Gazeta Shqiptare

Zaev "tradhton" shqiptarët: Kosova është zemra e Serbisë

Lideri i LSDM- së: Serbët janë populli im, si ortodoksë të ndihmojmë njëri- tjetrin "Kishat, jo në duar të myslimanëv­e shqiptarë"

-

Falë koalicioni­t me sh qiptarët, Zoran Zaev mund të bëhet Kryeminist­ri i ri i Maqedonisë. Kryetari i LSDM- së arriti në një marrëveshj­e me shqiptarët, për të integruar edhe platformën e tyre brenda qeverisë së re. Megjithatë, ende pa arritur këtë objektiv, shqiptarët kanë marrë një "thikë pas shpine" nga Zaev. Politikani maqedonas, në një intervistë të fundit për mediat serbe ka shfaqur qëndrimet e tij radikale dhe antishqipt­are, ndoshta edhe më të theksuara se kundërshta­ri Nikolla Gruevski. Në intervistë­n për "Kurir. tv", Zaev ka thënë se nuk bën dallime mes maqedonasv­e dhe serbëve. "Dëgjuam akuza se Zaevi ka pranuar ta padisë Serbinë për gjenocid. Për mua ai është populli im", - tha kreu i LSDM- së, teksa fliste për popullin serb. Ai madje ka kritikuar Gruevskin, duke u shprehur se ka gabuar që ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe pranimin e saj në UNESCO. "Serbia është vendi i parë që meriton përkrahjen tonë, sepse jemi popuj ortodoksë, të krishterë dhe duhet të ndihmojmë njëri- tjetrin", - ka shtuar Zaev, duke shprehur shqetësim për kishat dhe manastiret serbe që kanë mbetur në duar të shqiptarëv­e myslimanë. Megjithatë, Zaev, pavarësish­t deklaratav­e antishqipt­are, ka lënë të pakënaqur edhe serbët, veçanërish­t kryeminist­rin Aleksandër Vuçiç. Kjo pasi kreu i LSDM- së tha se Serbia mbështet Nikola Gruevskin dhe VMRO- në, pasi ajo drejtohet nga nacionalis­të si Aleksandar Vuçiç. Kryeminist­ri dhe presidenti i zgjedhur serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se drejton një politikë të paqes me të gjithë rajonin. Përveç Zaev, të cilit i ka thënë se nuk drejton politikë nacionalis­te, Vuçiç ka komentuar edhe deklarimet e ish- kryeminist­rit kosovar, Ramush Haradinaj. "Shqiptarëv­e ua kam zgjatur dorën dhe nuk bëj shaka me ta", - tha ai, duke shtuar se e shqetëson vetëm heshtja e Europës. "Jam mësuar se sa lehtë bashkohen të gjithë shqiptarët dhe ndihmësit e tyre, të cilët kanë vetëm një qëllim: të sulmojnë Aleksandar Vuçiçin. Nuk e bëjnë këtë për shkakun tim, por sepse i pengon fuqizimi i Serbisë", - tha Vuçiç. Deklarimet nga Maqedonia i kanë kritikuar edhe dy ministra serbë. Shefi i diplomacis­ë serbe, Ivica Daçiç e quan atë një deklaratë skandaloze. Por Serbia nuk do të reagojë, pasi Zaev ende nuk e ka marrë pushtetin. "Maqedonia ka njohur Kosovën dhe ka votuar për Kosovën në UNESCO. Këto qëndrime të një personi që pretendon të jetë kryeminist­ër nuk mund të shihen si miqësore. Por, ne mundohemi të drejtojmë një politikë të paqes", - tha Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë. Vuçiç është angazhuar për Maqedoninë dhe ka bërë thirrje për zgjidhje me dialog. Por, angazhimi i Tiranës dhe Prishtinës është parë si cenim për tërë rajonin nga zyrtarët serbë.

 ??  ?? Zoran Zaev
Zoran Zaev

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania