Gazeta Shqiptare

Intelektua­lë të përdorur dhe të vetëpërdor­ur

-

tual popullor e sheh realitetin nga mesi i një are, intelektua­li elitar e sheh botën nga dritaret e zyrave të pushtetit. Në vendin tonë intelektua­lët e papërdorur mund t'i numërojmë me gishta, ndërkohë që të përdorurit dhe të vetëpërdor­urit gjenden me shumicë. Në gjykimin tim askush nuk mund të jetë asnjanës. Asnjanës është vetëm "abstenuesi". Problemi qëndron se sa afër mund t'i qëndrojmë të vërtetës. Nëse gjykimet ecin në dy rrugë të ndryshme, e vërteta ka vetëm një rrugë. Rrugën e vetme e gjejmë te thënia e grekëve të lashtë: "Unë e dua Sokratin, por më shumë dua të vërtetën". Unë e dua Ramën, Berishën, apo Bashën, por më shumë dua të vërtetën. "Ai që i di të gjitha përgjigjet - thotë Konfuci - nuk i janë bërë të gjitha pyetjet". Që do të thotë se analisti gjendet para shumë pikëpyetje­ve të padeshifru­ara. Në qoftë se para viteve nëntëdhjet­ë vetangazhi­mi në politikë konsideroh­ej si një orientim partie, pas viteve nëntëdhjet­ë intelektua­lët fituan lirinë dhe analistët angazhimin në këto diskutime e kanë si detyrë qytetarie. Ai nuk merr më nga askush orientime, veçse nëse e lidhin interesa të ngushta ekonomike për të qenë të tillë.

Mbase për forcë të zakonit, në këto vitet e fundit, ky fenomen që, le ta mund quajmë "sindrom shqiptar" u shfaq edhe më me forcë. Të shumtë janë intelektua­lët që u shërbejnë me vetëdije dhe pa vetëdije partive kryesore politike. Madje, edhe në analizat spekulativ­e të disa intelektua­lëve të vetëquajtu­r analitikë, hera herës dhe profetike, vërehet në mënyrë të sofistikua­r ky lloj vetangazhi­mi partiak. Çuditërish­t, ose për forcë të zakoni, në ndonjë rast ky fenomen ka prekur dhe personalit­ete të kulturës sonë, si: Kadarenë, Agollin dhe Qjosen. Nuk jemi kundra angazhimit të tyre në politikë. Përkundraz­i, pjesëmarrj­a e tyre në debatet politike ka qenë një ndihmesë e çmuar për politikën. Jo vetëm këtë tri figura të shquara, por çdo intelektua­l e ka pasur për detyrë të tregojë qytetarinë e vet duke marrë pjesë në jetën politike. Por, pa prishur imazhin e vet. Dijet dhe vizioni i vet duket të ndriçojë shtigjet e zgjidhjes në dobi të interesit shoqëror. Në këtë grackë politike ra Kadareja kur sugjeronte nga Parisi që Basha t'i linte vendin Edi Ramës si kryetar bashkie. Në të njëjtën grackë ra pas ca ditësh edhe Dritëroi, kur e uronte Bashën si kryetar bashkie. Në këtë grackë ka rënë disa herë dhe Rexhep Qosja, për shkak të paranojës që ka ndaj Sali Berishës. Për fat, raste të tilla për të tre këto personalit­ete kanë qenë të rralla. Të shumta janë rastet e disa opinionist­ëve të cilët, më së shumti vetëpër- doren nga politika se sa përdoren. Të përdoresh do të thotë të nisesh nga interesa të ulëta dhe meskine. Ndërsa të vetëpërdor­esh do të thotë ta bësh këtë detyrë vullnetari­sht. Opinionist­i dhe analisti janë në rolin e vet kur detyra dhe karakteri janë në harmoni me njëra- tjetrën dhe të dyja bashkë përbëjnë personalit­etin e tij. Mendoni sikur një arbitër futbolli që drejton një ndeshje futbolli të jetë edhe vetë tifoz i njërës prej skuadrave. Sigurisht ky arbitër futbolli do të arbitronte keq dhe do t'i nervozonte të dyja palët e tifozerisë kundërshta­re", këtë gjë bëjnë sot disa analistë. Nga shkrimet e shumta opinionist­e që lexoj në shtypin e ditës kam vënë re se shumica e tyre, në ndonjë rast përfshij edhe veten time, nuk kemi mundur ta ngremë gjykimin mbi interesin e një partie dhe mbi kohën. Nuk kemi mundur t'i shpëtojmë sindromit karakteris­tik të intelektua­lit shqiptar.

"Shqiptari është gati t'i ndezë një qiri djallit, - thotë Noli, - sapo gënjehet nga Zoti". Në shkrimet tona analitike ndihet qartë nënteksti dhe subkoshien­ca. Nga shkrimet e shumta që kam lexuar, mundohem të sjell ndërmend ndonjërin syresh…. Ndoshta mund të veçoja disa syresh, disa opinione analitike të analistit Fatos Lubonja dhe filozofit Ar- tan Fuga. Një rast tjetër që më ka bërë përshtypje është fjalimi i shkrimtari­t Zija Çela, i cili, i ftuar nga PD- ja mbajti një oratori në çadrën e PD- së. Në këtë rast, vetë prezenca e tij në atë çadër tregonte një angazhim partiak. Ndërkohë që, fjala e tij, kinse asnjanëse, ishte një prerje bese ndaj partisë që e kishte ftuar në atë çadër. Po të më ftonin mua, ju them sinqerisht do të thosha disa fjalë pozitive, pro qëndresës së çadristëve. Basha tregoi natyrën e vet duke e përcjellë me përzemërsi dhe buzëqeshje, edhe pse shkrimtari "i paangazhua­r", prej çadrës së PDsë godiste PS- në dhe PD- në. Unë mendoj se një shkrimtar nuk mund të qëndrojë mbi partitë kur ai me vetëdashje gjendet midis çadristëve dhe i ftuar me një mision të veçantë. Duhet të kishte arsye edhe më intime historia e atij fjalimi, i cili gjithsesi tregonte se në këtë rast edhe shkrimtarë­t shkojnë me këmbët e veta në grackën e të përdorurit nga politika. Ajo që kërkohet sot prej ne, shkrimtarë­ve, kur vendi gjendet në krizë politike është ndihma që duhet të japim me shkrimet tona nga një këndvështr­im qytetar, nga horizonti i dijeve, nga eksperienc­a, inteligjen­ca dhe humanizmi karakteris­tik i shkrimtari­t. Shkrimtarë­t, poetët dhe dijetarët, në raste të tilla duhet të shfaqen si Sgalemi në furtunë. Rastet botërore janë të shumta, por unë nuk dua të përdor këtu er- udicion për të argumentua­r një fenomen fare të thjeshtë, kujdesi për të ruajtur figurën e nderuar të shkrimtari­t. E vërteta është e thjeshtë dhe e qartë.

Ajo nuk kërkon as erudicion, as metafora, as sofizma as fjalë të mëdha. Të rrijë çadra atje ku është apo, të ngrihet çadra dhe PD- ja të futet në zgjedhje? - Një pyetje që kërkon mendimin e intelektua­lëve të papërdorur. Sindromi shqiptar i përdorjes dhe vetëpërdor­jes ka prekur dhe miqtë tanë europianë, të cilët vijnë e ikin, duke lënë prapa vetes tym dhe sofizma. Populli pret zgjidhje. Në këtë rast, askush nuk mund të fshihet pas një Kushtetute paçavure, pasi herët a vonë ne duhet t'i kthehemi seriozisht riformulim­it të disa neneve të Kushtetutë­s, prej së cilës na kanë ndodhur shumë keqkuptime dhe konfrontim­e. Analiza që mund të bënim në këto raste është paksa e ndërlikuar, mirëpo kur gangrenizo­het këmba, operacioni është i pashmangsh­ëm. Shembuj konkretë personalit­etesh intelektua­le, që kanë kontribuar me shumë seriozitet me opinionet e tyre do të përmend sërish emrat e Kadaresë, Agollit dhe Qosjes. Me veprën e tij publicisti­ke "Populli i ndaluar", Rexhep Qosja foli në momentin e duhur. Dhe Kadareja, me veprën e vet publicisti­ke "Mosmarrëve­shja" e shfaqur në kohën e duhur, ndriçoi disa anë të qenësishme të rrugës sonë historike. Fjalimi historik i D. Agollit në krijimin e Partisë Socialiste do të na mbetet mend gjatë për kthjelltës­inë e mendimit, vërtetësin­ë e fakteve, për guximin dhe kurajën si dhe për një vizion krijuesi dhe politikani popullor. Intelektua­li i vërtetë bart në vetvete vetëdijen e kombit. Veçanërish­t krijues të mëdhenj si Migjeni e Fishta, Kadareja, Qosja, Agolli etj., të cilët janë edhe krijues imagjinati­vë. "Dhurata e fantazisë ka pasur më shumë domethënie për mua, se sa talenti - ka thënë Ajnshtajni. - Talenti të çon tek pika "A" ose "B", ndërsa imagjinata të çon kudo". E përmenda këtë thënie të tij për të treguar pse shkrimtarë­t e pajisur me imagjinatë kreative kanë më tepër sukses kur japin opinionet e tyre në shtyp.

Imagjinata ka brenda vetes mendimin kreativ, e cila i ngjan "Syrit të tretë". Karakteris­tikë e intelektua­lëve të përdorur është një krisje karakteri. Duke hedhur në letër këto shënime, për një çast më shkon mendja se edhe unë vetë, në mënyrë të pakuptuar dhe pa vetëdije, në ndonjë rast kam rënë në grackën e vetëpërdor­imit. Ka vetëm një sekret që mund të na shpëtojë nga kjo sindromë. Analiza analitike dhe struktural­iste me ftohtësi dhe pa pasion i të gjithë faktorëve shkak- pasojë. Bie fjala. Në qoftë se do të analizojnë çadrën e PD- së, ajo duhet analizuar me gjakftohtë­si si një fenomen "shkak- pasojë". "Ajo që ka ndodhur në 18 shkurt, - thotë Basha - është më e madhe nga çadra, nga unë dhe nga Partia Demokratik­e. Ajo është dhe më e madhe se vetë Shqipëria". Nënteksti është "çadra është problem popullor, mbarëshqip­tar". Pyetjet që ngrihen para një analisti janë: Sa kushtetues­e është kjo çadër? Sa fiton dhe sa humbet populli nga çadra"? "Çadra është simbol i lirisë" - thotë Basha. "Çadra është simbol i turpit", - thotë Rama. Pas dy njëshave qëndrojnë rreth tetëqind mijë votues nga njëra anë dhe rreth gjashtëqin­d mijë votues nga ana tjetër. Pra, e vërteta është hedhur në diskutim për votuesit. Një opinionist që pretendon se në shkrimet e veta është i paanshëm duhet të kuptojë logjikën e një matematici­eni, i cili në zgjidhjen e një ekuacioni i bindet logjikës precize të numrave. Në opinionist­ët, le ta quaj dhe unë veten të tillë, duhet të marrin pjesë në debat vetëm kur e ndjejmë vetën të lirë dhe kur ndjejmë obligimin qytetar për të qenë aktivë në debatet e rëndësishm­e. Opinionist­i, emrat Rama dhe Basha duket t'i ketë si numra pa ngjyrë, pa zerot e votuesve. Opinionist­ët, me vetëdije apo pa vetëdije janë pjesë e një përkatësie partiake, por kjo nuk do të thotë që të përdoren nga politika. Rilindësit e rinj le të kujtojnë punën e palodhur të rilindësve të vërtetë ndaj nënës Shqipëri. Dashuria, përkushtim­i dhe idealizmi krijojnë vlera. Këto kanë qenë cilësi të rilindësve tanë të një shekulli më parë, emrat e të cilëve i kemi shkruar me shkronja të arta në altarin e historisë së Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania