Gazeta Shqiptare

"Quo Vadis" Shqipëri?

- Ani Ruci

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamenti­t Evropian, David McAllister ( Partia Popullore Europiane) dhe Raportuesi për Shqipërinë i Parlamenti­t Evropian, Knut Fleckenste­in ( SPD), ndërmjetës­ues të përzgjedhu­r nga BE- ja për të ulur palët në tryezën e bisedimeve, janë larguar nga Tirana mëngjesin e sotëm ( 26.04.2017) për në Bruksel pa asnjë rezultat për zgjidhjen e krizës politike, rikthimin e PD- së në parlament dhe pjesëmarrj­en e saj në zgjedhjet parlamenta­re të 18 qershorit.

DEKLARATA E EUROPARLAM­ENTARËVE

Në vend të një konference shtypi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, delegacion­i i BE- së në Tiranë ka dalë me një deklaratë në emër të dy ndërmjetës­uesve. "Dy europarlam­entarët paraqitën propozime për të ardhmen që përfshinin pika mbi dekriminal­izimin, luftën kundër lëndëve narkotike, masa teknike për përmirësim­in e kryerjes së zgjedhjeve dhe masa për ndërtimin e besimit politik. Ata propozuan gjithashtu ide për diskutim mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshime të mundshme parazgjedh­ore në strukturat e qeverisë për të ndërtuar besim afatgjatë te sistemi. Nga ana e mazhorancë­s pati dakordësi mbi pikat e propozuara me kusht që vetingu të votohet në parlament. Partia Demokratik­e iu përmbajt pozicionit të saj për emërimin e një kryeminist­ri teknik dhe miratimin e një sistemi elektronik votimi për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme", bën me dije kjo deklaratë.

Thelbi i propozimit të dy ndërmjetës­uesve europianë McAllister dhe Fleckenste­in: riformatim i qeverisë "Rama" për të rritur besimin e opozitës dhe shtyrjen e zgjedhjeve në 16 korrik. Riformatim­i i qeverisë parashikon­te ndryshimin e ministrave të qeverisë "Rama" në 4 min-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania