Gazeta Shqiptare

Kavajë, demonstro si në ' 90- tën, pa parti

-

e dosjeve. Për të bërë një shtet të fuqishëm e të ndarë nga politika nuk duhen bërë pazare partiake e ndarje karrigesh. Si pozita, ashtu dhe opozita pavarësish­t se cila qeveris, kur ndërrojnë vendet, luajnë rolin vetëm për të shkatërrua­r çdo gjë që është bërë më parë. Atëherë, ku është leverdia në këtë rast?! Politikanë­t pasurohen taksa paguesit poshtërohe­n duke u varfëruar. Në punën shtetërore futen njerëzit e partisë, të fortët, miqtë e politikanë­ve dhe ata që japin para, pjesa më e madhe mbetet në rrugë.

Prona, që është gjëja më e shtrenjtë nuk u dha nga të dyja partitë e mëdha. Mosdhënia e pronës solli sorollatje të ish- pronarëve nga njëra gjykatë në tjetrën si dhe vëllavrasj­e me njëri- tjetrin. Ish- të përndjekur­it politikë u dogjën e u masakruan për të marrë dëmshpërbl­imet që iu dhanë me ligj. Bregdeti i bukur i Kavajës u shit, në vend të pishave janë ndërtuar pallate gjigante, që ngjasojnë me bunkerët e Enverit. Sot nuk shoh ndonjë fabrikë apo uzinë që të punësohen qytetarët e Kavajës. Të dyja partitë e mëdha heqin dhe vendosin njerëzit në punë sipas interesit të tyre. Njerëzit që janë të punësuar kanë frikë ta ngrenë zërin për korrupsion­in papunësinë e pjesëtarëv­e të tyre e jo më të kritikojnë drejtuesit.

Pensionet dhe asistenca janë qesharake, droga ka dalë sheshit. Në Shqipëri ka edhe shumë probleme të mëdha. Për këto probleme duhet të ngrihet populli i Kavajës për të protestuar dhe jo për partitë politike. Diktatura në Shqipëri është ulur këmbëkryq dhe populli është në gjumë, përderisa proteston kur e thërret partia tamam si në kohën e Enverit. Populli i Kavajës duhet të ngrihet për liritë dhe të drejtat e tij, që i janë mohuar krejtësish­t dhe jo për partitë politike. Të dyja partitë e mëdha e me pjellat e tyre bëjnë pozitë dhe opozitë në kurriz të popullit.

* Autori është dekoruar me titullin "Mirënjohja e qytetit" të Kavajës për kontribut të çmuar në lëvizjen demokratik­e në

Kavajë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania