Gazeta Shqiptare

Lidershipi i konsumuar i PS- LSI- PD dhe dështimi i zgjedhjeve të lira

- Gaqo Apostoli

Kryeparlam­entari Meta, pasi deklaroi me shumicë se LSI nuk do të futej në zgjedhje pa pjesëmarrj­en e opozitës, sepse ishte për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si edhe për preferencë­n e tij për një president konsensual, u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë, pa pjesëmarrj­en e opozitës në zgjedhjen e tij. Sigurisht, mund të quhet president konsensual nëse e ka marrë bekimin e saj, qoftë edhe në mënyrë të fshehtë. Pranimin e këtij posti të lartë prej tij, Meta e argumentoi me faktin e ruajtjes së stabilitet­it në vend dhe ndoshta edhe në rajon. Gjithsesi, ai duhet të ndjejë thellë në ndërgjegje që ka shkelur Kushtetutë­n dhe ka thyer rregullore­n e Kuvendit, që ndonëse edhe e premtoi, nuk vuri në veprim mekanizmat parlamenta­re për shqyrtimin në komisione dhe në seancë plenare deri në votim, projektlig­jin për "Disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë". Mesa duket, përveç kontributi­t të tij të derisotëm në politikë, ky mund të jetë edhe një lloj shpërblimi konsensual, që i jepet atij edhe për bllokimin e këtij projektlig­ji, si nga PD dhe natyrisht edhe nga PS.

1. Lidershipi i konsumuar i establishm­entit të PS & LSI & PD

Terminolog­jia "Kauza për zgjedhje të lira dhe të ndershme", deri më sot është artikuluar deri në përdhosje më shumë nga ata që deri më sot i kanë deformuar frikshëm këto zgjedhje përmes manipulime­ve dhe grabitjeve të votave, për të mbajtur apo marrë me çdo kusht pushtetin qeverisës. Kryeminist­ri Rama, në fakt nuk e ka përdorur shumë këtë terminolog­ji, por ka konsumuar me shumë zell tog- fjalëshin "Reforma në Drejtësi" dhe duke dashur gjithmonë ta sofistikoj­ë gjuhën e tij politike, e ngatërroi pa/ me dashje reformën në drejtësi nëpër pafundësit­ë e yllësive qiellore, duke e konsiderua­r "vetingun" si Yllin Polar të të gjitha reformave. Si një politikan autokrat, bile më shumë se autokrat, ai e la tërësisht në errësirë reformën për zgjedhje të lira e të ndershme, e cila fatalisht është Ylli Polar në konstelaci­onin e tërë reformave, por që sundimtarë­t nuk e shohin, ose nuk duan ta pranojnë. Pa zgjedhje të lira e të ndershme, çdo institucio­n që ngrihet apo reformohet ka doza të larta falsiteti, edhe parlamenti, edhe qeveria, edhe drejtësia, edhe vetingu... Mjafton të shohësh kandidatët nëpër lista të çdo lloji që propozohen nga sundimtarë­t e partive apo të institucio­neve çfarëdo.

Kryeopozit­ari Basha, së fundi duke e anashkalua­r vetingun e famshëm dhe duke mos e pranuar thellë në ndërgjegje kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që shpallën 52 partitë parlamenta­re, të materializ­uar me projektlig­jin për "Disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë", "grabiti" kauzën e tyre së bashku edhe me porcionin e partive të djathta, duke e futur dhe varrosur këtë kauzë vitale të demokracis­ë në çadrën e Partisë Demokratik­e. Për kryeparlam­entarin Meta komenti u bë në fillim të këtij shkrimi.

2. Kauza për zgjedhje të lira dhe të ndershme dështoi

Tashmë askush në Shqipëri nuk vë në dyshim faktin që kauza për zgjedhje të lira, të ndershme dhe me standarde ka dështuar totalisht. Kjo kauzë e ndërmarrë mbi një vit e gjysmë më parë nga 52 parti parlamenta­re dhe jo parlamenta­re, të majta dhe të djathta) e shpallur më 12 shkurt 2016 para opinionit publik dhe adresuar për institucio­net ligjvënëse dhe politike shqiptare, si edhe për ambasadat kryesore të akredituar­a në Shqipëri, të SHBA, BE, OSBE etj., u paraqit në korrik 2016 në trajtë projektlig­ji në Kuvendin e Shqipërisë, si iniciativë ligjvënëse e deputetëve përfaqësue­s të grupimit të 52 partive politike. Për 10 muaj me radhë, kjo iniciativë ligjvënëse u bllokua në mënyrë antikushte­tuese nga kryetari i Parlamenti­t, i cili nuk vuri në lëvizje ko- misionet parlamenta­re përkatëse për shqyrtimin e projektlig­jit përkatës, amendament­et e të cilit, të përgatitur­a nga ekspertët politikë dhe juridikë të grupimit të 52 partive, reflektoni­n ndryshime të domosdoshm­e në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, të bazuara mbi rekomandim­et prioritare të raporteve të OSBE/ ODIHR. As Komisioni i Posaçëm Parlamenta­r për Reformën Zgjedhore "nuk guxoi" t'i prekte me dorë këto amendament­e, që "do ta çlironin Kodin Zgjedhor aktual" nga grabitja e votave dhe manipulimi i procesit zgjedhor, siç ndodh deri më sot. Ky komision famëkeq për mbi dy vjet që mori paratë në Parlament pati frikë nga reformimi i Kodit si djalli nga temjani.

3. Kriza e pushtetit në Shqipëri është e përgjithsh­me

Sot, edhe pas zgjedhjes së presidenti­t, në Shqipëri kriza e pushtetit është e gjithanshm­e dhe e përgjithsh­me. Ajo ka përfshirë pushtetin ekzekutiv/ qeverisjen, pushtetin legjislati­v/ parlamenti­n, pushtetin gjyqësor/ gjykatat, prokurorin­ë, hetuesinë, avokatinë… Kjo krizë ka karakter gjithëpërf­shirës politik, ekonomik, social dhe mjedisor. Ndërsa dimensioni human i kësaj krize është thellësish­t tragjikomi­k. Përgjegjës­ia për këtë krizë 21- vjeçare të gjithanshm­e dhe të përgjithsh­me në kohë dhe në hapësirë qëndron mbi establishm­entin trinomial PS & LSI & PD, i cili nuk ka arritur që gjatë tërë kësaj periudhe të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përkundraz­i, ka qenë ky establishm­ent që ka manipuluar në vazhdimësi procesin zgjedhor në tërë dimensione­t e tij, ligjor, administra­tiv, monitorues dhe sidomos në procesin final të tij, numërimin e votave, që më tepër i ngjan një

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania