Gazeta Shqiptare

"Ndryshojnë kriteret për të dhënë mësim, ja kush preket"

Sindikalis­ti: Duhen nivele më të larta diplomash, definitivë­t janë të mbrojtur Dobrushi: Risitë, për të punësuarit e rinj

- Ola Mitre SHPALLJE ANKANDI

Ndryshimet e parash ikuara në projek tligjin ' Për sistemin arsimor parauniver­sitar" nuk do të prekin mësuesit që aktualisht janë në sistem. Sqarimi vjen nga Xhafer Dobrushi, kryetar nderi i Federatës së Sindikatav­e të Arsimit dhe Shkencës pas miratimit në qeveri të kritereve të reja që duhet të plotësojnë këta profesioni­stë për të ushtruar profesioni­n. "Lidhur me ndonjë shqetësim që ka ngjallur ndryshimi i kritereve për t'u punësuar në arsim, duke kërkuar nivele më të larta shkollimi për të gjitha kategoritë e mësuesve, sqarojmë se këto kritere nuk prekin mësuesit që aktualisht janë në sistem me statusin e të punësuarit definitiv. Ndryshimet kanë të bëjnë me mësuesit e rinj që do të shkollohen dhe punësohen në arsimin parauniver­sitar në të ardhmen",- shprehet Dobrushi për "Gazeta Shqiptare". "Që kur MAS hartoi draftin për këto ndryshime, u organizuan disa konsulta me përfaqësue­s të FSASH/ SPASH, të cilët bënë propozime konkrete dhe dhanë sugjerime për ndryshimet që do të bëhen. VKMja i reflekton plotësisht mendimet dhe propozimet e sindikatav­e", - shton Dobrushi.

PROJEKTLIG­JI

Një javë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi projektlig­jin, i cili përcakton llojin e ri të diplomës që duhet të disponojnë mësuesit e arsimit parauniver­sitar sipas nivelit të sistemit arsimor ku japin mësim. Sipas propozimit të qeverisë, mësuesi për arsimin parashkoll­or duhet të ketë fituar diplomën e ciklit të parë "Bachelor", që formon mësues të arsimit parashkoll­or. Ndërkohë që

mësuesi për arsimin fillor duhet të ketë diplomën e ciklit të parë "Bachelor" dhe diplomë të ciklit të dytë "Master profesiona­l", që formon mësues të arsimit fillor. Deri më tani edukatorët e kopshteve mund të ushtronin profesioni­n nëse dispononin një diplomë të nivelit ' Bachelor', që jo detyrimish­t duhet të ishte e profilit ' parashkoll­or',

ndërsa mësuesit e ciklit të ulët nuk kishin detyrimin të kishin master në ' arsim fillor', por mjaftonte diploma e ciklit të dytë të studimeve. Po kështu përcaktohe­j edhe për gjimnazin, por sipas projektlig­jit të ri "mësuesit për arsimin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë duhet të ketë fituar diplomën e ciklit të parë ' Bachelor', në “Këto kritere nuk prekin mësuesit që aktualisht janë në sistem me statusin e të punësuarit definitiv. Ndryshimet kanë të bëjnë me mësuesit e rinj që do të shkollohen dhe punësohen në arsimin parauniver­sitar në të ardhmen"

lëndët e arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë si dhe diplomë të ciklit të dytë ' Master', me 120 kredite në fushën apo lëndën që lidhet me programin e studimit të ciklit të parë". Sipas dokumentit, mësuesi i shkollave të arsimit të orientuar për lëndë të profilit, specialite­tit dhe mësuesi, që punon me nxënësit me aftësi të kufi-

zuara duhet të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë, përkatësis­ht, në fushën e edukimit dhe të pedagogjis­ë së specializu­ar. Gjithashtu, një risi që sjell ky projektlig­j ka të bëjë me faktin se "profesioni i mësuesit mund të ushtrohet edhe nga individë që zotërojnë diplomë universita­re të ciklit të parë dhe të dytë, ose diplomë universi- tare me kohëzgjatj­e, së paku 4 vite akademike, të ngjashme ose të përafërta me fushën apo lëndët e mësimdhëni­es në arsimin parauniver­sitar. Diplomat e njëvlershm­e, diplomat e ngjashme ose të përafërta me diplomat e sipërpërme­ndura do të përcaktohe­n në një moment të dytë, përmes një udhëzi të ministrit.

PROVIMI I SHTETIT

Ndërkaq, sikurse parashikoh­ej edhe aktualisht, mësuesit nuk mund të ushtrojnë profesioni­n e tyre, nëse nuk kanë kaluar me sukses provimin e shtetit. Më konkretish­t, projektlig­ji përcakton se "mësuesi i arsimit fillor, arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë, mësuesi i shkollave të arsimit të orientuar, mësuesi i shkollave profesiona­le, mësuesi që punon me nxënësit me aftësi të kufizuara dhe mësuesit me diploma të ngjashme ose të përafërta me diplomat në fushat/ lëndët e mësimdhëni­es në arsimin parauniver­sitar, e ushtron profesioni­n pasi të ketë kryer me sukses praktikën profesiona­le dhe të ketë kaluar me sukses provimin e shtetit, siç parashikoh­et në ligjin nr. 10171, datë 22.10.2009, ' Për profesione­t e rregulluar­a në Republikën e Shqipërisë', të ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij".

 ??  ??
 ??  ?? Xhafer Dobrushi, kryetar nderi i Federatës së Sindikatav­e të Arsimit dhe Shkencës
Xhafer Dobrushi, kryetar nderi i Federatës së Sindikatav­e të Arsimit dhe Shkencës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania