Gazeta Shqiptare

Ironia e Kryemadhit: Pas 70 ditësh krizë, ulen e dalin pa zgjidhje

-

bilitetit dhe demokracis­ë në interes të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Sot kërkoj nga ju dhe nga gjithë Lëvizja Socialiste për Integrim që do të bëj çdo gjë për t'i dhënë sa më shumë humanizëm, sa më shumë vlera morale dhe njerëzore politikës, pushtetit dhe qeverisjes.

Edhe unë, edhe LSI- ja janë përpara dy sfidave të rëndësishm­e. Unë jam përpara një sfide të rëndësishm­e për të treguar se pavarësish­t bindjeve të mia, të cilat që nga fundi i vitit 1991 e deri tani nuk kanë ndryshuar, kanë qenë, janë dhe do të jenë eurosocial­iste. Pas 24 korrikut, do dëshmoj përpara të gjithë shqiptarëv­e se nuk ndikohem as nga bindjet e mia politike dhe as nga fakti që kam qenë kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ju keni një sfidë më të lehtë se mua në raport me opinionin publik që të tregoni se edhe pa Ilir Metën kryetar, ju jeni në rrugën e rritjes së pandalshme dhe shndërrimi­t të LSI- së në një forcë madhore të transformi­mit të politikës në Shqipëri dhe për triumfin e arsyes dhe paqes sociale. Dua të shpreh disa falënderim­e. Falënderim­i i parë u shkon të gjithë nismëtarëv­e të themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim pa asnjë përjashtim, që më 6 shtator nuk krijuan një parti të re, por hapën një faqe të re në politikën dhe demokracin­ë e Shqipërisë. Brenda kësaj mirënjohje të madhe kam edhe disa mirënjohje të veçanta. Një mirënjohje të përhershme në veçanti për Afërdita Tutulani, motrën e heronjve të popullit, Margarita dhe Kristaq Tutulanit dhe për të gjithë veteranët, të cilët firmosën dhe mbështetën LSI- në që në 6 shtator të vitit 2004 patën besim te perspektiv­a e kësaj force politike. Një mirënjohje të veçantë e kam për profesor Pëllumb Xhufin, për profesor Sabit Brokajn dhe për të gjithë ata nismëtarë, të cilët në kohë të mëvonshme nuk u pajtuan me vendimet politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Jam i bindur se ata gjithmonë do të kenë një vend të nderuar në historinë e kësaj force politike. Një mirënjohje të veçantë për Erisa Xhixhon, Ardit Çelën, Endrit Braimllari­n, ata që krijuan organizatë­n rinore më të paparë në botë, Lëvizjen Rinore për Integrim. Mirënjohje për ata që në 6 shtator të vitit 2004 ishin vetëm 5 vjeç dhe sot na nderojnë duke qenë në listat tona si kandidat për deputetë: Fiona Dani, Kristi Xharau, Kevin Topi. Edhe po nuk më ftoi Fiona në ditëlindje­n e saj të 20- të, në 15 nëntorin që vjen, unë do të shkoj atje, por kam frikë se do të takoj kaq shumë deputetë të rinj dhe deputete të reja.

Një falënderim i jashtëzako­nshëm, për Luan Ramën, kryetarin e grupit tonë par-

lamentar, për të gjithë deputetët tanë ndër vite, për të gjitha forumet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, sepse LSIja nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë një njeri. Është një institucio­n demokratik në të gjithë Shqipërinë. Tani kam dy falënderim­e shumë të veçanta për dy gjëra shumë të shtrenjta, pa të cilat unë kurrë nuk do të isha ky që jam: falënderim­i i parë për popullin e Skraparit. Pa besnikërin­ë e jashtëzako­nshme të atyre njerëzve, unë sot do të isha një kujtim për të gjithë ata që më duan në politikën shqiptare. Të gjithë kolegët e mi, drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e mbajnë mend debatin e madh që kemi bërë kur dorëzuam listat e kandidatëv­e për deputetë në zgjedhjet e 2005- s, për mazhoritar dhe për proporcion­al. Unë nuk pranova që emri im të vendosej në listën proporcion­ale të LSIsë, pavarësish­t nga kundërshti­mi i të gjithë shokëve dhe bashkëpunë­torëve. Thashë: në listën e LSI- së do të vendosim profesorët e nderuar. Ilir Meta do të kandidojë në Skrapar, në mazhoritar, e në rast se unë nuk fitoj do të thotë që unë nuk e meritoj më të jem në politikë. Dhe populli i Skraparit refuzoi presionin e jashtëzako­nshëm të pushtetit dhe të qeverisë së asaj kohe për të nxjerrë Ilir Metën nga politika. Por unë nuk e dua Skraparin thjesht dhe për kaq. Po jua them këtë gjë dhe mbajeni mend mirë: e dua sepse besnikëria e pakufishme e tyre ndaj meje më ka kalitur mua besni-

Kryemadhi ishte dje tejet e emocionuar, ndërsa Konventa e votoi unanimisht për zv. kryetare të parë të LSIsë. Gjatë fjalës së saj në Konventën e LSI- së, deputetja u shpreh: "I uroj suksese Metës në detyrën e re! Ka nga ata që thonë se unë do jem sipas protokolli­t zonja e parë. Ju them se unë jam e nderuar në ceremonial, por unë ndihem e nderuar që jam zonja e Ilir Metës. Unë jam zonjë vite më parë kur nisëm rrugëtimin politik. Asnjë ceremonial nuk i përcakton kufijtë e të qenit një grua e parë. Ndaj

kërinë e pakufishme ndaj shokëve, ndaj miqve dhe mbi të gjitha ndaj Shqipërisë. Një falënderim i veçantë natyrisht që i takon Monës. Edhe pse vajza jonë më e madhe është sot më e madhe se ç'ishte Mona kur e takova unë për herë të parë, në nëntor të vitit 1991 në zyrën e Musa Ulqinit te selia e Partisë Socialiste, dua t'ju siguroj që Mona ka ngelur ajo që unë kam takuar atë ditë. Edhe falënderoj, se këtu unë nuk shoh vetëm "një Monë", unë shoh shumë "Mona". E falënderoj për kujdesin e jashtëzako­nshëm, për mbështetje­n e jashtëzako­nshme që ajo u ka dhënë vajzave tona të reja, u ka dhënë grave për të marrë pjesë në politikë, duke i mbrojtur, duke i frymëzuar dhe duke qenë gjithmonë në krah të tyre. Dhe tani më duhet t'ju them se duhet të falënderoj bashkëkrye­tarin e Lëvizjes So- këtë titull, të qenit bashkëshor­tja e Ilir Metës, e ndaj me gratë që janë zonja të para në shtëpitë e tyre dhe në shtëpinë tonë. Asnjë titull nuk të bën zonjë, por përkushtim­i që ke ndaj familjes dhe vendit". Kryemadhi ka folur me ironi për përpjekjen e Ramës dhe Bashës për të gjetur konsensus për krizën politike. "Çfarë mund të presësh nga këta që pas 70 e kusur ditëve krizë, ulen dhe dalin pa një zgjidhje?" - tha Kryemadhi. Ajo u shpreh para anëtarëve të LSI- së se "rëndësi ka të mbetemi me këmbë në tokë".

cialiste për Integrim në 15 vjet, Petrit Vasilin. Titi, siç e thërrasim ne të gjithë atë, është një njeri i jashtëzako­nshëm dhe ju e njihni. Për mua nuk ka qenë zëvendëskr­yetar, por ka qenë bashkëkrye­tar, sepse në 15 vjet jeta ime dhe jeta e Titit ka qenë vetëm LSI- ja. Jam i bindur që ai do të jetë një kryetar i shkëlqyer i Lëvizjes Socialiste për Integrim, që do të dijë t'i mbajë gjithmonë të gjithë të bashkuar dhe të motivuar, ashtu sikurse dua t'ju them që ky njeri më ka bërë përshtypje që kur e kam takuar për herë të parë në fund të vitit 1991. Më bënte përshtypje, sepse atëherë të kritikoje Partinë Demokratik­e, apo të kritikoje Doktorin e sotëm, që unë vazhdoj ta kem pikë të dobët, ishte herezi, sepse mund të konfliktoh­eshe me këdo në rrugë, sepse i tillë ishte fillimi i demokracis­ë në Shqipëri. Mua më bënte përshtypje se si një i ri, një intelektua­l i shkolluar në Perëndim, nuk rendte drejt Partisë Demokratik­e ashtu siç rendnin shumë të tjerë drejt pushtetit, por ishte aq kritik dhe mosbesues dhe i shpaloste gjithnjë hapur mendimet dhe kritikat e tij. E dua Petritin, sepse Petriti nuk është nga ata që rendin pas pushtetit, por është nga ata që luftojnë dhe sakrifikoj­në për bindjet. Ndaj besoj se me Petrit Vasilin, Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë atë rezultat që unë e kam ëndërruar prej kohësh dhe që secili prej jush e ëndërron. Unë kam besuar dhe sot besoj akoma më shumë tek fëmijët e familjeve të thjeshta shqiptare, që duan një shans për të shpalosur aftësitë e tyre, talentin e tyre, për të ndryshuar veten e tyre, familjet e tyre, shoqërinë tonë në atdheun tonë për ta bërë atë më frymëzues për të gjithë. Unë besoj se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Lëvizja Rinore për Integrim do të dinë t'u japin shansin të gjithë fëmijëve të familjeve të thjeshta shqiptare, që e duan atdheun, por duan edhe mundësinë për të patur besim që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë këtu: në vendin më të bukur në botë. Ndaj, kam kënaqësinë t'i uroj LRI- së sa më shumë deputetë në Kuvendin e ardhshëm për të luftuar për të rinjtë shqiptarë, për një arsim më cilësor, për vende pune më të mirëpaguar­a siç luftoi Kejdi Mehmetaj dhe Silva Caka gjatë këtyre katër vjetëve.

Suksese në këtë Konventë! Jam i bindur se ju do ta mbështesni kryetarin tuaj të ardhshëm Petrit Vasilin dy herë më shumë: një herë për LSI- në, një herë për Ilir Metën.

"LSI- ja lindi si një sfidë ndaj arrogancës qeverisëse të kohës. LSI- ja lindi edhe si një sfidë, jo thjesht e Ilir Metës dhe e nismëtarëv­e të saj, por e të gjithë shqiptarëv­e ndaj një regjimi dypartiak për 15 vite në Shqipëri."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania