Gazeta Shqiptare

Krasniqi: Me Tiranën mendojmë vetëm fitoren

Suksesi në takimin me rivalin e përjetshëm do të sillte entuziazëm para ndeshjes me Kukësin Mbrojtësi i kuq kërkon të gëzojë tifozët

-

Nuk është rastësi që në çdo javë prag der bi Gëzim Krasniqi është ndër të përzgjedhu­rit e konferenca­ve për shtyp te Partizani. Në klubin e kuq e konsideroj­në pothuajse një talisman para përballjes me rivalët bardheblu. Superstici­oni mënjanë, ky është një derbi i rëndësishë­m, 6 javë para fundit Partizani është në rrugën e duhur drejt titullit dhe nuk mund t'i lejojë vetes asnjë gabim. "Pothuajse jemi në fund të këtij sezoni, çdo ndeshje e dimë që është një finale, por derbi ka një rëndësi më të madhe, pasi fitoren e dëshirojnë më shumë se kurrë edhe tifozët. Jemi të përgatitur për këtë përballje dhe shpresojmë se do ta kalojmë me sukses. Ndaj Tiranës mendojmë vetëm fitoren, pasi nuk na lejohet asnjë rezultat tjetër, sepse do të na dëmtonte në objektivat që kemi, ndaj them që vetëm fitorja do të na mbajë në garën për titull". Derbi apo trofeu, kjo në fakt është një pyetje për tifozët, pasi për Krasniqin nuk ka dyshim, në përgjigje edhe një thumb për rivalët. "Në këtë moment për ne më e rëndësishm­e është të fitojmë trofeun, por duhet të theksoj se në përballjet derbi vitet e fundit rezultatet kanë folur në favorin tonë". Tirana rrezikon të paraqitet pa tifozerinë e organizuar në derbi, por kjo nuk është një çështje që i intereson shumë qendërmbro­jtësit. Vështirë që në derbi të ketë pasur kaq shumë diferenca, në tabelën e klasifikim­it Partizani i shikon rivalërt nga lart poshtë me plot 30 pikë diferencë, por siç historia mëson, për nënvlerësi­m as që bëhet fjalë. "Për mendimin tim, kjo ndeshje do të ketë vlerësimin tonë maksimal, pavarësish­t pozitave në të cilat gjendet kundërshta­ri. Dua të kujtoj se në të njëjtat pozita Tirana ka qenë edhe para 3 vitesh dhe ne e humbëm derbin, ndaj pohoj se i kemi kushtuar rëndësinë maksimale këtij ballafaqim­i. Ne luajmë për objektivin madhor, fitimin e titullit ndërsa, Tirana për mbijetesë. Ta fitojmë këtë ndeshje për klubin dhe tifozët tanë të mrekullues­hëm, të cilët do të na mbështesin siç edhe vetëm ata dinë ta bëjnë në çdo ndeshje". Si një mbrojtës, nuk i pëlqen të driblojë as para kamerave, Krasniqi shikon titullin në dy përballjet e radhës. "Nëse fitojmë ndaj Tiranës dhe Kukësit, titulli është i yni".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania