Gazeta Shqiptare

Dekriminal­izimi, prokuroria: T'i hiqet mandati deputetit, Vladimir Kosta

Akuza i dërgon EUROPOL- it shenjat e gishtave të 4 deputetëve për verifikim "Është dënuar me 10 mijë lekë për armëmbajtj­e"

-

Prokuroria e Përgjiths hme i kërkon Komi sionit Qendror të Zgjedhjeve heqjen e mandatit për deputetin e Partisë Socialiste, Vladimir Kosta. Ndonëse kanë mbetur më pak se dy muaj nga zgjedhjet e 18 qershorit, shkak i ndërprerje­s së mandatit të tij është bërë mosdeklari­mi nga ana e vetë deputetit për një dënim të tijin, për "armëmbajtj­e pa leje". Deputeti socialist rezulton se është dënuar nga Gjykata e Tiranës me një gjobë prej 10 mijë lekësh të reja në datën 19 prill të vitit 2000. Por, ky dënim nuk është deklaruar në formularin e dekriminal­izimit. Ngjarja për të cilën akuzohet deputeti Kosta ka ndodhur në qershor të 1999, ku është konfliktua­r me shtetasin Edmond T., i cili i kishte zënë atij rrugën me makinë. Mes tyre ka pasur një konflikt të hershëm, ndërsa Kosta ka qëlluar me armë në ajër dhe plumbi ka prekur mbi makinën e Edmond T. Ndërkohë, kërkesa e organit qendror të akuzës, pritet që të shqyrtohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjet e ditëve në vijim. Ndërsa nën hetim, Prokuroria e Përgjithsh­me ka edhe disa deputetë të tjerë të Parlamenti­t Shqiptar dhe se po verifikohe­n të dhënat edhe për disa kryetarë bashkish, për të cilët dyshohet se nuk kanë deklaruar dënime gjyqësore në formularin e dekriminal­izimit. Ndërkohë, mësohet se në zbatim të ligjit për dekriminal­izimin, prokuroria i ka dërguar EUROPOL- it shenjat e gishtave të katër deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për verifikim. Bëhet fjalë për deputetin socialist, Artan Gaçi; deputetët e PDIU, Aqif Rakipi dhe Omer Mamo si dhe deputetin e pavarur, Mhill Fufi.

NGJARJA QË U DËNUA KOSTA

Më datë 17.06.1999, Vladimir Kosta, asokohe tregtar, ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip "Benz" në rrugën "Hoxhë Vogli". Në këtë kohë, po në këtë rrugë po udhëtonte edhe shtetasi Edmond T., i cili drejtonte një automjet tip "Jada". Ky i fundit i bllokon rrugën Vladimir Kostës dhe fillojnë të grinden dhe të goditen me njëritjetr­in, pasi më parë kanë pasur edhe një konflikt. Ed- mond T. largohet dhe më pas Vladimir Kosta qëllon në ajër me pistoletën që kishte pa leje, ku njëri nga plumbat ka rënë mbi automjetin e Edmond T.

Në seancën gjyqësore, Kosta ka pranuar plotësisht akuzën që i ishte ngritur dhe kishte kërkuar gjykim të shkurtuar. "Fajësia e të pandehurit Vladimir Kosta provohet plotësisht me deponimet e tij dhe me aktet shkresore që ndodhen të administru­ara në dosjen gjyqësore. Vepra e kryer nga i pandehuri paraqet rrezikshmë­ri shoqërore, pasi ka cenuar ato marrëdhëni­e që kanë të bëjnë me mbajtjen e rendit juridik dhe administra­tën në Shqipëri", thuhet në vendim.

Në zbatim të ligjit për dekriminal­izimin, prokuroria i ka dërguar EUROPOL- it shenjat e gishtave të katër deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për verifikim, për Artan Gaçi; deputetët e PDIU, Rakipi dhe Mamo si dhe deputetin e pavarur, Mhill Fufi.

 ??  ?? Deputeti Vladimir Kosta
Deputeti Vladimir Kosta
 ??  ?? Faksimile e vendimit për deputetin Vladimir Kosta
Faksimile e vendimit për deputetin Vladimir Kosta
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania