Gazeta Shqiptare

Berisha: Rama po e shtyn vendin drejt humnerës

-

Për

ish- kryeminist­rin Sali Berisha, është karrigia e Edi Ramës që po e shtyn vendin drejt humnerës. Në një reagim në rrjetet sociale, ai shkruan se Rama nuk do zgjidhje politike dhe kërkon me çdo kusht të rrëmbejë votën dhe të ardhmen e popullit. Ky reagim vjen pas takimit 3- orësh të zhvilluar në presidencë mes kryeminist­rit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, nga i cili nuk ka ende një marrëveshj­e. "Karrigia e Noriegës së Shqipërisë, Edi Ramës, po shtyn vendin drejt humnerës! Në vend të një zgjidhjeje politike, zgjedh mbrojtjen me çdo çmim të karriges së tij! Të dashur miq, Noriega i Shqipërisë pranon çdo gjë tjetër, por jo një kryeminist­ër teknik, sepse nuk i njeh vetes asnjë përgjegjës­i për Narko- Republikën që ndërtoi. Vetëm në administra­të shtetërore ai ka sot mbi 400 vetë me rekorde kriminale dhe në grupin parlamenta­r zëvendësoi një grup vrasësish e trafikantë­sh me një grup tjetër, po të markës së tyre. Krimi dhe vetëm krimi është garantuesi kryesor i pushtetit të tij dhe vrasjen e votës së lirë. Ai për karrigen e tij ka shndërruar të gjithë rrogëtarët e administra­tës, ushtrisë, policisë, gardës, ndërmarrje­ve publike në trupë elektorale të partisësht­et! Pra Edi Rama nuk do zgjidhje politike. Ai për karrigen e tij do me çdo kusht t'iu rrëmbejë votën dhe të ardhmen tuaj. Revolucion­i demokratik do ta hedhë Noriegën e Shqipërisë në vendin që ai meriton!" shkruan Berisha në "FB".

VENDIMI

Qeveria liroi dje nga detyra 6 prefektë, të cilët janë përfshirë në listat e kandidatëv­e për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 18 qershorit.

 ??  ?? Ksh- kryeminist­ri, Sali Berisha
Ksh- kryeminist­ri, Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania