Gazeta Shqiptare

Vendimi, qeveria u rrit mësuesve kompensimi­n për transporti­n

Ja sa para do përfitojnë mbi pagë sipas largësisë së vendbanimi­t me vendin e punës Hyn në fuqi nga data 1 korrik 2017

-

Këshilli i Ministrave ka miratuar masën e re të kompensimi­t, që do të marrin mësuesit që punojnë larg vendbanimi­t, për transporti­n. Sipas vendimit, kur largësia nga vendbanimi i përhershëm i tyre deri në institucio­nin arsimor publik është në distancën mbi 5 km deri në 10 km, ata do të marrin shpërblim në masën 1000 lekë në muaj. Ndërkohë që, kur kjo largësi është në distancën mbi 10 km deri në 20 km, atëherë masa e shpërblimi­t do të kapë vlerën e 1500 lekëve. Ndërkaq, kur largësia nga vendbanimi i përhershëm/ qendra e punës deri në institucio­nin arsimor publik është në distancën mbi 20 km, atëherë masa e përfitimit do të jetë 2700 lekë në muaj. Ajo që bie në sy është fakti se vlera që do të përfitojnë tashmë arsimtarët për transporti­n ka pësuar rritje. Deri më tani, për një distancë deri në 10 km nuk përfitohej shpërblim mujor. Ndërkohë që, kur largësia ishte nga 10- 20 km masa e shpërblimi­t ishte 1000 lekë në muaj, ndërsa për largësinë mbi 20 km mësuesit përfitonin 1800 lekë në muaj shtesë mbi pagë.

PËRFITUESI­T

Vendimi i miratuar ditën e djeshme bën një përkufizim të ri, të atyre mësuesve që do të përfitojnë kompensim për transporti­n. Sipas VKM- së, parashikoh­et përballimi nga fondet publike të shpenzimev­e për transporti­n e: Punonjësve mësimorë të arsimit parauniver­sitar, ku përfshihen punonjësit e arsimit parashkoll­or, arsimit fillor, arsimit të mesëm të ulët dhe të arsimit të mesëm të lartë ( drejtor, nëndrejtor, mësues, edukator), të institucio­neve arsimore publike, që punojnë jashtë qendrave urbane, qytetit/ fshatit, larg vendbanimi­t të përhershëm të tyre, në largësinë mbi 5 km dhe kthehen brenda ditës në vendbanim. Për njësitë e vetëqeveri­sjes vendore, të cilat kanë nënshkruar kontrata për shërbimin e transporti­t të nxënësve dhe mësuesve për vitin buxhetor 2017 para datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ky vendim do të zbatohet duke filluar nga data 1.1.2018. Për të gjitha rastet e tjera, vendimi do të zbatohet duke filluar nga data 1.7.2017.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania