Gazeta Shqiptare

Vrau me levë në kokë nusen e djalit, arrestohet 75- vjeçari nga Kurbini

"Vera më ka dhunuar edhe herë të tjera, nuk e kam denoncuar nga turpi" Ndoc Tota: E godita për vetëmbrojt­je, tentoi të më rrihte

-

Krimi brenda familjes ka tronditur banorët e fshatit Zhejë të rrethit të Kurbinit. Një 41vjeçare është vrarë me levë pas koke nga vjehrri i saj 75vjeçar, pas një sherri banal. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se ngjarja e rëndë ku humbi jetën Vera Tota, nënë e dy fëmijëve ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Mësohet se viktima u godit për vdekje në oborrin e banesës nga Ndoc Tota. Sipas hetuesve të çështjes, kanë qenë fqinjë të viktimës që kanë sinjalizua­r për krimin. Menjëherë pas njoftimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në pranga agresorin, që akuzohet për veprën penale "Vrasje me dashje". "Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar i vrasjes së 41- vjeçares është vjehrri i saj, Ndoc Tota, i cili pas ngjarjes është larguar nga banesa, por falë veprimeve të shpejta hetimore u bë e mundur kapja e tij", thuhej në njoftimin e policisë së Kurbinit. Agresori është dërguar në komisariat­in e Laçit, ku edhe është marrë në pyetje. Burimet e mësipërme pohuan se i moshuari ka deklaruar se ai e ka goditur nusen e të birit, pasi kjo e fundit kishte tentuar ta rrihte dhe se gjithçka e ka bërë për vetëmbrojt­je.

VRASJA

Rreth orës 05: 30, kryefamilj­ari Ndoc Tota ka debatuar ashpër me nusen e djalit të tij, Vera Totën. Mësohet se sherri vjehërr- nuse ka vijuar me fyerje të ndërsjella dhe më pas ka degjenerua­r deri në vrasje. Mësohet se i moshuari e ka goditur 41vjeçaren me levë, duke e lënë të vdekur në vend. Sipas bluve, në momentin që ka ndodhur ngjarja, dy fëmijët e viktimës, përkatësis­ht 10 dhe 16 vjeç kanë qenë në gjumë. Ndërkohë që bashkëshor­ti i Vera Totës nuk ishte në banesë, pasi punonte si polic privat gjatë natës. Kanë qenë fqinjët e familjes Tota, të cilët kanë parë në oborr trupin e pajetë të nënës së dy fëmijëve. Të tronditur, ata kanë njoftuar policinë, e cila ka vënë në pranga 75vjeçarin. Ndërkaq, banorë të fshatit Zhejë kanë pohuar se i moshuari njihej njeri i urtë dhe pa probleme. Ata janë shprehur se janë tronditur nga kjo ngjarje e rëndë.

DËSHMIA E VRASËSIT

"Po, unë e kam vrarë nusen e djalit. E godita me levë Verën, pasi teksa po grindeshim, ajo tentoi të më rrihte. Nusja e tim biri më ka rrahur edhe dy raste të tjera, por për hir të fëmijëve dhe turpit të opinionit nuk e kam denoncuar, por e kam mbyllur bren- "Vera ka tentuar të rrahë bashkëshor­tin tim dhe nuk ishte hera e parë që e bënte një gjë të tillë. Në atë moment burri im është përpjekur të vetëmbrohe­t. Për të mos u turpëruar, ai ka marrë një levë dhe e ka goditur direkt nusen, pa e menduar se mund t'i shkaktonte vdekjen. Ndërsa dy fëmijët e djalit ishin në gjumë dhe nuk e kanë parë skenën e krimit", është shprehur gruaja e autorit të krimit.

da shtëpisë këtë marre", është shprehur gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e policisë, Ndoc Tota. Gjithashtu, ai ka pohuar se "nusja ishte shumë e dhunshme ndaj tij, në momentin që djali ikte në punë. Edhe sot ( dje) në mëngjes, ajo tentoi të më rrihte. Nuk mund ta duroja më dhunën e saj dhe as turpin, pasi ajo nuk pyeste as bashkëshor­ten time dhe duke përfituar nga mosha na rrihte. Nuk doja ta vrisja, por të mbrohesha. Më vjen keq që ka vdekur për të vetmen gjë se ka dy fëmijë të vegjël. Por tashmë, kjo gjë ndodhi. Po e përsëris jam përpjekur të vetëmbrohe­m". Pak minuta pas arrestimit në flagrancë të Ndoc Totës, policia e Kurbinit ka shoqëruar edhe bashkëshor­ten e autorit të krimit. Sipas policisë, bashkëshor­tja e 75- vjeçarit ka thënë se "Vera ka tentuar të rrahë bashkëshor­tin tim dhe nuk ishte hera e parë që e kryente një gjë të tillë. Në atë moment burri im është përpjekur të vetëmbrohe­t. Për të mos u turpëruar, ai ka marrë një levë dhe e ka goditur direkt nusen pa e menduar se mund t'i shkaktonte vdekjen. Ndërsa, dy fëmijët e djalit ishin në gjumë dhe nuk e kanë parë skenën e krimit", është shprehur gruaja e autorit të krimit. Ndërsa, bashkëshor­ti i viktimës është kthyer menjëherë nga puna, pasi është lajmëruar nga nëna e tij për krimin e ndodhur në familje. Ai ka qenë i pranishëm edhe në momentin ku policia po kryente këqyrjen e vendit të ngjarjes. Sipas bluve, në momentin që ka ndodhur ngjarja, dy fëmijët e viktimës, përkatësis­ht 10 dhe 16 vjeç, kanë qenë në gjumë. Ndërkohë që bashkëshor­ti i Vera Totës nuk ishte në banesë, pasi punonte si polic privat gjatë natës. Kanë qenë fqinjët e familjes Tota, të cilët kanë parë në oborr trupin e pajetë të nënës së dy fëmijëve. Të tronditur, ata kanë njoftuar policinë.

 ??  ?? Viktima, Vera Tota
Viktima, Vera Tota
 ??  ?? Shtëpia e familjes Tota
Shtëpia e familjes Tota

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania