Gazeta Shqiptare

Hashim Thaçi: Shqipëria e madhe, fantazmë që po e përdor Beogradi

Presidenti i Kosovës: Serbët kanë manipuluar popullin

-

Projekti

i Shqipërisë së madhe, bashkimit të shqiptarëv­e në një shtet të vetëm ka frikësuar prej dekadash vendet e rajonit, e jo vetëm. Ky projekt, sipas Presidenti­t të Kosovës Hashim Thaçi, është më së shumti një "legjendë" që Beogradi po e përdor për të legjitimua­r synimin e tij për "Serbinë e Madhe", e njëkohësis­ht edhe për të frikësuar qytetarët. Në një intervistë, dhënë agjencisë së lajmeve "BETA", Thaçi flet për një fantazmë, të cilën Serbia e mban gjallë, sepse i shërben interesit të saj për të legjitimua­r synimet e veta nën hundën e BE- së dhe të komuniteti­t ndërko-

DEKLARATA

“Ne dëshirojmë forcimin e paqes dhe stabilitet­it, prandaj angazhohem­i për anëtarësim sa më të shpejtë në strukturat euroatlant­ike. Por edhe NATO, e veçanërish­t BE- ja, duhet të bëjnë ç'është e mundur për afrimin e rajonit.”

mbëtar. Në muajin prill, Presidenti i Kosovës reagoi pas deklaratës së Edi Ramës se mungesa e një perspektiv­e të anëtarësim­it europian do të ketë pasoja. "Nëse BE- ja e lë jashtë Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme", - tha Thaçi pak ditë më parë. I

pyetur tani nga gazetari i "BETA"- s mbi kundërpërg­jigjet që solli kjo deklaratë, Thaçi sqaron se thjesht ka përsëritur atë që është pohuar prej kohësh, që "mungesa e lidershipi­t dhe vizionit në Bruksel po u hap rrugë ideologjiv­e dhe ndikimeve të tjera në rajon, nacionaliz­mit, ekstremizm­it dhe radikalizm­it politik". "Në të njëjtën kohë, po lejon që në Ballkan të shtrijnë ndikimin e tyre shtete të tjera me axhenda krejt të kundërta. Ne dëshirojmë forcimin e paqes dhe stabilitet­it, prandaj angazhohem­i për anëtarësim sa më të shpejtë në strukturat euroatlant­ike. Por edhe NATO, e veçanërish­t BE- ja, duhet të bëjnë ç'është e mundur për afrimin e rajonit. Vetëm duke parë qartë në horizont perspektiv­ën europiane, do të mund t'u bëjmë ballë kërcënimev­e të ideologjiv­e të tjera", - u shpreh Thaçi. Më tej ai sqaron edhe dyshimet nëse vërtet ekziston projekti i Shqipërisë së mad- he, që "frikësoi" vendet fqinje, teksa shprehet: "Asnjëherë nuk e kam përmendur Shqipërinë e madhe në diskursin tim politik. Ajo është thjesht krijesë e Serbisë". Reagimet e Beogradit, Thaçi i përshkroi si përsëritje të historive të vjetra, me të cilat kanë manipuluar e frikësuar popullin për dekada të tëra, dhe si të njëjtat stereotipa e paragjykim­e me të cilat u ngrit në pushtet Milloshevi­çi.

 ??  ?? Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania