Gazeta Shqiptare

Trashëgimt­arët e ish- të përndjekur­ve, 1 mijë përfituesi­t e dëmshpërbl­imit

Ministria e Financave publikon listën me dokumentet që duhet të plotësojnë përfituesi­t Kategoria dytësore, kësti i dytë, shpjegimet për çdo dosje

-

Trashëgimt­arët e ish- të dënuarve politikë që kanë marrë vetëm një këst të dëmshpërbl­imit duhet që brenda tre muajve të dorëzojnë në Ministrinë e Financave dokumentac­ionin për plotësimin e dosjes me qëllim që të marrin dëmshpërbl­imin. Janë rreth 1 mijë përfitues të kategorisë joparësore, fëmijë ose nipër të ishtë dënuarve politikë, që kanë mungesa në dokumentac­ion. "Gazeta Shqiptare" publikon të plotë listën e Ministrisë së Financave së bashku me problemati­kën për çdo dosje. Në listë janë të pasqyruara, përveç gjeneralit­eteve, edhe dokumentet që mungojnë për çdo përfitues. Dokumenti që mungon në dosje dhe duhet dorëzuar brenda afateve është i shënuar me X, ndërsa dokumentet që janë konform ligjit me V. Për çdo dosje është shpjeguar edhe procedura që duhet të ndjekë përfituesi.

DOKUMENTET

Të gjithë trashëgimt­arët e ish- të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërbl­imit kthehet mbrapsht në bux- het duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshm­e. Kur kemi ndryshim të identiteti­t, emër/ mbiemër, apo në rastet kur në certifikat­ë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimi­së apo prokurës, kartës së identiteti­t dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikat­ën e lëshuar nga gjendja civile. Në raste se ka transkript­ime të gabuara gjatë kohës nga një certifikat­ë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikat­ës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutime­ve pa gjyq. "Në rastet e ekzekutime­ve kapitale pa gjyq, është i domosdoshë­m një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikat­ë negative e lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur, për arsye të njohura, në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuar­i është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikat­ë negative", thuhet në njoftimin që Ministria e Financave bën për të sqaruar trashëgimt­arët e ish- të dënuarve që nuk kanë marrë ende dëmshpërbl­imin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania