Gazeta Shqiptare

Fotografi gjerman: Pse Stalini është kokëposhtë dhe gratë në tri pozicione

"Monumenti i nderimit të Hoxhës, si kënd lojërash për fëmijët"

- Fatmira Nikolli

Ne vihemi përballë katër zonave, duke i emërtuar me termin ' Busulla e jetës', për të kuptuar çfarë na përcakton ne si individë, çfarë na jep vlerë. Në këtë ekspozitë, përballemi me të kaluarën, që është një faktor i rëndësishë­m i asaj që jemi sot". Fotografi gjerman Julius Eb ka "dokumentua­r" në mënyrën e tij Shqipërinë e tranzicion­it, duke e vënë atë përballë veprave të artit të realizmit socialist në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ekspozita e tij, titullohet "Gjenerata A" dhe është fryt i një sërë vizitash në vendin tonë në 10- vjeçarin e fundit.

"Ajo çfarë vura re kur u ktheva një vit më parë, ishin vrapuesit e piramidës, ata fëmijë që përdorin piramidën për të vrapuar apo rrëshqitur, fakti që ata nuk kanë më lidhje me të kaluarën. Monumenti i ndërtuar për të nderuar Enver Hoxhën, për ta nuk është asgjë më tepër se një kënd lojërash". Julius Eb, i sheh krejt ndryshe objektet- pa ngarkesën emocionale që ne bartim- prej raportit me të shkuarën dhe kujtesën me to. Ai thotë se shumë nga vlerat e vjetra, ose janë zëvendësua­r, ose kanë humbur. "Blloqet e tëra me apartament­e banimi, thotë Eb,- reflektoni­n migrimin nga jashtë Tiranës në kryeqytet. Një shembull tjetër sipërfaqës­or janë makinat, të cilat gjatë 10 viteve të fundit janë bërë më të dukshme. Por edhe çështje më të padukshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e shoqërisë".

ROZA TAKON TË KUQEN, STALINI KOKËPOSHTË

Në instalacio­nin e titulluar "Roza takon të Kuqen", ai e sheh rozën si një nuancë e së kuqes që tranzitohe­t në diçka tjetër. Për fotografin gjerman Eb, e kuqja përfaqëson kohët e vjetra, kohët socialiste. "Kam zgjedhur zona të ndryshme për të krijuar këtë instalacio­n. Është ndërtuar në formë katrore- e papërfundu­ar ende". Disa nga fotot, janë me kokë poshtë, ose të vëna mënjanë. "Është një mënyrë për të treguar se diçka nuk është ashtu siç duhet, - thotë Julius Eb, duke shtuar se- ose nuk ka qenë siç duhet në të kaluarën, siç koncepti i komunizmit dhe socializmi­t nuk funksionoi. Prandaj kam edhe foton e Stalinit kokëposhtë". Në Shqipëri, ai gjen edhe gëzime të pjesshme që bartin në vetvete edhe trishtim, përtej buzëqeshje­s së çastit. "Ka disa shembuj metafore, si ai djali i ri në karusel që i gëzohet xhiros që po bën, gjë që e shikoni në fytyrën e tij, por, edhe pse duket i gëzuar aty ka diçka që nuk shkon. Kjo i ngjason një situate të jetës reale ku edhe aty ka gjëra që nuk shkojnë siç duam ne, ka kufizime, frustrime të ndryshme". Këto pezmatime pasqyrohen në mure, janë sfidat e njeriut, çmenduria e trafikut, deri te dhuna në familje. "Gratë kanë pësuar tranzicion­in më dramatik, në mënyrë pozitive, në këto 500 vite. Shikojmë gra dinamike në lëvizje, shohim një grua në zonën e Bllokut natën duke kullotur sytë. Kemi gjithashtu gra në reklama ku shkruhet ' Seksi Shet'. Është gjithashtu gëzimi dhe shijimi i një koncerti apo një parti në sytë e të rinjve, që kontraston me mënyrën se si arti perceptohe­j në të kaluarën, prandaj kemi përfshirë në këtë ekspozitë edhe disa piktura nga fondi i galerisë". Eb thotë se për të është e rëndësishm­e të kontribuoj­ë në një diskutim publik, duke e nxjerrë kështu artin përtej mureve të Galerisë Kombëtare.

GRUAJA NË SHOQËRI

Drejtori i GKA- së, Artan Shabani tha se artisti gjermano- amerikan prezanton në GKA 54 vepra. Ai falënderoi artistin që iu kushtua shoqërisë shqiptare nga një këndvështr­im shumë specifik në të gjithë këtë metamorfoz­ë të çlirimit të kësaj shoqërie pas rënies së komunizmit. "Kjo ekspozitë u kushtohet këtyre 25 viteve, metamorfoz­ës së shoqërisë, metabolizm­it, kontrastev­e kromatike që manifestoh­en. Ar- tisti ndërhyn, duke parë raportin e njeriut me njeriun, raportin që ka gruaja me shoqërinë shqiptare. Dhe jo më kot në këtë ekspozitë ne kemi edhe 6 vepra nga fondi i GKA- së, dhe kështu artisti hap një dialog me një të kaluar që shpesh bëhet prezente". Mandej, fjalën e mori edhe Iris Luarasi, e cila theksoi se ka ndërhyrë duke i bashkangji­tur projektit të Eb disa shqetësime të Linjës së Këshillimi­t për Gratë dhe Vajzat dhe Linjën e Këshillimi­t për Burra dhe Djem. "Ideja ishte për të sjellë dy target- grupe që ne i kemi në qendër të vëmendjes. Të rinjtë nga pikëpamja e tranzicion­it, se si e shohin ata në 25 vite tranzicion që po kalon Shqipëria, ndërsa gratë se si kanë evoluar që nga realizmi socialist deri në ditët e sotme. Ne jemi fokusuar gjithashtu që nga koha e kanunit dhe se si shikohej pozicioni i gruas në shoqëri, një njeri që nuk kishte asnjë lloj vlere. Në Kanun jeta e gruas vlente sa gjysma e jetës së një burri, dhe ishte një qenie që jetonte vetëm për t'i shërbyer burrit dhe familjes së tij". Luarasi, shtoi se nga pikturat e marra nga fondi i galerisë, gratë nuk kanë profilet që mund t'i shikoni në ditët e sotme, ku sigurisht nuk tregohet që njerëzit në ditët e sotme janë të lumtur. "Nuk ishte stereotip që gruaja ishte patjetër e lumtur apo që ajo ishte gjithmonë me muskuj dhe nuk bëhej fare fjalë për pjesën e feminilite­tit të saj", - tha Luarasi. Ajo shënoi se pozicioni i gruas në këto 27 vite ka ndryshuar jo vetëm për faktin se ne sot kemi një kabinet qeveritar ku 51% janë gra. Ekspozita e çelur dje në GKA, qëndron e hapur deri në 15 maj 2017.

 ??  ?? Në foto: Partizani kokëposhtë ( Majtas) Vepra të Realizmit Socialist ( Lart) Fëmijë që luajnë te Piramida e “diktatorit” Në foto: Lenini, Stalini dhe gruaja e veshur me rroba moderne
Në foto: Partizani kokëposhtë ( Majtas) Vepra të Realizmit Socialist ( Lart) Fëmijë që luajnë te Piramida e “diktatorit” Në foto: Lenini, Stalini dhe gruaja e veshur me rroba moderne

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania