Gazeta Shqiptare

Rama: Më shumë vota se në 2013, por të garantojmë standardet

Kryeminist­ri jep porositë për kandidatët dhe drejtuesit në qarqe

-

Kryeminist­ri

i Shqipërisë, Edi Rama mblodhi dje, në një takim me dyer të mbyllura, të 161 kandidatët për deputetë, kryetarët e bashkive në të gjithë vendin si dhe drejtuesit politikë të qarqeve së bashku me deputetët aktualë. Në këtë takim u paraqit strategjia elektorale e PS- së, së bashku me pretendime­t për rezultatet në çdo zonë të caktuar. Në fjalën e tij, kryeminist­ri mësohet të ketë thënë se rëndësi ka garantimi i standardev­e të zgjedhjeve, në mënyrë që të mos ketë pretendime për manipulim pas tyre. "Vjen apo nuk vjen PD- ja, ne duhet të krijojmë standardet dhe të jemi njëlloj të motivuar", - mësohet të jetë shprehur Rama në fjalën e tij. Sa u takon aleatëve, Rama mësohet të ketë thënë se "aleatët kanë punën e tyre, ne tonën". Njëherësh kreu i PS- së kërkoi nga të vetët që gjatë fushatës të kenë mesazhe të unifikuara, ndërkohë që duhet të bëjnë kujdes me zgjedhjen e komisioner­ëve. "Komisioner­ët duhet të jenë njerëz të besueshëm", - mësohet të jetë shprehur Rama. "Rezultati duhet të jetë më i lartë se në 2013- ën, por nuk duam vota që nuk janë tonat", - ka thënë kreu i PS- së, i cili ka orientuar që kandidatët dhe të deleguarit të sqarojnë në popull reformat, që nga ato që janë bërë mirë, e deri tek ato që nuk janë mundur të realizohen. Një fokus të veçantë ka kërkuar të ketë shpjegimi i reformës në drejtësi. Ashtu si nga Rama, edhe nga kreu i grupit Gramoz Ruçi është theksuar se në negociata nuk është folur për shtyrje të datës së zgjedhjeve. Nga ana tjetër, 12 drejtuesit politikë të kryesisë në qarqe kanë paraqitur objektivat për numrin e mandateve që duhen fituar në zgjedhje.

 ??  ?? Gjatë takimit të djeshëm të socialistë­ve
Gjatë takimit të djeshëm të socialistë­ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania