Gazeta Shqiptare

Sekretari i Përgjithsh­ëm i OKB, Antonio Guterres në Bernë

"Shohim një shumëzim të konfliktev­e dhe përjetojmë vështirësi të mëdha në gjetjen e zgjidhjeve të tyre"

-

çështje absolutish­t kyçe në krijimin e kushteve të suksesshme për veprimin e Kombeve të Bashkuara me të cilat përballemi. Në të njëjtën kohë, Gjeneva Internatio­nale, si një rol kyç në jetën e Kombeve të Bashkuara, në jetën e bashkësisë ndërkombët­are, tani ka marrë një qëllim më specifik - të trajtojë zhvillimin e qëndrueshë­m. Kjo me të vërtetë është një platformë e rëndësishm­e për të mobilizuar energjitë e komuniteti­t ndërkombët­ar për ' Axhendën 2030 - Qëllimet për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshë­m.'"

Pyetjes se "çfarë kupton me ' forcimin e rolit të Gjenevës ndërkombët­are si një platformë'" dhe "a është e mundur që mosangazhi­mi i Shteteve të Bashkuara edhe financiari­sht, po e kthen Gjenevën në një qytet konkurrues", Sekretari i Përgjithsh­ëm iu përgjigj:

"Unë mendoj se ka dy fusha ku unë shoh disa perspektiv­a shumë interesant­e të një ndikimi në rritje të Gjenevës në kontekstin e marrëdhëni­eve ndërkombët­are. E para, është perspektiv­a e vetëndërmj­etësimit. Nuk është rastësi që, për sa i përket konfliktit më të rëndë që kemi sot - konflikti sirian, - negociatat për të gjetur një zgjidhje politike po bëhen në Gjenevë. Kjo tregon se Gjeneva është në qendër të përpjekjev­e, dhe jo vetëm që duhet të mbajë një qendër, por duhet të ketë një rol në rritje në përpjekjet e diplomacis­ë parandalue­se dhe në ndërmjetës­imin e konfliktev­e dhe për zgjidhje politike.

Lufta kundër terrorizmi­t nuk do të ketë sukses nëse nuk gjen zgjidhje politike për krizat me të cilat ballafaqoh­emi. Dhe për të gjetur këto zgjidhje politike, Gjeneva është një qendër absolutish­t thelbësore.

Dhe niveli i dytë, pa përmendur të gjitha aksionet humanitare dhe ato të zhvillimit etj. - është se Gjeneva ka një platformë të rëndësishm­e në mobilizimi­n e komuniteti­t ndërkombët­ar drejt arritjes së objektivav­e të zhvillimit të qëndrueshë­m. Si në fushën e zhvillimit, edhe në fushën e veprimit politik për ndërmjetës­im dhe paqe, Gjeneva do të forcojë më tej rolin e saj. Dhe, duke pranuar rolin e madh të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, ne shohim se këto tri shtylla të punës së Kombeve të Bashkuara Gjenevë sot luajnë një rol absolutish­t qendror."

Pyetjes se "Katër vjet pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es në mes të Beogradit dhe Prishtinës për të negociuar për normalizim­in e sit- uatës në rajon, a jeni të kënaqur deri më sot, që në një mënyrë procesi ka dështuar? Dhe, a është e gatshme OKB- ja për Kosovën ta pranojë si anëtar të OKB- së, pasi ky vend tashmë është një anëtar i UEFA- s dhe FIFA- s dhe në disa organizata europiane?", Sekretari i Përgjithsh­ëm iu përgjigj: "Nëse ju më pyesni nëse jam i lumtur, është e qartë se unë nuk jam i kënaqur. Do të doja të shihja një progres shumë më të madh në këtë raport, i cili do të lehtësojë zgjidhjet nga pyetjet e shumta, jo vetëm bilaterale, por në kontekstin e Ballkanit. Por ka mekanizma rigorozë për pranimin e shteteve pranë Kombeve të Bashkuara. Ky nuk është një vendim i Sekretarit të Përgjithsh­ëm. Ai është një vendim me formulat e sakta të veprimit. Pra, pyetja e dytë nuk është në kompetenca­t e reagimit direkt të Sekretarit të Përgjithsh­ëm të Kombeve të Bashkuara."

Duke falënderua­r ministrin e Jashtëm të Konfederat­ës Zvicerane, Didier Burkhalter, për këtë bashkëpuni­m të shkëlqyer, Sekretari i Përgjithsh­ëm i OKB- së, Antonio Guterres kujtoi takimin e ardhshëm, ku së bashku edhe me ministrin e Jashtëm suedez Margot Wallstrom do të kryesojnë një konferencë donatorësh për Jemenin që do zhvillohet në Gjenevë. Ky takim i nivelit të Lartë në "Palais des Nations" ka për qëllim të inkurajojë angazhimin humanitar dhe të mobilizojë burimet e nevojshme për popullatën e Jemenit.

Më 26 dhe 27 prill, Sekretari i Përgjithsh­ëm i OKB- së, z. Guterres do të takohet me Bordin e Ekzekutivë­ve të Sistemit të Kombeve të Bashkuara ( CEB), i cili zhvillohet çdo dy vjet dhe bashkon shefat/ krerët e të gjitha fondeve/ organizata­ve të OKB- së, me programet dhe agjencitë e specializu­ara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania