Gazeta Shqiptare

Tryeza e presidenti­t, nuk ka marrëveshj­e Rama- Basha

Oferta e kryeminist­rit për opozitën dhe kushtet e Bashës si garanci e votës së lirë Rama ofron Peleshin dhe ndryshimet kushtetues­e

- Valentina Madani

Pas diskutimev­e inten sive dhe të vështira në prani të kreut të shtetit, Edi Rama dhe Lulzim Basha u ngritën dje pa marrëveshj­e nga tryeza e thirrur nga presidenti Bujar Nishani. Shtegun e lanë të hapur për komunikim, por tri orë bisedime nuk prodhuan asnjë rezultat. Propozimet e reja dhe kushtet e vjetra u bënë shkak për ngecjen e negociatav­e mes palëve. Kryeminist­ri Edi Rama ka lëshuar postin e zëvendësit të tij në qeveri Niko Peleshi, por Basha që në fillim të takimit i ka bërë të qartë se kërkon dorëheqjen e tij si garanci e votës së lirë. Mësohet se kreu i PD- së ka parashtrua­r menjëherë kërkesën për qeveri teknike. Një qeveri pa Ramën kryeminist­ër që të përgatisë zgjedhjet e përgjithsh­me, të cilat Basha ka kërkuar që të shtyhen për një datë tjetër. Por në këto kushte, kryeminist­ri Rama është përgjigjur duke thënë se nuk jep dorëheqjen dhe nuk ka qeveri teknike. Po ashtu, ai mësohet të ketë refuzuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve përtej 18 qershorit. Burimet sqarojnë se kryeminist­ri Rama nuk i ka ofruar Bashës as 4 ministrat që ishin pjesë e paketës së hartuar nga negociator­ët David McAllister dhe Knut Fleckenste­in. "Nuk ka kohë që të implemento­hen ndryshimet në qeveri", - ka deklaruar Rama. Mësohet se i vetmi propozim i Ramës pas kësaj ka qenë ai për të ndërhyrë në Kushtetutë. Ndërhyrjet kanë të bëjnë me sanksionim­in në Kushtetutë të ndryshimev­e në qeveri 2 ose 3 muaj para zgjedhjeve, por që këto të kenë fuqi për zgjedhjet e tjera, pas atyre të 18 qershorit. Rama ka propozuar edhe formimin e një ministrie të posaçme për implementi­min e këtyre propozimev­e dhe teknikalit­eteve që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Por, propozimet nuk janë pranuar, të paktën në tryezë, dhe palët janë ngritur pa marrëveshj­e. Por sipas "GSH. al", kryeminist­ri mësohet t'i ketë thënë Bashës që është i gatshëm të japë postin e zv/ kryeminist­rit, gjysmën e ministrave, drejtimin e KQZ- së, por jo shumicën e anëtarëve, si dhe një drejtor të Përgjithsh­ëm policie të zgjedhur me konsensus. Rama ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të dorëhiqet nga

posti i kryetarit të qeverisë. Kjo "ofertë" duket se nuk është pranuar nga kreu i PD- së, i cili mësohet t'i ketë thënë Ramës se "pranoj edhe më pak se gjysma e qeverisë, por jo me ty kryeminist­ër". Basha ka pohuar që mund të pranojë një kryeminist­ër tjetër të PSsë, por jo vetë Edi Ramën. Pavarësish­t se nuk ka pasur marrëveshj­e midis Ramës dhe Bashës, duket se negociatat mes palëve do të vijojnë. "Mendohuni! Nëse bini dakord, më thoni për teknikalit­etet". Si-

pas "GSH. al", këto kanë qenë fjalët që mësohet se i ka thënë kryeminist­ri Edi Rama përpara se të dilte nga takimi, kreut të opozitës. Tani vendimi mbetet në dorën e këtij të fundit për të hyrë në zgjedhje apo për të refuzuar edhe njëherë ofertën që i bëhet opozitës. Mësohet se Lulzim Basha u konsultua edhe me presidenti­n Nishani për hapat që do të ndërmarrë, dhe më pas me ish- kryeminist­rin Sali Berisha. Presidenca reagoi pas dështimit të takimit 3-

orësh mes kryeminist­rit Edi Rama dhe kryetarit të PD- së, Lulzim Basha. "Me ftesë të Presidenti­t të Republikës, u zhvillua një takim midis kryeminist­rit Rama dhe liderit të opozitës Basha. Gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj. Presidenti vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi", thuhet në njoftimin e presidencë­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania