Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet, Basha: Të shtyhen Rama: Propozova monitorim

Zgjidhja, palët me komunikim të hapur për negociata deri në kompromis Kryeminist­ri: S'ka shtyrje. Basha: S'do bojkotojmë

- Valentina Madani

Pas takimit në presi dencë, kryeminist­ri Edi Rama bëri të qartë se data e zgjedhjeve nuk negociohet dhe se ofroi monitorim si asnjëherë më parë të të gjitha strukturav­e të shtetit. Nga ana tjetër, kreu i opozitës e akuzoi Ramën si përgjegjës­in e krizës politike dhe se u tërhoq nga propozimet e mëparshme duke pranuar vetëm minimumin e tyre. Pas takimit me ambasadorë­t e BE- së, kryeminist­ri njoftoi se në tryezën e ndërmjetës­uar nga presidenti Nishani kishte propozuar një mekanizëm për monitorimi­n e zgjedhjeve, policisë dhe shkollave si kurrë më parë. "Një monitorim si asnjëherë më parë të gjithë strukturav­e të shtetit, të Policisë së Shtetit, të Drejtorive Rajonale të Arsimit dhe të gjithë sistemit arsimor ku janë edhe pikat që kanë qenë pika të adresuara si problemati­ke në raportet e mëparshme të ODIHR- it, dhe një rregullore të dakordësua­r për mënyrën se si duhet të shmanget qoftë përdorimi i aseteve shtetërore në fushatë, qoftë edhe një kategori e caktuar aktivitete­sh që nuk duhet të përdoren në fushatë", - tha z. Rama. Kreu i ekzekutivi­t përmendi se, kryetari i opozitës Basha nuk ka shtruar në diskutim çështjen e shtyrjes së datës së zgjedhjeve. I pyetur nëse priste përgjigje, Rama tha se "nuk presim përgjigje, ne vazhdojmë punën. Ne jemi në angazhimin e plotë elektoral, por do të gjejmë kohën për të diskutuar deri kur të fillojë shtypja e fletëve të votimit. Nuk e shtroi për diskutim datën e zgjedhjeve". Kryeminist­ri bëri të qartë se, nuk kishte takim tjetër, "por jam i gatshëm, nëse duhet një takim tjetër, ofrojmë maksimumin e garancive, por asgjë më shumë se kaq. Ai garantoi më tej: "Ne do bëjmë punën tonë. Jemi në krye të detyrës, dhe detyrimit për të dalë përpara popullit për të marrë gjykimin me votë do t'i përgjigjem­i sipas përcaktime­ve që bën Kushtetuta dhe duke respektuar të drejtën sovrane të njerëzve". Pak çaste më pas, kreu i opozitës akuzoi kreun e mazhorancë­s se u tërhoq edhe nga paketa e propozimev­e të 25 prillit kur mbërriti në Tiranë McAllister. Nga ' çadra e lirisë', Basha theksoi se Rama u tërhoq nga oferta e tij e para një jave, ndërsa theksoi se nuk do të bojkotojnë, pasi nuk mund të rrinë duarkryq. Z. Basha përsëriti vendosmëri­në për qeverinë teknike, me mandat të qartë garantimin e zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe nxjerrjen e kriminelëv­e nga krimi. Kreu i opozitës, edhe njëherë u bëri thirrje të gjithë shqiptarëv­e që në 7 maj të mblidhen për të çliruar Kavajën. "Shkova me zotimin e marrë para miqve ndërkombët­arë e veçanti PPE- së, se PD- ja dhe unë personalis­ht nuk do të lëmë asnjë mundësi pa eksploruar për një kompromis dhe një marrëveshj­e politike me kushtin e vetëm që të garantojë zgjedhje të lira. Nuk do të ketë bojkot, pasi ne nuk do të rrimë duarkryq teksa bëhen zgjedhjetf­arsë. Rama u tërhoq sot edhe nga oferta e javës së kaluar", - theksoi kreu i PD- së Basha.

Kryeminist­ri bëri të ditur se kreu i opozitës nuk ka shtruar në diskutim çështjen e shtyrjes së datës së zgjedhjeve. I pyetur nëse priste përgjigje, Rama tha se "nuk presim përgjigje, ne vazhdojmë punën".

 ??  ?? Takimi i djeshëm në presidencë, mes kryeminist­rit Edi Rama dhe keut të opozitës, Lulzim Basha
Takimi i djeshëm në presidencë, mes kryeminist­rit Edi Rama dhe keut të opozitës, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania