremonin­ë e hapjes janë artistë, fotografë, përfaqësue­s të trupit diplomatik, institucio­neve të integrimit, organizata­ve ndërkombët­are, medias, shoqërisë civile e studentë. Aktiviteti është i hapur për mediat. Ekspozita "Përtej kostumeve" organizohe­t në kuadër të Ditës së Europës, më 9 maj, e cila përkujton fitoren e Bashkimit, të ngritur mbi vlerat e ndërsjella dhe respektin për dinjitetin njerëzor. Duke nderuar traditën shqiptare, 20 personalit­ete europiane të artit, televizion­it, diplomacis­ë, albanologj­isë, kulturës e sportit, ekspozohen për herë të parë të veshur me kostumet tona popullore. Me petkun tradiciona­l të veriut e të jugut, diku me tirq e diku me fustanellë, përtej "kostumeve" të diplomatit, gazetarit, këngëtarit, komisioner­it europian, trajnerit, albanologu­t, kineastit apo artistit, shfaqen figurat e Bruno Vespës, Riccardo Cocciantes, Gianni de Biasit, Ulrike Lunacek, Eduard Kukan, Stipe Mesic, Tahseen Sayed, Antal Heizer e të tjerëve me radhë. Fotografi të tilla, që rrëfejnë histori të Europës e Shqipërisë, shkojnë përtej asaj që kap objektivi dhe në mënyrën më të thjeshtë, ndërtojnë ura e afrojnë mendësi. "Është e vështirë t'i arratisesh madhështis­ë së veshjes shqiptare", thoshte Edith Durham. Duke prezantuar për publikun një projekt shumëvjeça­r, kjo ekspozitë është për autorin "një kremtim i Shqipërisë, po aq sa ç'është dhe një kremtim i Europës". Ekspozita "Përtej kostumeve" do të qëndrojë e hapur në COD deri më 13 maj 2017. Roland Tasho që nga 1992 ka realizuar më shumë se 60 ekspozita fotografik­e brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke e prezantuar vendin në shumë qytete të botës. Është nderuar me 6 çmime në konkurse kombëtare dhe ndërkombët­are.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania