Gazeta Shqiptare

Banka e Shqipërisë mban normën bazë në 1.25%

-

afatin e shkurtër, situata e tensionuar politike në vend mund të ndikojë në rritjen e pasigurisë dhe shtyrjen në kohë të investimev­e dhe të konsumit. Në afatin e mesëm rreziqet janë të lidhura kryesisht me pasiguritë në mjedisin e huaj dhe me shpejtësin­ë e rikuperimi­t të kredisë. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vlerësuar në mbledhjen e fundit se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatsh­ëm dhe vendosi të mbajë të pandryshua­r normën bazë të interesit, në nivelin 1.25%. Gjithashtu, këshilli vendosi të mbajë të pandryshua­r normat e interesit të depozitës dhe të kredisë njëditore, respektivi­sht në nivelet 0.25 dhe 2.25%. Në daljen për shtyp, guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha: "Informacio­ni i ri i analizuar në raportin tremujor të radhës ka rezultuar përgjithës­isht në linjë me pritjet tona. Të dhënat e reja ekonomike dhe financiare tregojnë një përshpejti­m të rritjes ekonomike dhe përmirësim të balancave kryesore makroekono­mike gjatë fundit të vitit 2016 dhe fillimit të vitit 2017. Në veçanti, inflacioni dhe pritjet për inflacioni­n kanë ardhur në rritje gjatë kësaj periudhe". Sejko tha se analiza e informacio­nit të disponuar evidenton rolin pozitiv që ka pasur politika jonë monetare. Kushtet monetare stimuluese kanë favorizuar rritjen e kreditimit dhe uljen e kostos së shërbimit të borxhit. Në këtë mënyrë, ato kanë mbështetur gjallërimi­n e konsumit dhe të investimev­e private, si dhe kanë krijuar parakushte­t e nevojshme për kthimin e inflacioni­t në objektiv. Përditësim­i i parashikim­eve afatmesme sugjeron se ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet dhe se inflacioni do të kthehet në objektiv brenda vitit 2018.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania