Gazeta Shqiptare

DASH: Të gjitha partitë, pjesëmarrë­se në zgjedhje

Kriza, Fajon: Zgjedhjet pa PD- në, legjitime

-

emër të Departa mentit Amerikan të Shtetit, nënsekreta­ri i Shtetit për Çështjet Politike, Thomas A. Shannon tha dje, se është me rëndësi që "të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re". Kjo deklaratë është komunikuar nga ambasadorj­a e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber, e cila ishte e pranishme në aktiviteti­n diplomatik në 100 ditët e qeverisjes së re amerikane.

Ambasadorj­a ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe të qeverisjes së Trump është konsolidua­r partnerite­ti strategjik mes SHBAve dhe Shqipërisë. "Shtëpia e Bardhë, përmes Zëvendës Këshilltar­es së Presidenti­t Trump për Sigurinë Kombëtare, K. T. McFarland, rikonfirmo­i mbësh- tetjen e fortë të SHBA- ve për jetësimin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës dhe në veçanti përpjekjet e Shqipërisë për jetësimin e reformës në drejtësi, si reforma jetike për vendin", thuhet në postimin e ambasadore­s Faber. Po dje, Mbretëria e Bashkuar iu bëri thirrje të gjitha partive politike të angazhohen në mënyrë konstrukti­ve për të siguruar pjesëmarrj­e të plotë në zgjedhjet e ardhshme. "Do të ishte për të ardhur keq nëse partitë zgjedhin të mos marrin pjesë", thuhet në mesazh. Nga ana e saj, eurodepute­tja Tanja Fajon, në një intervistë për "Deutsche Welle" u shpreh e shqetësuar për bojkotin e parlamenti­t nga opozita. Sipas saj, oferta e Fleckenste­in dhe McAllister mbetet një ofertë e mirekuilib­ruar dhe gjithëpërf­shirëse. "Përherë është në duart e politikanë­ve të përgjegjsh­ëm të gjejnë mënyra për të zgjidhur krizën, - sqaron më tej Fajon, - të vënë interesat e qytetarëve mbi interesat personale dhe të punojnë për të mirën e vendit". Në këtë këndvështr­im, ajo e konsideron një zhvillim pozitiv faktin që parlamenti zgjodhi Presidenti­n e ri të Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania